Çfarë i ndodh trupit tonë kur hamë sheqer?

Intervista - - SHËNDET -

Të gjithë e dimë që sheqeri është i keq për ne, megjithatë shumë prej nesh vazhdojnë ta konsumojnë çdo ditë dhe në sasi të madhe. Megjithatë, nëse do të dinim me saktësi se cilat zona të trupit prek sheqeri dhe cilët organe dëmton mbase do të ndryshonim zakonet tona të pashëndetshme.

Sheqeri mund të ketë shumë ndikime negative në tru. Sipas shkencëtarëve, konsumimi i tepruar i tij mund të shtojë depresionin dhe ankthin, duke shkaktuar rritje të mëdha të energjisë, të ndjekura nga ulje të saj. Ai gjithashtu ndikon tek neurotransmetuesit që ndihmojnë në rregullimin e humorit dhe mund të ndikojë në sëmundjen e budallallepsjes në moshë të shtyrë.

Ja cilat janë gjërat e tjera që i ndodhin trupin tonë kur e teprojmë me ëmbëlsira dhe pije freskuese. Sipas shkencëtarëve sheqeri shkatërron edhe veshkat, sistemin tretës dhe organet gjenitale. Tek gratë, nivelet e larta të sheqerit në gjak shkaktojnë probleme me mykun, si mykozat gjenitale. Tek burrat, ai mund të jetë përgjegjës për çrregullimet e ereksionit dhe mungesës së dëshirës seksuale. Tek fëmijët, sheqeri mund të ndikojë tek zemra, kockat dhe sistemi imunitar. Së fundmi, ai sigurisht ndikon tek obeziteti. Aktualisht, sasia ditore e sheqerit që këshillohet tek të rriturit është 30 gramë/ditë, meg e tij, pra 58.8 gramë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.