Ndërpritet prodhimi i Samsung Note 7

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Samsungu e ndërpreu përfundimisht prodhimin e telefonave të tij Galaxy Note 7, pas raportimeve të bëra se ai kishte marrë zjarr dhe pas telefonatave të shumta që kërkonin zëvendësimin e aparateve defektozë me të reja. “Kohët e fundit ndërpremë përkohësisht prodhimin e celularëve për të bërë analiza të mëtejshme cilësie, por, duke u bazuar tek fakti që siguria e konsumatorëve është prioriteti ynë kryesor, vendosëm ta ndërpresim atë përfundimisht. Për sigurinë e konsumatorëve po ndërpresim shitjet dhe zëvendësimet ( me të tjerë Note 7)” shkruhet në deklaratën e kompanisë. Siç theksohet në artikullin e BBC, ata që e kanë blerë tashmë celularin kanë mundësi ta ndërrojnë atë me celularë të tjerë të shoqërisë, ose të kërkojnë kthimin e parave.

Pak kohë më parë u ishte këshilluar blerësve që të ndërprisnin përdorimin e tij, para se të hetohej çështja. “Blerësit që kanë ose Galaxy Note 7, ose zëvendësues të tij, duhet ta mbyllin dhe të ndërpresin përdorimin e tij”, thuhet në deklaratën e mëparshme. Gjithashtu, furnizuesit më të mëdhenj amerikanë dhe australianë kishin ndërprerë shitjet apo zëvendësimet e celularëve, ndërkohë që sho- qëritë ajrore ua kishin ndaluar pasagjerëve t’i përdornin ato nëpër avionë, që kur njëri prej tyre kishte shkaktuar evakuimin e njerit prej aeroplanëve në SHBA javën e kaluar. Të njëjtat udhëzime kishin dhënë edhe autoritetet e aviacionit civil amerikan. Theksohet se të hënën agjensia Rojter dhe ajo jugkoreane, Yonhap, kishin përmendur, duke cituar burimet, se shoqëria kishte “ngrirë” linjën e prodhimit të celularëve derisa të zgjidhej çështja.

Bëhet fjalë për një goditje të rëndë për shoqërimë të më madhe të prodhimit të smartphone- ve në botë, e cila tregoi se nuk ishte në gjendje ta rregullonte problemin. Në një dokument zyrtar të para disa ditëve, Samsungu tha se po “modifikonte” prodhimin e Note 7, në mënyrë që bëheshin kontrolle më të mirë, për shkak se disa aparate kishin marrë zjarr. Nuk u bënë komente për ndërprerjen e prodhimit, ose për shkakun e zjarrit. Samsungu deklaroi në Rojter se po heton disa “çështje që kanë lidhje me dëmtimet nga nxehtësia” dhe se do të merrte menjëherë masa që të rregullonte problemin, në përputhje me kërkesat e Komisionit të Sigurisë për Konsumatorët në SHBA.

Shoqëria ofron tashmë zëvendësimin e këtyre celularëve ose kthimin mbrapsht të parave. Vlerësohet se ndërprerja përfundimtare e shitjeve mund t’i kushtojë ndërmarrjes deri në 17 miliardë dollarë humbje, ndërkohë që kjo ka qenë një reklamë e keqe edhe për produkte të tjera të saj. Paralelisht, vlera e aksioneve të saj ranë në bursë në masën 8%.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.