Horoskopi 10 tetor- 16 tetor

Intervista - - HOROSKOPI -

HOROSKOPI Dashi Puna do t’ju marë gjithë kohën e mundshme, atmosfera do të jetë e mirë mes jush dhe kolegëve, por ritmi është i ngarkuar, do të keni shumë gjëra urgjente në dorë dhe do të ndjeheni të stresuar. Ju do të vraponi gjithë kohën dhe do t’ju duket sikur puna nuk ka fund kurrë. Nuk keni kohë as për shoqërinë, që ankohet për mungesën tuaj. Ndjeheni fajtor/ e, por nuk varet nga ju. Pjesën tjetër të kohës ia dedikoni familjes, më vonë, kur të liroheni pak, do të gjeni kohë edhe për miqtë. Demi Gjendja juaj financiare është duke u përmirësuar, ju jetoni më mirë, fitoni më shumë, por edhe shpenzoni më shumë. E dini që keni mjete të mjaftueshme dhe që jeta juaj profesionale është e qëndrueshme. Disa Dema do t’i shtojnë edhe më shumë ambicjet e tyre. Pse jo, ata e meritojnë të kenë sukses. Do të provoni të keni një luk të ri që do t’u lërë mbresa të tjerëve që keni rreth e rrotull. Nëse jeni beqar do të filloni të gjuani... Binjakët Neptuni dhe Afërdita janë në shenjën tuaj, prandaj të gjithëve u dukeni rrezëllitës dhe joshës. Në dashuri keni dëshirë të tregoheni më tolerantë ndaj partnerit/ es. Ju i shihni të gjitha defektet e tij/ saj, por i jepni kohë për të ndryshuar situatën. Nëse jeni vetëm, një takim i ri ju mban si mbi gjemba, rrini gjithë kohën duke parë telefonin, mesazhet, emailet, Facebook- un, në pritje të asaj që ai/ ajo do të thonë. Merrini gjërat më me qetësi! Gaforrja Dielli dhe Mërkuri do të ndihmojnë lidhjet tuaja miqësore. Ju do të bëni përpjekje për të patur komunikim të mirë, për të dalë me shoqërinë, ose për të ftuar dikë në shtëpi. Një shok/ shoqe i ri do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen tuaj, ju ndjeni se mund t’i hapni zemrën lirisht njëri- tjetrit dhe kjo është diçka e mirë. Do të keni shumë punë, por kjo nuk do t’ju rëndojë aspak. Mund të keni problem gjunjët. Luani Do të jetë një javë ku do të shpërbleheni për të gjitha veprimet e mira që keni bërë... ose do të dënoheni për gabimet! Do të zgjidhni shpejt një drejtim të caktuar, sepse shumë shpejt do të shihni pasojat e veprimeve tuaja. Do t’i bëni një kritikë pas shpine një shokut/ qes suaj? Nuk do të kalojë shumë dhe do t’ju thërrasë shefi në zyrë për t’ju qortuar. Do të bëni çat në internet pas kurrizit të partnerit/ es? Ai/ ajo do t’ju tregojnë se si janë përpjekur ta joshin në autobus... Kini kujdes! Virgjëresha Ju keni dëshirë të jetoni një jetë më romantike me partnerin/ en, por jeta e përditshme dhe rutina nuk jua lejojnë. Do të ndërroni vazhdimisht humor, por ky nuk është faji juaj, por i Saturnit dhe Neptunin që ju bëjnë të përjetoni ulje- ngrijte emocionale të vazhdueshme. Në punë jeni të hutuar, e keni të vështirë të përqëndroheni, harroni gjëra të rëndësishme. Bëni lista, kjo do t’ju ndihmojë. Një javë pak stresuese në punë ju bën konfuzë, ngadalësoni ritmin për të qenë të sigurtë se po e bëni gjithçka mirë. Peshorja Shumë punë në prespektivë. Nëse mendoni se do ta hidhni lumin lehtë, e keni gabim, por përvishjuni punës. Duhet të kontrolloni dhe verifikoni që gjithçka është e përkryer. Në çift situata do të jetë e tendosur, por të paktën do t’i thoni gjërat troç dhe kjo duhet t’ju çojë drejt një situate më të shëndoshë. Ju kërkoni prej tij/ saj disa gjëra konkrete, të cilat janë të realizueshme dhe ndihmojnë në jetën në çift. Akrepi Do të jetë një javë e mirë në planin profesional, rezultatet tuaja janë shumë pozitive dhe të gjithë ju bëjnë komplimente në lidhje me qëndrimin tuaj, reagimin, buzëqeshjen tuaj, etj. Kjo forcon motivimin tuaj për t’u përmirësuar edhe më shumë. Ndërsa në dashuri situata nuk është shumë e mirë, ose ju bezdis një ish, ose partneri/ ja juaj aktual/ e janë të mbytur në punë dhe nuk kanë kohë për ju. Kjo ju mërzit me të vërtetë, megjithëse ju përpiqeni për ta kuptuar. Shigjetari 23

Ju shpenzoni shumë para për blerje që nuk janë shumë të nevojshme. Jupiteri ju shtyn të konsumoni dhe ju nuk i rezistoni dot impulseve tuaja. Gjithashtu bëni përpjekje të hani në mënyrë të shëndetshme, por nuk ia dilni gjithmonë mbanë! Edhe në këtë drejtim tundimet janë të forta, një shok apo shoqe që ha para jush fast food apo ëmbëlsira ju tundon. Në dashuri libidoja juaj është në ulje dhe kjo nuk i pëlqen shumë partnerit/ es suaj. Bricjapi Do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje këtë javë. Ju doni të bëni gjithçka dhe e ngarkoni veten me aktivitete jo edhe aq të pajtueshme me njëra- tjetrën: Nga njëra anë doni të shkoni në palestër, nga tjetra të darkoni me shoqërinë! Të bëni një stazh apo të rrini të qetë, të kërkoni një rritje në detyrë, apo të prisni që kjo të vijë vetë... Nëse jeni beqarë do të bëni një takim që ju turbullon, sepse nuk e kuptoni ndryshimin në sjellje të tjetrit. Tërhiquni dhe mos hyni në lojën e tij/ saj. Ujori Puna do të marrë shumë nga koha dhe energjitë tuaja këtë javë, sepse do jeni të detyruar të merrni përsipër një punë që nuk e prisnit. Do ta pranoni gjithçka pa u ankuar, por keni dëshirë të kërkoni një rritje rroge më vonë. Jeni gati të provoni se ia vleni. Mund të organizoni një fundjavë të bukur që të gjithë të jenë të lumtur dhe të qeshur. Është Jupiteri që ju shtyn të jeni më të dhënë pas familjes se zakonisht. Do të dilni me një grup miqsh për të dalë nga rutina. Peshqit Do të jetë një javë e qetë si nga ana personale, ashtu edhe ajo profesionale. Do të bëni disa punë rutinë, si edhe rregullime dhe punë burokratike, që do t’ju duken të mërzitshme, por që janë të domosdoshme. Do të doni të kaloni një fundjavë jashtë shtëpisë bashkë me partnerin/ en, mos e shihni si gjë të parealizueshme, me organizim çdo gjë është e mundur. Beqarët mund të ndjehen paksa të mërzitur, por mendoni se zgjedhjet për ju janë të pafundme, bota ju përket! Shumë shpejt do të gjeni edhe ju njeriun e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.