15 tetor 2016 Pse “qepen” vajzat shqiptare?

Intervista - - SOCIALE -

jetës fëminore nga kruajtja, apo mastrubimit. Këto të fundit arrijnë në 30 përqinde të rasteve, sipas statistikave.

Me durim ne ja shpjegojmë të gjitha këto partnerit. I shpjegojmë se gjatë marrëdhënies së parë seksuale në himen, kur ka gjakderdhje, zakonisht, paraqiten dy ose tre të çara... I themi, për shembull, se vajza ka lindur me këtë lloj himeni dhe kjo është normale, madje ja tregojmë edhe që ta shikojë vetë që ai është ende i paçarë dhe ai mund të çahet vetëm kur ata të lindin fëmijë; I nxjerrim dhe literaturë ta lexojë dhe vetë dhe të bindet. Dhe, pothuajse gjithmonë, në 99 për qind të rasteve, ata janë bindur, i kanë kërkuar falje partneres dhe janë përqafuar në prezencën tonë. Dhe e bukur është që edhe pse kanë ikur të përqafuar, kanë marrë edhe vërtetim për t’ua treguar prindërve në vend të

- Desha t’ju pyesja më poshtë me që e përmendët po ju pyes tani: Ekziston akoma ky zakon?

- Po, edhe pse është zakon shumë poshtërues për femrën, ai ekziston ende në shumë zona fshatare e malore, në vendet ku ka shumë ndikim në dritare e kërkojnë ende njollën në çarçaf, si shenjë ndershmërie... Këto kategori njerëzish i detyrojnë vajzat më shumë që të vijnë „të qepen“...

- Po tjetër, çfarë e shtyn vajzën të vijë tek ju për të kthyer virgjërinë : Duan të ndjehen mirë me vehten, se bëhen pishman për diçka të kryer , apo si një nevojë e domosdoshme për të kri me fejesë një lidhje me një djalë konservator? Pse e bëjnë këtë? Çfarë thonë vajzat?

- Arsyet janë të ndryshme, sa ç‘janë të ndryshme edhe vajzat. Ka raste që lidhen me faktin se martesa e ardhshme është bërë me shkuesi, ku shkuesi, zakonisht një i afërt i dy palëve, ka hyrë garant për „ndershmërinë“e vajzës, pa pyetur më parë vajzën nëse ka pasur apo jo një lidhje dashurie, pasi për një pjesë të madhe të shqiptarëve marrëdhëniet paramartesore janë tabu. E gjendur në këtë situatë, ku vajza nuk ka guximin të zhgënjejë s’ka patur njeri dhe përfundon te doktori. Ka edhe raste të tjera, kur djali dhe vendos të realizojë ëndrrën e saj. Shtiret si e virgjër dhe ndërkohë thurr planin. mirë. Vetëm pak ditë përpara martesës, vajza shkon tek një profesionist, i cila i rindërton cipën e himenit, e qep, pra, siç thuhet në gjuhën popullore dhe nusja është ashtu siç e donte dhëndri. Fatkeqësisht ndodh edhe kështu. Çifte të reja, që në vend të së vërtetës, preferojnë ta nisin jetën me një gënjeshtër të madhe. janë të ndershme... Por, siç thonë, shumë prej tyre e bëjnë këtë edhe që burri i tyre i ardhshëm të mos ua përmendë gjithë jetën që ai nuk ka qënë i pari dhe se ato nuk kanë qënë të ndershme...

Po ka raste te çuditshme si i nje vajze, per te cilen partneri e dinte qe nuk ishte e virgjer, por e donte shume dhe per hater te prinderve, qe gjak, solli te dashuren te qepej para martese....

Pra, te ne ende për shumë njerëz, është turp të kesh marrëdhënie seksuale para martesore dhe ende prishja e himenit quhet kjo si nje shenjë përdaljeje... Ndodh qe edhe vajza te virgjera qe kane lexuar se jo cdo kontakt i pare ka gjakderdhje, vijne te kontrollohen para martese... Madje, ka dhe vajza me himen elastik qe vertetohet nga gjinekologu se nuk munde te nxjerri gjak, kerkojne t’ja rregullojme himenin qe te nxjerre gjak...

- Nje pyetje konkrete: himeni ka lidhje të drejtpërdrejtë me virgjerine? Natyra ose Zoti e ka bere kete si tregues virgjerie për femrën?

- Lidhja midis himenit dhe virgjërisë nuk është aq e vërtetë sa e shpreh miti jo vetëm për faktin se ai nuk tregon gjithnjë që ka patur marrëdhënie seksuale. Në fakt himeni është thjesht një membranë mukoze që mbetet pasi vagina formohet plotësisht dhe shërben për mbrojtjen e vaginës nga infeksionet e ndryshme. Himen kanë edhe kafshët si pela etj, pra, s’ka të bëjë me virgjërinë e njeriut. As (VAZHDON NE FAQEN 21)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.