«Arsyet janë të ndryshme, sa ç‘janë të ndryshme edhe vajzat»

Intervista - - SOCIALE -

Fabjola Kuburi : -Kemi dëgjuar se janë shtuar rastet kur vajza u drejtohen klinikave obstetrike-gjinekologjike për të qepur ose rindërtuar himenin e virgjërisë. E vërtetë është kjo?

Dr.Adil Mustafa : - Nuk mund të them se është shtuar, ose pakësuar numri i këtyre rasteve, por është e vërtetë se ka mjaft vajza që u drejtohen spitaleve, apo klinikave mjekësore për këtë. Edhe sot, kur të gjithë ulërasim se kush e kush është më shumë modern e i emancipuar, edhe pse deklarojmë se kemi ecur përpara drejt Evropës, ka çifte të reja që e bazojnë jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre pikërisht në faktin nëse vajza ishte apo jo e virgjër. Dhe, në këtë situatë, vajzat pranojnë më mirë që të gjejnë një zgjidhje tek mjekësia, sesa t’i rrëfejnë të vërtetën partnerit të tyre...

- Çfarë thonë vajzat që vijnë tek ju ? Kaq e rëndësishme është për to ?

-Derisa marrin rrugën dhe trokasin për të kërkuar ndihmën e doktorit, do të thotë se kjo është shumë e rëndësishme për to. Mosqënia e virgjër, mungesa e himenit (cipës së virgjërisë), mund t’i kushtojë edhe të ardhmen një vajze... Por nuk vijnë vetëm vajzat në klinikë. Ka shumë raste që vijnë edhe çifte… - Çifte ?! - Po, çifte të cilat prisnin që vajza të kishte gjakderdhje gjatë marrëdhënies së parë, në ditën e dasmës, ose më parë, por kjo nuk kishte ndodhur. Dhe, në më të shumtën e rasteve, ka qënë vajza që ka ngulur këmbë e i ka kërkuar djalit që të shkojnë bashkë me të te doktori për ta vërtetuar që ishte e virgjër…

- Dhe ju, çfarë bëni në këto raste ?

- Në këto raste, unë si mjek gjinekolog, në prani të mamisë dhe partnerit të vajzës, bëjmë vizitën gjinekologjike dhe kur na kërkohet, japim edhe një vërtetim me nënshkrimin tim dhe të mamisë që të mund të përdoret si dokument edhe për ekspertizë gjyqësore... Por, në më të shumtën e rasteve, ata nuk vijnë për të marrë dokumente të tilla, por për t’u sqaruar për të vërtetën...

- Dhe dalin të sqaruar? Si ka qënë e vërteta në shumicën e rasteve?

-Gjatë gjithë eksperiencës sime 20 vjeçare, kam vënë re se në mbi 99 për qind të rasteve kur vajza ka kërkuar që të shkojë te gjinekologu, del që vajza ka patur të drejtë. Ajo ka qënë e virgjër, por nuk ka patur gjakderdhje gjatë kontaktit të parë... - Pse ndodh kështu? - Sepse një femër nuk gjakoset gjithmonë kur kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë. Nëse himeni është shumë i ngushtë, një grua mund të gjakoset pak. Por ka edhe lloje të tjerë humenësh që nuk japin gjakderdhje, sidomos ndodh kjo te vajzat me himen elastik, me vrimë të gjerë. Dhe nuk janë pak. Sipas statistikave mbi 50 për qind e femrave kanë një himen të tillë. Mjekët thonë se vetëm 43 për qind e grave në botë e humbasin virgjërinë duke pasur rrjedhje gjaku në kontaktin e parë seksual, pjesa tjetër nuk kanë asnjë shenjë të këtij kontakti.Veç kësaj, ka edhe mjaft femra që e çajnë himenin aksidentalisht, duke drejtuar biçikletën, nga hypja feja e sidomos në komunitetin rom... Në shumë raste, nata e parë e martesës kthehet në një dramë, pasi të nesërmen në mëngjes burri i ri, „i mashtruar“kërkon të kthejë në shtëpinë e saj vajzën, pasi nuk e ka gjetur të virgjër dhe nuk ka mundur e do zakoni. Shpesh ndodh që na vijnë në klinikë, herët në mëngjes hëret, pa dalë mire drita, edhe vjeh por s’kanë mundur, për të pyetur pse nusja nuk ka nxjerrë gjak... Jam munduar të luaj rolin e mediatorit duke ja vërtetuar dhe dokumentuar që gjaku në çarçaf nuk është siguri për ndershmërinë. - Po a binden? - Në shumë raste jo. Ata që kërkojnë gjakun në çarçaf e duan atë, qoftë edhe me një virgjëri fallco. Ata këmbëngulin në virgjërinë e nuses, më shumë jo sepse duan atë, por sepse duan të tregojnë shenjën që ajo është e tillë. Por ka edhe të tjerë

Kam parë shpesh vajza që - nit), për të „ rilindur“të virgjëra, pa çarë kokën fare, sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë…Eshte ky një fenomen që vë në dyshim moralin e një shoqërie që e sheh veten konservatore e ku duket se njolla e gjakut në çarçafë ka mbetur pikë e fortë reference, por që shpesh është i të kaluarës dhe mashtrimit të së tashmes. Por ka patur raste kur më kanë ardhur edhe vajza viktima të një dashurie të parealizuar, të ndonjë mashtrimi apo edhe të ndonjë aksidenti nga ato që përmenda më lart. Kanë ardhur edhe vajza që i ka vrarë ndërgjegja për atë ç‚kanë bërë pa u menduar shumë dhe duan të rikthehen si më parë në virgjërinë e tyre. Janë pikërisht këto vajza që, ashtu si edhe meshkujt, mendojnë që marrëdhëniet seksuale duhet të kryhen vetëm pas martese dhe se ato që bëjnë seks para martese nuk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.