Ismail Kadare: Vetë e humba “Nobëlin”...

Intervista - - HUMOR -

Sa mora vesh që çmimi Nobël edhe këtë vit nuk ju dha shkrimtarit tonë të madh, zoti Kadare, u nisa në për në Rinas, për t”u shkuar në Paris. Rruga nga shtëpia në aeroport më mori dy orë, se punëtorët po shkulnin palmat që u vunë parvjet. Po kaq më mori edhe udhëtimi nga Tirana në Paris. Nejse, që mos ta zgjat, teksa isha pranë Kullës së Ejfelit, shquajta duke u ngjitur në majë të saj, shkrimtarin tonë; “Mos!”, mendova. Do na bëjë ndonjë zarar duke u hedhur prej saj, e do t’i dalë emri në shtyllë. U ngjita dhe unë me vrap në Kullë, duke ulëritur, por kur arrita lart, pashë të ulur në kafe shkrimitarin;

-Uh sa më trembet zoti Kadare! Kujtova se do hidheshit nga kjo kullë. -Përshëndetje Kaso! -Përshendetje zoti Kadare, se isha tym nga frika se mos hidheshit dhe harrova edhe t’ju përshendetja. -Ç’e keqe të solli në Paris, Kaso? -I madh jeni zoti Kadare. Ne themi “ç’e mirë të solli?”, ndërsa ju thoni “ç’e keqe…”

-E po s’ka të mirë që të largon nga vendi yt, Kaso. Ajo që të sjell në vend të huaj është vetëm e keqe. Ose e “mirë”, kur vjen si turist, por unë të njoh. Ti s’vjen si i tillë.

-E keqja më solli zoti Kadare. Mynxy çmimin Nobël ju. Vajti e mori ai këngëtari…

Ehhhh, lere, lere! Sebep për çmimin që i dhanë atij, u bëra unë. -Si ju, zoti Kadare? -Unë, pra, Kaso unë. Më morën në telefon para disa ditësh ata komisionit. -Dhe!? Po pastaj…? -Telefonin e hapi Helena, gruaja ime. Ku është zoti Kadare?”, e pytetën ata në anën tjetër të telefonit. “Në kolltuk”, ju tha Helena. Mezi lëviz se ka bërë operacion në Tiranë. “Ka dhimbje?” e pyetën ata. ‘Bobo”, rënkoja unë, ndërkohë. Atëherë ata të komisionit të çmimit Nobël, i thanë Helenës: “Thuaji Ismailit të shkuara!”

-Sa me kulturë që janë të huajt evropianë, zoti Kadare. Të huajt aziatikë, nuk të thonë kurrë këtë.

-Janë posi. A do ta vazhdoj historinë, se kam edhe dhimbje nga operacioni, Kaso, dhe ndaj kam dalë këtu në majë të Kullës Ejfel. Të marr ajër të pastër se më bën mirë. -Më falni zoti Kadare! -Kështu Kaso! Bobo, sa dhimbje kisha atë ditë që morën në telefon ata të komis- ionit. Ma kaloni pak zoti Kadare ju lutem!”, i tha ai në krahun tjetër të telefonit, Helenës. Më jep telefonin Helena mua dhe më thotë; dot unë. Kisha një lëmsh poshtë kërbishtes që s’më lejonte.

-Mos, do jenë trembur kur ju ka thënë Helena “Is,Is” Do ju është dukur ISIS.

-Jo Kaso jo, se idetë e mia për islamin i dinë ata. -Po ç’patën ata!? Nuk folët ju dhe… -Fola Kaso dhe aty e prisha muhabetin. Ai nëpërmjet telefonit më tha: Is, jemi në mëdyshje, a të ta japim çmimin ty, apo t’ja japim ndonjë tjetri. A t’ja japim Bob Dilanit këtë vit, e ti kismet. Ty Is të pret puna, sepse edhe shtëpinë në Gjirokastër ta rindërtuan, e s’ke nevojë për lekë.” -Mos! Edhe këtë e dinin?! -Ata i dinë të gjitha, Kaso. -Gabim keni bërë zoti Kadare jeni dakord.

“Ohhhh, bobo”, thosha vetëm, nga dhimbjet. Këtu e hëngra unë.

-Më falni zoti Kadare! E di që kam mbetur aguridhe…

-Po pra Kaso, i bëra gjëmën shqiptare vetes, me britmat e mia.

-Deshët të thoshit: Me duart e mia… që nuk

-Me britmat e mia, Kaso. Jo duart, por ajo klithmë me përmasa ballkanike “bobo”, më la pa çmim. Ata kujtuan se kur më pyetën: Çmimin të ta japim ty, apo Bob Dilanit?”, unë ju thashë jepjani Bob-it. Meqë po rënkoja dhe po bëja “bobo, bob, booo”. Unë i ziu po rënkoja nga operacioni. -Pra, ju jeni bërë vetë sebep dmth që s’e keni marrë çmimin. Po ky qenka lajm i thënë eksluzivisht për mua. Dhe unë mendoja që nuk ja u japin çmimin se mbajnë inat që i keni kënduar shokut Enver.

-Jo mo Kaso, s’ka të bëjë fare ajo, mos dëgjo gojët e liga ti. Një nga arsyet që s’ma japin çmimin është se jam gjirokastrit .

-Ç’lidhje ka të qënit gjirokastrit me mosdhënien e Nobëlit zoti Kadare?

-Ka Kaso ka! Na ka dalë nami ne gjirokastritët se kursejmë paranë. -E kurseni ca, ç’është e vërteta. -Pikërisht kjo më ndëshkon. Bota kapitaliste që jep këtë çmim, e jep që njerëzit t’i harxhojnë paratë që japin. Ata të komisionit e dinë që unë ato para nuk do i harxhoj.

-E nga e dinë ata që s’do i harxhoni. Mbase me to blini ndonjë shtëpi për shembull.

-E dinë ata, Kaso, xhani, e dinë. Të gjitha i dinë ata. E dinë edhe që kam shtëpi në qendër të Tiranës. Ai diktator i poshtër kastile ma dha shyëpinë, që tani mos të merrja çmimin “Nobël”.

Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.