Poezia juaj...

Intervista - - POEZI -

Një kafe piva me miken time, Te diga buzë liqenit në agim. Kur me të do të ndahesha I thash me lot e me trishtim: E dashur, jeta m’u bë e vështirë, Këtu në vendin tim mezi po rri, Gjendja ekonomike më detyron Të marr rrugën për në mërgim. Më shkoi rinia, më shkoi kot, Shumë u mundova t’i jap drejtim. Thonë se kurbeti është i rendë, Por po i kthej krahët vendit tim... Këtu nuk e gjeta dot lumturinë, Dhe do kërkoj një jetë më të mirë Se këtu shumë s’kanë bukë të hanë Këtu në parlament bëjnë llogje, E kriza ka mbuluar anë e mbanë Kur populli merr buke me listë, Politikanët e kthyen vendin kasapanë. Shajnë e pështyjnë njeri-tjetrin Për ligjet që s’u vijnë për mbarë. Në detyrohemi të ikim jashtë, Për të ardhmen e fëmijëve tanë... LULJETA GJOSHA PASHOLLARI

Pse heshte kaq gjatë pse, këtë dua ta di?!... Pse s’mbajte fjalën për ëndrrat që thurëm bashkë?! Pse horizonti s’ka të njejtin shkelqim si kur ishe ti?! Pse më mundon kaq shumë ky zjarr që kam në gji?! Ne një ditë na ndanë nga kurban bajrami, ah ai…kurban bajrami na u kthye në zi, Ishte viti 1995 kur u mbulove me dhe’ të zi, Çdo vit bënim kurbane, s’mendova se do ishe ti. Vitet ikin, kalojne radhazi një nga nji, e ti vazhdon heshtur rri, nën dheun e rëndë! Të lutem mbaj fjalën, thyeje këtë monotoni!... Tani e gjithë pesha mbi supet e mija ka renë... Po tani jam e lodhur e fuqia më ka ikur, Mungesën tënde ndjej në çdo hap të dytë, Përvjetorët tanë njeri- tjetrin pasojnë , 14 E unë s’dua ta besoj, se ti nuk egziston. Shkoj te vendi takimit të dashuris sonë, Dhe aty pres, gjersa zemrat të bashkojmë... LULJETA GJOSHA .

Te rroj, apo të mos rroj, Kjo pyetje e sikletshme, Këto çaste të vështira jete. Si unë që jam e papunë, Edhe ti qe je mbret, Ti lodhesh me qejfe shumë Kurse unë e shtyj për ibret... Dhe ty të prishet gjumi , Se kërkon tërë një planet, Kurse mua po më merr lumi, Kur ju haheni në parlament. Mjere ne nga ju e drejtësia , presim një dritë jeshile, Ju pasuroheni miliona e mijëra, Kur populli ha vetëm thërrime. . Ti pyet të rroj, a të mos rroj, Kur unë bëhem gati të lotoj, Se më shkon në gropë jeta ime... LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.

Vendosa sonte të largohem Larg nga ty, shumë larg të shkoj E me shpresën që t’harrohem Më shumë dreqin të kujtoj! Ç’të bëj më! Shumë kam provuar Disi ndërgjegjen të gënjej Ende nuk të kam harruar E as munda të t’urrej! Thjeshtë vërdall shpirtin e solla Përmes ndjenjash mbushur mall Eh, sa herë ty të përcolla Ti prap vije dalëngadalë! Dhe kuptova që distance S’mund të të marr nga unë këtu Si peisazh mbushur nuance Mbaj në zemër sytë e tu Ç’të bëj më? Shumë kam provuar E kot, vetveten po gënjej Atëherë kur t’kem harruar Do të mund dhe të urrej! Me zemër të desha Dikush më pengoi Dy fjalë unë i thash Askush nuk dëgjoi. Një dashuri e lënë Gjithmonë në harresë Dy zemra të ndara Një shpirt i pabesë Do të isha me ty Nëse ti do më kërkoje Do të doja shumë nëse ti do më doje Po tani qaj për ty Se shumë më lëndove Mund të vdisja për ty Por ti kurrë se kuptove! Më merr shumë malli për ty Më merr shumë malli për ata dy sy. Dua të puth buzët e tua Të të tregoj se sa shumë të dua! Çdo natë vetëm për ty rri zgjuar, Dashuria ime për ty kurre s’është shuar. Një puthje nga larg të dërgoj Jeta ime... Se ke idenë se sa të dashuroj. Kam shumë deshirë të të shikoj, Fytyrën tënde të ëmbël ta ledhatoj. Në ëndërr me shfaqesh vetëm ti, Se sa shumë të dua vetëm zoti e di! ARJANI

NATA

Seç më merr kjo natë me vete Nëpër yje humb më kot. Si kujtim erdhe më gjete BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.