Erion Isai: Jam me këmbë në tokë

Intervista - - HUMOR -

Erion Isai, është nga ata personazhe që kur bisedon me të, qoftë për profesionin e tij qoftë edhe për tema apo situata të tjera të përditshmërisë, ai nuk mund të mos i japë nota humori bisedës. E kemi këtë javë, si personazhin e javës në rubrikën “Humor” duket se kemi zgjedhur njeriun e duhur. Ai është bërë baba, prej pak kohësh, me një vajzë të vogël me një emër sat ë veçantë po aq edhe kuptimplotë, Ajër, me fjalët më të bukura të mundshme!

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje, Erion, ja ku ritakuam përsëri, çfare ka ndryshuar nga hera e fundit qe ke qene protagonist ne gazeten tone?

Erion Isai: - Përshëndetje ! Shumë gjëra kanë ndryshuar, në aspektin profesional Portokalli-a rritet dhe më shumë në audiencë e cilësi. Në aspektin personal e familjar jam shtuar, gëzuar, lumturuar, më shumë i dashuruar, e shumë e shumë të tjera. (Buzëqesh)

- Çfarë ka ndryshe ky sezon i ri i Portokalli?

- Çdo sezon i Portokallisë ka gjëra ndryshe, ne materialet e mia, une dhe Besi vijme me nje bashkepunim komplet te ri, nën lëkurën e personazheve femra Jetushi dhe Pitushi, dy vajza qe trend kanë rrjetet sociale, dhe çdo gje mendojmë të zgjidhin nëpërmjet tyre. Ndërsa Portokallia ka sjellë në tërësine e vet personazhet e rivendosura, nëpërmjet humorit po sjell pozita të reja të humorit duke goditur politikën dhe fenomenet sociale.

- Duke qenë se bashke kemi kontaktuar shume herë dhe kam vënë re se gjithmonë je i zënë me prova , a mund të na e tregosh si e kalon ti nje ditë te zakonshme?

- Pooo, shumë angazhim dhe sapo mbaron angazhimi java tjetër e Por - lon me Portokalli, nga e hëna deri të shtunë. Ndërsa pasditet janë tërësisht për familjen. Kam nevojë për të, per të qënë rezultativ.

- U bë kohë qe je bërë pjesë e trupës së”Portokalli», si ndihesh?

- Shkëlqyer, prej 6 vjetësh në Portokalli, më duket se kam vetëm 6 ditë. Vrull, punë, përkushtim. Uroj që Portokallisë ti kem dhënë gjysëm e asaj që Portokallia më ka dhënë mua.

- Sapo je bërë baba i një vajze të vogël me emrin Ajër...urime dhe na thuaj pse ky emër? Çfarë ka ndryshuar pas ardhjes së Ajër?

- Ajër është kuptimi i Ajrit, ajer është Ajër për ne. E gjithashtu është bash

kimi i emrit tim dhe Ajlin! Nuk di ta përkshruaj si ndihem, i mbushur, i plotësuar. E falënderoj Zotin për familjen time. Ndjej shumë bëkim!

- A jeni ju, aktorët e Portokalli, po aq me humor edhe gjatë kohës kur nuk po bëni spektakël?

- Nuk ka dhe aq humor përkushtimi për të prod përditshme, eshtë kërkim, hulumtim, debat, kërkesë llogarie, profesionalizëm. Por për ne, mjafton që prodhojmë humor për publikun.

- Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

- “A më kupton” sigurisht që kuptoj.(Qesh)

- Nëse do të kishe nje ftesë për të interpretuar jashtë Shqiperisë, do e lije Portokalli-ë?

- Sigurisht, kushdo do e pranonte. Por nuk e pres një ofertë të tillë, jam me këmbe në tokë, e di që nuk ndodh! - Cili ka qenë ai moment qe ti i ke thene vetes, “këtu e teprove”??

- Uuuu.. çdo ditë, duke qenë natyrë e nxituar e teproj shpesh, por

pa dashje kuptohet!

- Kafen ulesh e pi ne te njëjat vende e me te njëjtet miq apo ke ndryshuar zakon?

- Prej një viti nuk konsumoj kafe, kam heuqr dore nga disa vese si cigarja dhe kafja, frekuentimet e bareve tani i kam të pakta, por me miqtë e mi, që nuke qenë të shumtë, nuk i bie të jenë të njëjtët në tavolinë.

- Cila është gjëja që të lumturon më shumë në jetë?

- Shkurt dhe pa zbukurime. Vajza ime, Ajër!

- Cili është kujtimi më i trishtuar që ke dhe që do doje të të zhdukej nga kujtesa?

