7 efektet e kanabisit

Intervista - - SHËNDET -

të bëjnë me shëndetin, janë të pakta subjektet që ngjallin më shumë debate sesa përdorimi i marihuanës. Në studimet e fundit të realizuara nga universiteti i Miçiganit u zbulua se përdorimi i rregullt i saj mund të mpijë emocionet dhe të shkaktojë varësi. Studiuesit e universitetit të Miçiganit morën në studim 108 njerëz dhe 39 vajza), të cilët po merrnin pjesë në një studim më të gjerë të përdorimin të kësaj lënde narkotike dhe u bëhej një skaner i trurit në tre pika për 4 vjet rrjesht. Në studim, pjesëmarrësit luanin një lojë, ndërkohë që u bëhej skaneri i trurit. Më hollësisht, pjesëmarrësit luanin një lojë, në të cilën ata shtypnin një buton kur shihnin një objektiv në ekranin e kopjuterit të vendosur para tyre. Atyre u thuhej - nin 20 cent, ose 5$, ose mund ta humbisnin atë shumë, ose nuk do të kishin as humbje, as shpërblim. qyl do të ishte shkak eksitimi, por shkencëtarët vunë re se, sa më shumë marihuanë pjesëmarrësit deklaronin që kishin marrë, aq më pak aktivizoheshin qendrat e tyre të shpërblimit në tru. “Ne vumë re se, me kalimin e kohës, përdorimi i marihuanës i bashkangjitej një përgjigjjeje më të ulët ndaj shpërblimit monetar”, tha autorja dhe neuroshkencëtarja, Meri Heitzeg, në një deklaratë për shtyp. “Kjo do të thotë se diçka që do të përbënte shpërblim për shumicën e njerëzve, nuk përbënte të njëjtën për ta, gjë që sugjeron se sistemi i tyre i shpërblimit ishte “vjedhur” nga droga dhe se ata kishin nevojë për të që të ndjenin shpërblim, ose që përgjigjja e tyre emocionale ishte mpirë”. Kjo nuk është e gjitha. Pirja e marihuanës mund të krijoë më shumë varësi sesa mund të mendoni ju. “Disa njerëz mund të besojnë se marihuana nuk krijon varësi, ose është më e “mirë” sesa drogat e tjera që shkaktojnë varësi”, tha Heitzeg, “por ky studim tregon me prova se ai ndikon në tru në një mënyrë që e bën të vështirë shkëputjen prej saj. Ai ndryshon trurin tuaj në një mënyrë që mund të ndryshojë sjelljen tuaj”. Lexoni këtu më poshtë se cilat janë efektet e mira, negative dhe të shëmtuara të përdorimit të marihuanës.

1. Mund të dëmtojë enët e gjakut

Duhanpirja pasive mund të mos duket edhe aq e keqe, por studimet kanë treguar se kjo gjë mund të ketë një ndikim në enët e gjakut, sipas kërkimeve të bëra nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Pasi minjtë thithën tymin e duhanit të marihuanës për një mi- nutë, enët e tyre të gjakut e përcillnin më keq gjakun për 90 minuta. Nëse ata thithnin tym duhani të zakonshëm, enët e gjakut e merrnin veten pas 30 minutave. “Ndërkohë që efekti është i përkohshëm për të dyja llojet e duhanpirjes pasive, këto probleme të përkohshme mund të kthehen në të përhershme, nëse ekspozimi ndaj marihuanës është i gjatë dhe arteriet mund të ngurtësohen dhe bllokohet me kalimin e kohës”, tha autori i studimit, Metju Springer

2. Mund të shtohet rreziku i kancerit të testikujve

Studiuesit e universitetit të Kalifornisë së jugut zbuluan se pirja e marihuanës shtonte mundësinë e rrezikut të kancerit të testikujve tek burrat. Në studim, tek përdoruesit e marihuanës u gjetën më shumë burra që kishin qeliza embrionale kanceroze në teste, sesa tek ata që nuk e kishin përdorur. Megjithatë, një doktor i Shoqatës Amerikane të Kancerit tha se nevojiten më shumë studime për të vërtetuar këto të dhëna.

3. Ndikon në kujtesën afatshkurtër

Përdoruesit e marihuanës kanë një reputacion se janë harraqë dhe mesa duket kjo thënie nuk është një mit. Shkencëtarët e universitetit Veriperëndimor zbuluan se ish përdoruesit e marihuanës kanë zhvilluar disa çrregullime në një zonë të trurit që ka lidhje me kujtesën afatshkurtër. Pjesëtarët në studim shfaqën gjithashtu një performancë të reduktuar në punë që kishin lidhje me kujtesën. Ajo që ishte me shqetësuese ishte se edhe forma e trurit të përdoruesve të marihuanës ishte e çrregullt dhe ngjante me trurin e dëmtuar nga skizofrenia (kjo nuk do të thotë se pirja e marihuanës shkakton ski- cofreni). 4. Pengon krijimtarinë Artistët, muzikantët dhe njerëz të tjerë krijues thonë shpesh se marihuana ndihmon për t’i frymëzuar. Megjithatë, një studim hollandez duket se provon të kundërtën. Disa vullnetarë, të cilëve iu dha marihuanë me sasi të lartë THC ( substanca kryesore psikoaktive e mari- huanës), nuk ishin të aftë të ofronin aq zgjidhje për një problem sesa ata, të cilëve iu dha placebo. Kështu pra, mos u mbështesni tek marihuana për të nxitur krijimtarinë tuaj.

5. Mund të shkatërrojë qelizat e trurit

I keni dëgjuar gjithë ato anekdota për përdoruesit që vrasin qelizat e tyre të trurit? Ato mund të kenë diçka të vërtetë, sipas një studimi 20 vjeçar, të zhvilluar për përdoruesit e marihuanës, sipas të cilit, tymosja e saj shkakton një ulje të aftësive njohëse dhe shtim të rrezikut të simptomave psikotike dhe çrregullimeve.

6. Mund të ndihmojë në shërimin e kockave të thyera

Efektet e marihuanës nuk janë gjithmonë negative. Në një studim të kryer nga shkencëtarët e universitetit të Tel Avivit është zbuluar se marihuana mund të ndihmojë në shërimin më të shpejtë dhe në forcimin e kockave të thyera. Substanca kanabinoid kanabidiol, që gjendet në kërcejtë dhe gjethet e marihuanës, i ndihmoi minjtë me kocka të thyera ta merrnin veten më shpejt dhe mendojnë se kjo substancë i ndihmon kripërat minerale të futen në indet e kockave, duke i bërë ato më të forta, më rezistente dhe me më pak gjasa për t’u thyer në të ardhmen. 7. Mund të të varfërojë Nëse doni që të jeni të suksesshëm në jetë dhe të bëni pjesë në një rreth shoqëror të ngritur, më mirë evitoni kanabisin. Sipas dy shkencëtarëve të universitetit të Kalifornisë, “njerëzit që përdorin kanabis katër ose më shumë ditë në javë përfundojnë në një klasë shoqërore më të ulët se prindërit e tyre, me më pak aftësi pune, me rrogë më të ulët dhe punë më pak prestigjioze sesa ata që nuk janë përdorues të rregullt të saj”. Dy shkencëtarët thanë se nuk mjafton këtu, përdoruesit kishin më shumë - ciale në punë dhe më shumë probleme në marëdhëniet shoqërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.