Ahmet Zogu:”Cili politikan më ngjan tani?”

Intervista - - AKTUALITET -

Teksa kaloja afër zonës së ish Stacionit të Trenit, dëgjoj një zë; O Kaso! Kaso bre! Këtu shiqo or taj!”. Hedh sytë lart dhe pashë që ai që po më thërriste ishte statuja e ish Mbretit Ahmet Zogu

- A ç’je ti Kaso! S’më përshendet, se s’kam pushtet.

-Jo të betohem zoti Ahmet që s’e kisha mendjen. Pastaj aq lart sa e keni kokën ju, unë po të ngre kokën time më këputet fare. Urime njëherë për martesën e nipit tuaj që bëhet nesër, e u trashëgoftë.

- Faleminers shumë Kaso! I kam marrë të gjitha masat vetë me kenë gjithçka perfekte. Edhe diçka shumë të rëndësishme; Mos më thërrit “Zog” se më kujtohet ajo shprehja e popullit tonë: “Ky është zog ashtuje”. Më thërrit në emër, Ahmbret?!

-Ju e keni emrin Ahmet, apo Ahmbret?

-Tamam, tamam unë e kam pasur emrin Ahmbret. Mirëpo kur linda unë, autoritetet osmane nuk donin të ma regjistronin emrin, Ahmbret. Ne e kemi një mbret në Stamboll, thoshin ata. E mbaj mend si sot. Sa sherr kam bërë me ata të regjistrimit. Unë e kam emrin Ahmbret, se kur të rritem do bëhem mbret, ju thosha.

-Më falni zoti Ahmbret, por ju sapo ki - nit!?

-O Kaso, do më besosh mua ti, apo jo? Ka akoma që besojnë që unë jam pasardhës i Skënderbeut, ndërsa ti s’beson kaq gjë të vogël

- Ja këtu më keni kapur keq, zoti Ahmbret. Thatë që keni marrë masat për dasmën e nipit. Si mund ta bëni këtë gjë. Ju jeni “në atë dynja”.

-E, mre, Kaso! Ke të drejtë në fakt. Nga kjo dynja që jam unë, s’merren masat. Unë i mora masat kur isha në atë dynja që je ti tani. -E si i morët? -Me arka i mora, si t’i merrja. Xhepat i kisha të vegjël dhe s’i merrja dot në to.

-Po më bëni lëmsh, zoti Ahm

-Or Kaso, ti fol për masat. Unë po bën dasëm të madhe nipi. A më kupton nji tash?

-Ju kuptoj zoti Ahmbret. Lum si ju që keni qënë Mbret…!

-Këtu po bëjnë dasëm të mëdha fëmijët e kryetarëve të komunave, jo më mos t’i bëja unë nipit, Kaso.

-Të drejtë keni zoti Ahmbret. Prapë, lum si ju që keni qënë Mbret.

-Eeee, kam qënë Kaso, kam qënë, por nuk thuhet si ke qënë. Mos rënsh nga kolltuku, se s’ta fërshëllen më njeri. Ç’nuk bënë skrapallinjtë psh, që të bëhesha mbret. Më dërguan letër. Aman,- më thoshin,- ti je shpëtimi i vendit. Bëhu Mbret!” U bëra unë. Sa rashë unë nga froni, vajtën u bënë me Enverin. Sa iku Enveri, u bënë me Ilirin.

-Juve o zoti Ahmbret ja u futi edhe Enveri që i dhatë bursë jashtë, jo më skrapallinjtë…

- Le mos ma kujto! E çova edhe në Francë, kopukun. Hajduti…!

-Ka qënë hajdut Enveri? Po ky është një lajm i thënë ekskluzivisht për mua. Unë në fakt kisha dëgjuar ca llafe që vodhi fondet kur e çuat sekretar konsullate në Bruksel.

-Nuk dua të prononcohem rreth parave, se pastaj thonë që kam vjedhur edhe unë. Thashë që është hajdut, sepse më vidhte idetë. Ja, për shembull, atë thënien që gjasme e ka thënë Enveri, « Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”, e ka marrë nga unë frymëzimin.

-Më falni zoti Ahmbret! E di që kam mbetur aguridhe dhe s’para kuptoj… Po ajo thënie është e Enverit, jo juaja.

-Eeeee, ashtu mendojnë shumë të tjerë. Po ai ma vodhi mua. Unë kur isha Mbret mbaja shpatë. Nga kjo i lindi ideja të thoshte atë shprehje.

- Meqë më kujtuat shpatën që ndan gjërat, zoti Ahmbret : U nda Blushi nga Rama.

2 -Po, po e di. Ndahen, bashkohen. Këtë punë ka politika. Ehu, sa herë jam ndarë unë.

-Cili politikan ju ngjan më shumë, zoti Ahmbret?

-Tosi që thua ti,2 Kaso, më ngjan se e ngordh fare bixhozin. Me të kam frikë të luaj edhe unë që kam qënë mjeshtër pokeri. Madje ma kalon. Nga mos të ma kalojë. Ai mbeti gjithë kohën në Vienë. Atje e perfeksionon. Unë rrallë vija. Ama, Kaso kur vija, i luaja buxhenë. -Thuhet « I luaja fenë » , zoti Ahmbret. - Me fenë mos më ngatërro, Kaso. Thashë, « I luaja buxhenë”, domethënë buxhetin se lekët nga buxheti i shtetit i merrja unë. Q’kështu or taj. Rama më ngjan, se ta bën pazarin në vend… -Si në vend, zoti Ahmbret? -Si unë pra. Unë kur bëja pazar me ita -ju thosha. Se e dija që s’do rrija përherë në pushtet, megjithëse vdisja për të. Për këtë më ngjan Berisha. - Për kë ju ngjan zoti Berisha? - Për këtë, pra. Që vdes të rrijë në pushtet. Tani më jep leje Kaso, se do largohem se do shkojë një xhiro andej nga sheshi « Avni Rustemi »? -Do hani ndonjë qofte besoj? -S’jam katandisur akoma të ha qofte unë, Kaso. As unë dhe as 10 brezat pas meje. Mendova kur isha në karrige. Thjesht do shkoj andej nga ai shesh, të takoj Avniun. -Avniun! Jeni pajtuar me të? -Unë pajtuar kam qënë që kur e çova në atë dynja. Avniun e kam mik për kokë. Ai më mban pak mëri akoma. Dhe i them përherë « Avni, shyqyr bre burr’, që të vrava unë, se do të të kishte vra Enveri, ene as vorr dhe asnjë bust s’do kishe ». -Po Avniu ç’të thotë? -Shumë faleminderit më thotë, që më vrave. Se po mos të më kishe vrarë, s’do të të bënin bust shqiptarët…

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.