- Kam disa, por s’do doja ti zhdukja. Zoti na i ka dhënë momentet e trishtuara për një arsye, ndoshta që më pas të vlerësojmë gëzimin dhe lumturinë!

- Nëse do zhvillohej një reality shoë me personazhe publike,do të merrje pjesë në nje reality të tillë?

- Jo, absolutisht jo! E njoh veten dhe do dilja shumë shpejt!(Qesh)

- Cila është këshilla më e bukur që ke dëgjuar ne jetë dhe nga kush?

- Virtytet dhe frytet e frymës së biblës janë më të bukurat, më të paqtat, për mua personalisht!

- Po lokalet dhe jetën e natës e frekuenton?

- Muzika live më pëlqen, e ndjek aq sa mundësi kam. Tani që Ajër është e vogel, bëhet e pamundur jeta e natës.

- A mendon se fama është para dhe arrihet me para?

- Fama është rezultat, mund të ndodhë ë para të sjellë famën apo fama paranë. Por kur vjen prej rezultatit është më e bukur dhe më e qëndrueshme.

- Na thuaj një batute që e thua shpesh dhe që të bën të qeshësh?

- Nuk kam, por si thënie mbi humorin më pëlqen e Çarlie Chaplin: «Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e cuar dëm!»

- Të duket se ke arritur goxha famë apo ende jo?

- Marr pjesë në emisionin më të ndjekr në Shqipëri, besoj se kam famë mjaftieshëm. Por nuk e kërkoj më ngulm, më pëlqen por se kam të domosdoshme.

- Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh apo aktore, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?

- Te kohës së shkuar s’mund të them, por po të kisha mundësi do ta dëshiroja nje kafe me Meryl Streep, është aktorja më e mire, për mua.

- Euforia zakonisht është sunduese tek aktorët e humorit, po tek ty gjen vend?

- Nuk është e thënë, sigurisht që euforia është pjesë tek aktorët e komedisë. Tek unë po, jam euforik. Mundohem ta përmbaj dhe them se e kontrolloj.

- Mes kolegëve a ka cic-mice apo kontradikta?

- Ekzistojnë të dyja. Si në çdo gjë në jetë, edhe mes kolegëve ka edhe cic-mice edhe kontradita, por ka një gjë, skena i zgjidh të gjitha.

- Portokalli, është ambicia jote kryesore?

- Jo. Unë jam regjisor e gjithashtu shkruaj materiale letrare për në Portokalli (sepse skenarist nuk e quaj akoma veten). Regjia është ambicia ime kryesore. Uroj të arrij rezultate edhe në regji e skenar.

- Cili ka qenë momenti më me humor apo një sit- uatë që ti sa herë e kujton qesh?

Rrëzimet e njerzve mua me shkaktojnë humor. Megjithse janë të dhimbshme por unë qesh, se kontrolloj dot.

- Po një moment delikat në jetën tënde?

- Spo më kujtohet ndonjë... por sigurisht dhe po të kisha s’do e ndaja publikisht!(Qesh)

- Cila është ëndrra që ke parë dhe kur je zgjuar ke qeshur me të madhe?

- Më ëndrrat e mija qesh gjithmonë, se i kam shumë ëndrra «budallaçka»(qesh)

- Ndonjë pëllëmbë, ka ndodhur ta gjuash ndaj dikujt?

- Jo, nuk jam aq shumë

- A është thjeshtësia karakteristikë e jotja?

- Nuk e di, duhet ta thonë të tjerët. Unë uroj që të jetë dhe lunoj ta kem pjesë timen thjeshtësinë.

- Na trego diçka të cilën ta mbajm mend gjatë..

- Unë skam akoma nje zhvillim të tillë profesional sa për tu mbajtur mend kaq gjatë. Uroj që puna ime të jetë e tillë, uroj shumë!

- I përdor batutat e roleve të tua në situatat e jetës së përditshme?

- Jo, e ndaj mirë këtë pjesë, megjithëse njerzit mendojnë se ne jetojmë me personazhet tona dhe pas skene, por kjo nuk ndodh. Me mua të paktën.

- Cili personazh të ka dhënë më shumë batuta?

- Bukra, Luzja, Skifteri... personazhe të cilat në shkrim më japin shumë batuta madje shpesh edhe qehs me ze fjatë proçesit të shkrimit.

- Cila është “çmenduria” më e madhe që ke bërë kur ke qenë gjimnazist?

- Nuk kam bërë çmëndurira. Kam qenë nxënës i shtruar dhe mësoja, sigurisht jo lëndët shkencore. Qesh)

- Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?

- Nuk kam bërë një kalendar të tillë dhe s’kam ndërmend ta bëj.(Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.