Një teleskop do të fotografojë eksoplanetin “tokësor”

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Astronomët dhe organizatat jofitimprurëse të SHBA filluan - me një nismë private dhe pa mbështetjen e shtetit- një program ambicioz për të krijuar një teleskop të vogël hapësinor, me madhësinë e një lavatriçeje. Qëllimi kryesor i tyre është të bëjnë fotografitë e para të eksoplanetit më të afërt “tokësor” në të cilin mund të ketë jetë. Bëhet fjalë për planetin Proxima b, që sillet rrotull yllit Proxima Centauri, më i afërti me Tokën dhe një nga dy yjet që përbëjnë sistemin yjor Alfa Centauri.

Deri më sot është vërtetuar ekzistenca e më shumë se 3000 mijë eksoplanetëve, por në të gjitha rastet identifikimi ësh të bërë në mënyrë të tërthortë dhe kurrë deri më tani nuk i është bërë një foto kësaj bote të largët. Misioni i ri që quhet “Projekt Blu” do të bazohet tek teleskopi hapësinor “Kepler” i NASA- s si edhe në instrumente të tjera shkencore që deri më tani kanë zbuluar eksoplanete. Nismën e morën instituti BoldlyGo, që drejtohet nga ish drejtori i NASA- s, Jon Mors, si edhe organizata private, Mission Centaur.

Nuk ka siguri të plotë se plani i bërë do të ketë sukses, sepse Alfa Centauri, një sistem yjor i dyfishtë, është larg “vetëm” 4.4- 4.2 vite dritë nga Toka, ose afro 40 trilionë kilometra. Teleskopi, i cili që do të ketë gjerësi gjysmë metri, duhet të përmbajë në vetvete teknologjitë e duhura që t’ia dalë mbanë të “shohë” një eksoplanet që nuk ka dritën e vet. Kostoja e teleskop- it, që do të ketë një satelit prej 50 cm, vlerësohet në 25- 50 milionë dollarë, jo shumë, por jo edhe aq sa

të gjenden lehtë vetëm nga investimet private. Nëse gjithçka shkon mirë dhe teleskopi ndërtohet deri në fund të dhjetëvjeçarit, si është planifikuar, ai do të vrojtojë vazhdimisht sistemin Alfa Centaur, me shpresë se mund të indentifikojë ndonjë eksoplanet dhe do ta fotografojë. Sipas Nju Jork Tajms dhe “The Guardian” është në zhvillim ndërkohë edhe një përpjekje paralele më e vjetër, nga ekipi ACESat, të cilën e kanë filluar studiuesit e Qendrës së Kërkimeve Ames të NASA ( por pa mbështetjen e kësaj të fundit), për ndërtimin e një teleskopi të ngjashëm.

Përveç kësaj, një studim i ri nga astronomët e Qendrës Astrofizike të Harvard- Smithsonian, që u publikua në revistën “Monthly Notices” të Shoqërisë Mbretërore Astronomikë të Britanisë, zbuloi për herë të parë se Proxima Centauri ka më shumë ngjashmëri me Diellin tonë, sepse zotëron një cikël të rregullt periodik njollash yjore ( diellore). Tek Dielli, cikli ( hapësira kohore mes dy njollavë më të mëdha) është 11 vjet, ndërsa tek Proxima, 7 vjet. Përveç të tjerave, bëhet fjalë për një xhuxh të vogël të kuq, që po shuhet, me një masë vetëm sa një e dhjeta e Diellit tonë dhe me ndriçim vetëm një të njëmijtën e tij. Se sa shkëmbor dhe ujor është eksoplaneti Proxima b që sapo u zbulua mbetet të shikohet. Mjafton t’i bëjmë një fotografi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.