Si përshëndeten njerëzit nëpër botë?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Të puthësh dikë kur e takon, apo jo? Nuk është vetëm ky problem, por edhe si ta puthësh, sepse traditat ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Shihni se çfarë duhet të bëni dhe si ta bëni (në varësi të rrethanave).

- Puthja e njohur e eskimezëve. Thjesht banorët e Arktikut prekin majën e hundës së njëri-tjetrit, për të treguar familjaritet. Bëhet fjalë për një traditë që ndiqet edhe në Mongoli, Vietnam, Kamboxhia, ishu Maori i Zelandës së Re.

- Në shumë vende evropiane, si Hollandë, Zvicër, Mal i Zi, Maqedoni dhe Slloveni, zakoni e kërkon që njerëzit të puthen tre herë djathta.

- Puthja në vendet publike nuk është pjesë e traditës japoneze. Në vend të kësaj, burrat dhe gratë e përshëndesin njëri-tjetri me një përkulje të lehtë.

- Për italianët, puthja vetëm një herë nuk është kurrë e mjaftueshme. Puthja e vërtetë është ajo që jepet dy herë në të dyja faqet.

- Edhe francezët, ashtu si italianët, puthen dy herë. Sigurisht, puthja “ala franceze” ka lidhje me to.

- Irlandezët mendojnë se kush puth një shkëmb me emrin Blarnei Stoun, në kështjellen Blarni, do të marrë si dhuratë dhuntinë e gojtarisë.

- Puthja nuk është vetëm thjesht një shprehje dashurie apo përshëndetje, në shumë kultura ajo përbën një shenjë respekti. Në vende si Polonia, Austria, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia, një puthje dore është përshëndetja e duhur ndaj një zonje.

- Puthja nuk është traditë Përkundrazi, në shenjë respekti, njerëzit shtrihen përtokë.

- Në vendet arabe, një praktikë e zakonshme. Përkundrazi, puthja mes sekseve të kundërt është rreptësisht e ndaluar, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për një kushëri të afërt.

- Puthja “në ajër”, pa një kontakt të drejtpërdrejtë, është e zakonshme në Australi. Në vendet latinoamerikane, si Meksika dhe Kolumbia, njerëzit përshëndeten me një puthje. Në Brazil, preferohet një puthje në secilën faqe. Në Ekuador, gratë përshëndeten mes tyre vetëm me një puthje në faqen e djathtë.

- Puthja në një vend publik nuk është e mirëpritur në shumicën e vendeve aziatike, si në Indi dhe Kinë.

- Disa shtete amerikane kanë zakone të veçanta. Për shembull, nëse dikush puth një grua të dielën, kjo konsiderohet ilegale në Hartford të Konektikatit. Në Sedar Rapids, Ajova, konsiderohet “krim” që dikush të puthë një të panjohur.

- Puthja publike mes burrave dhe grave është e ndaluar në Egjipt. Megjithatë, njerëzit e të njëjtit seks kanë të drejtë të puthen si shenjë përshendetje me tre puthje në faqe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.