Takim me Dr. psikolog, me gradë shkencore Jashar Demiri

Intervista - - PYETJE-PERGJIGJE -

Jam një vajzë nga Maqedonia dhe problemi ë këtë mënyrë! Ndjeja frikë disa netë pa arsye ndërsa verën e kaluar nuk po i kushtoja vëmëndje dhe kaloi. Nga muaji prill unë kisha provimet e fakultetit (në shkencat e mjeksisë, gjithashtu punoj në ordinancë stomatologjike çdo ditë të javës) dhe në provimin e fundit një javë përpara më kaploi një tmerr frike). Të nesërmen pata provimin e fundi. Dola me nota shumë të mira. Atë ditë që mbaroja afatin mua më erdhi një lloj ndjesie e keqe në stomak si derealizim. Unë nuk e dija se çfarë kisha dhe si shumë të shqetësuar të tjerë u drejtova tek një mjek internist. Pas anamnezës ai më dha eglonyl 2x1. Frika mu largua por kisha shumë mundime si gjatë edhe pas mbarimit të barit. Më vintë nervozizëm, marrje mëndsh etj. Më pas për këto shqetësime u drejtova te një mjek tjetër që më rekomandoi xanax 0.25 2x1 të cilët më bënin keq. E kë shoë i vërtetë. Duke lundruar nëpër internet dhe duke kërkuar për neuroza unë ë mendoja që jam në depresion. Kisha frikë se mos çmëndem, mos ndahem nga i fejuari, mos bëj vetvrasje dhe vetëm në këtë drejtim qëndronte mëndja ime. Pas bisedës me një mike të vlefshme unë vendosa të mos konsumoja medikamente të ndryshme dhe pata dukshëm përmirsim duke u munduar të bind veten se nuk jam e sëmurë. Pastaj ankthi më vinte një herë në 4-5 ditë dhe e ndërlidhja me depresionin ose çrregullimet bipolare, ndërsa kur ndihesha mirë mendoja që jam në fazën maniak. Vendosa të shkoja në psikiatër që të më thoshte që nuk kam gjë dhe të më jepte kurajo sepse unë isha aq keq dhe mund të bëja edhe pa medikamente. Psikiatri sapo morri anamnezën me diagg me f40.8 dhe g44.2 tha që kam ankth dhe depresion . Nuk më dha shumë shpjegime por vetëm më tha që gjendja do kalojë për 1 muaj e gjysëm. Me rekomandimin e psikiatrit unë marr Zepira 5 mg 1x1 dhe xanax 0.25 1x1. Ndihem më mirë, ka 18 ditë që konsumoj këtë terapi. Meraku

im është se mos bëhem e varur nga këto substance. Cfarë mendoni ju për gjëndjen time? Të lutem shumë pres përgjigje!

Dr. Jashar Demiri: E nderuar studente e mjeksisë, si ti për intelektin, shëndetin shumë të mirë që ke! Të garantoj 100% që ske asnjë lloj patologjie. Edhe për degën e mjeksisë që po mbaron më gëzon shumë , pasi duke i kaluar vetë këto simptomat e ankthit e të panikut do të ndihmosh edhe shumë të tjerë pa ilaçe e pa i çpuar me gjilpëra por vetëm duke e sqaruar e bindur se simptomat e ankthit ndër to edhe depresioni që kuron nga ankthi nuk janë sëmundje dhe nuk të çojnë në ndonjë sëmundje, Ti gjithashtu po pranon se edhe në një ordinancë stomatologjike dhe kjo ende të bën më shumë të vlefshmee të të them lum si ti për veten tënde e lum si shtëpia që të ka! Le ti bëjmë tani një analizë të shkuarës, problemeve që ti ke kaluar. Normalisht kur të mbarosh ti degën e mjeksisë do të dish të kuptosh dhe të besosh se të gjitha këto që ke kaluar ti si tmerr nuk të rrezikojnë hiç fare sepse nuk janë asgjë tjetër vetëm një alarm i rremë ose një lloj “tsunami” fjalë të cilën siç e sheh e kam futur në thonjëza. Mirëpo me sa duket ti nuk e ke mbaruar të plotë mjeksinë, por edhe kur ta mbarosh, kur vjen puna për veten, mendon se je një person unik në lidhje me shëndetin dhe nuk i beson ato që di, ose frika nuk të lejon ti kujtosh ato që ndoshta i di. Për këtë arsye themi ne që “sqepari nuk e gdhënd dot bishtin e vet, ndaj nuk lejohet për një doktor sado i zoti të jetë të diag ë letrën tënde duket qartë se ti i ke kuptuar shumë gjëra që kur tu duk se përqëndrove në to u trëmbe, pra u trëmbe shumë dhe u ëpër detin e frikës siç thua ti “duke lundruar nëpër internet” e duke kërkuar sëmundje ti u trëmbe edhe më shumë tek doktorët kur do të kishte një zgjedhje të bukur: terapia e ëmbël që do të thotë psikoterapia dhe kurat 100% bimore. Ty do të shërbente vetëndihma pot ë dëgjoje me vëmëndje disa intervista të mijat me titull depresioni dhe ankthi. Shumë mirë që ti je përpjekur për të bindur veten që nuk je e sëmurë me depresion por edhe pse je studente e mjeksisë, ti nuk mundesh që ta bësh vetë këtë gjë, pasi ti e di se si simptomat e ankthit përngjajnë aq shumë me ato të sëmundjeve të tjera. Edhe për rastet më të thjeshta në dukje, unë përdor testet shkencore sepse vetëm ato nuk të lënë që të gabosh. Nuk mund të bazohem vetëm tek ato që thotë klienti, pasi nga frika, ankthi ai i sheh të zmadhuara të gjitha, pasi ai i axhituar ja - ëndësi vendimtare prandaj unë habitem me ata doktorë që nxitojnë për të mbushur recetat ende pa e dëgjuar mirë pacientin e “gjorë” them i “gjorë” sepse në disa raste rezultojnë të sëmurë. Ti thua që psikiatri nuk më dha shumë shpjegime por më tha “ankth dhe depresion” këtë unë nuk e kuptoj mirë pasi ka ankth që të kuron nga depresioni (bipolar) e në këtë rast ky ankth buron nga sëmundje dhe nuk mund të kurohet pa u kuruar sëmundja. Ja se si shkruan doktoresha e shquar Italiane Chiara Libero te libri “Depresioni, ankthi, stresi” faqe 17: Depresioni i shkaktuar nga ankthi karakterizohet nga ankthi, normalisht gjëndje e ndjerë emocionale, merakosjet e vazhdueshme mund të zhduken nga disa kura natyrore, si përshem barnat për cilësitë e kurimit të ankthit që kanë atop or gjithashtu edhe teknikat, si dhe me anë të psikoterapive të shkurtra. Besoj se u kuptuam e nderuara studente. Kaq na lejon përgjigja e letrës tënde por normalisht që kam ende shumë për të thënë. Je e mirëpritur.

- je koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshë, etj., drejtohuni te Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme me neuropsikiatrin me shumë përvojë Dr. Abaz Quka. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit “Selman Stermasi” (ish-Dinamo). Merrni ne Cel.

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.