ST TEA dini se dehja…?

Intervista - - TEST -

1. ... nuk është diçka serioze për shëndetin : a. E vërtetë

2. Mund të dehesh vetëm nëse pi shumë: a. E vërtetë

3. Për të ulur rrezikun e dehjes, pi ujë: a. Para se të pish alkool c. Pasi ke pirë alkool d. Të gjitha së bashku

4. Pija ndikon më shumë tek trupi i gruas se ai i burrit: a. E vërtetë

5. Dehja është më e lehtë kur pi: a. Verë të çdolloj ngjyre b. Birrë dhe pije pa ngjyrë c. Pije të përziera

6. Cila nga këto kokteje ka më shumë gjasa të të dehë: a. Rum me lëng portokalli b. Rum me shveps c. Rum dhe koka-kola zero

7. Po të pish pije të forta para birrës nuk të zë pija: a. E vërtetë

8. Ngrënia e makaronave të lehtësojë simptomat e dehjes: a. E vërtetë

9. Cilat nga këto mund të parandalojë dhimbjen e kokës nga dehja para se të shkoni të a. Aspirina b. Ibuprofeni c. Acetaminofeni d. Asnjë nga më sipër

10. Pirja e nja dy gotave para gjumit nuk të ndihmon të bësh gjumë të mirë: a. E vërtetë

11. Cila nga ushqimet e mëposhtme e bën dehjen më të durueshme të nesërmen në mëngjes: a. Kafja b. Një koktej c. Krakers (bukë të thata)

12. Është provuar se disa përzierje bimore lehtësojne dehjen: a. E vërtetë

13. Helmimi nga alkooli mund të jetë vdekjeprurës: a. E vërtetë

14. Pirja e shumtë, me kalimin e kohës mund të shkaktojë: a. Sëmundje mëlçie b. Dëmtim truri c. Kancer d. Të gjitha më lart Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja. Nëse je dehur, kjo ka ndodhur sepse ke pirë shumë alkool gjatë një kohe të shkurtër dhe kjo dëmton trupin. Sasia e madhe e alkoolit e bën mëlçinë të punojë më shumë, ul sheqerin në gjak dhe aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Alkooli përkeqëson gjumin (zgjohesh më shpesh natën) dhe të pengon të çlodhesh si duhet. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Numri i pijeve varion shumë dhe varet nga mosha, seksi, madhësia trupore dhe kombësia. Për shumicën e burrave, ky numër ndryshojnë shumë nga një njeri - jtësia me të cilën pi. Mëlçisë i duhet afro një orë për të përpunuar 30 gramë alkool. 3. Përgjigjja e saktë është d-ja. Nëse ke ndjere etje pas nja dy koktejesh, atëherë mund të dish se alkooli çhidraton trupin. Disa simptoma të dehjes, si dhimbja e kokës dhe të ndjerit keq është rezultat i kësaj mungese uji. Alkooli të bën gjithashtu të urinosh më shumë, gjë që than trupin. Sa më shumë pije joalkoolike të pish, aq më mirë do të ndjehesh. Pi ujë ndërmjet gotave të koktejit, qëndro i hidratuar dhe ngadalëso të pirin. Në mëngjes, pi ujë ose lëngje frutash. Mund të ndihmojnë edhe supa me pulë dhe pijet energjetike. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në përgjithësi, trupi i gruas (edhe me peshë të njëllojtë me atë të burrit), ka më pak ujë për të holluar alkoolin dhe kështu një sasi më e përqëndruar alkooli shkon në gjak. Kështu një grua mund të pijë më pak se një burrë dhe përsëri të dehet njëlloj si ai. Trupi i një gruaje që pi shpesh mund të dëmtohet më shpejt se ai i një burri, edhe nëse pi më pak. Kështu që konsumo vetëm një gotë në ditë, ose më pak. Ki parasysh se pijet në gota të mëdha nuk llogariten si një e vetme. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja. Pijet me ngjyrë, si uiski, vera e kuqe, tekila dhe brandi zakonisht janë më të rrezikshme dhe shkaktojnë dehje me të keqe sesa vera e bardhë, birra, ose pijet pa ngjyrë, si vodka dhe xhini. Arësyeja mund të jetë se ato me ngjyrë kanë më shumë substanca kimike për t’i dhënë shije dhe ngjyrë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se mund të pish pa masë pije pa ngjyrë, sepse edhe ato të dehin. 6. Përgjigjja e saktë është c-ja Përzierja që do të pish gjithashtu ndikon në atë se si do të ndjehesh të nesërmen në mëngjes. Disa njerëz mendojnë se sheqeri e përkeqëson dehjen, por ai në fakt e ndihmon trupin të thithë alkoolin më ngadalë. Kështu lëngjet që kanë sheqer janë më të mira për kokteje, sesa ato pa sheqer. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja. Kur bëhet fjalë për dehje, nuk ka rëndësi nëse pi raki apo birrë - e fortë kanë të njëjtën sasi alkooli. Megjithatë, njerëzit kanë tendencë të pijnë pije të përziera dhe ato të forta më shpejt se birrën. Kështu, nëse kalon nga një pije e fortë tek birra, ka më shumë gjasa të konsumosh më pak alkool. 8. Përgjigjja e saktë është b-ja. Nuk ka prova se ngrënia e diçkaje para gjumit të ndihmon në lehtësimin e simptomave të dehjes. Megjithatë, nëse ha para se të pish, trupi e thith alkoolin më ngadalë dhe merr më pak. Kur në stomak ka ushqim, alkooli nuk shkon direkt në zorrën e hollë dhe prej andej në gjak. Ushqimet me shumë proteina, si djathi, janë më të mirat për të ngadalësuar efektet e alkoolit dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e dehjes. 9. Përgjigja e saktë është d-ja. Mos pi ilaç kundër dhimbjes ta ngarkojë më shumë mëlçinë, e cila është goxha e ngarkuar duke përpunuar alkoolin që ke konsumuar. Për më tepër efekti i tyre do të zhduket deri në mëngjes, kështu që nuk do të funksionojë kur të duhet. Nëse ke nevojë për ilaç kundër dhimbjes së kokës, pije atë në mëngjes. Evito acetaminofenin, i cili mund të shkaktojë enjtje të rrezikshme dhe dëmtim të mëlçisë, më mirë përdor aspirinën ose ibuprofenin, sepse ata nuk e dëmtojnë mëlçinë, megjithëse mund të irritojnë stomakun dhe të shkaktojnë ulçera. Ndihmon edhe pirja e ujit para, gjatë dhe pasi ke pirë alkool.

10. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Një gotë ose dy para gjumit shpejt, por kur niveli i alkoolit në gjak bie, ke më shumë gjasa të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe të kesh probleme për të të zënë gjumi prapë. Kjo të bën të ndjehesh më keq ditën tjetër. Me një fjalë alkooli nuk është zgjidhja e duhur nëse vuan nga pagjumësia, sepse kjo vetëm do të të bëjë të varur prej tij. 11. Përgjigjja e saktë është c-ja Kafeja do ta thajë edhe më shumë trupin tënd, por nëse je mëngjes, mund ta pish për të evituar një dhimbje më të madhe koke nga mungesa e kafeinës. Sido që të jetë, evitoje alkoolin në mëngjes, sepse ai vetëm vonon simptomat e dehjes. Karbohidratet e përbëra, si krakers, buka e thekur, etj, mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe të lehtësojnë të përzierat.

12. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Në treg gjen shumë përzierje të tilla që thuhet se evitojnë deh u tregua se konsumimi i ekstraktit alkoolit mund të lehtësojë të përzierat, tharjen e gojës dhe mungesën e oreksit tek disa njerëz. Megjithatë, ende nuk ka studime të mjaftueshme për të treguar me siguri se si veprojnë ato.

13. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pirja e shumtë e alkoolit është quajtur helmim për një arësye: Alkooli është një substancë helmuese. Helmimi prej tij (kur ke shumë alkool në gjak), mund të ndodhë kur konsumon alkool me gllënka të mëdha dhe pa bërë pauza, ose pi kokteje me shumë alkool. Helmimi nga alkooli mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të trurit, ndërprerje të punës së zemrës, ose të frymëmarrjes, ose mund të mbytesh me të vjellat e tua. Shenja të rrezikut përfshijnë: Të vjellat, dridhjet, frymëmarrje e ngadaltë, ose e çrregullt, temperaturë e ulët trupi, lëkurë ngjyrë blu dhe zbeh patjetër ndihmë mjekësore.

14. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Pirja e shumtë, e përsëritur, mund të dobësojë zemrën, të shkaktojë goditje në tru dhe një dëmtim të mëçisë, që quhet cirozë. Ajo mund të shtojë gjasat për disa lloje kanceresh dhe të krijojë probleme me kujtesën, gjumin dhe humorin. Disa nga këto ndryshime janë të kthyeshme. Lënia e alkoolit ul rrezikun e kancerit, korigjon disa ndryshime të trurit dhe ndërpret përkeqësimin e mëtejshëm të mëlçisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.