Zakone që vrasin martesën

Intervista - - SEKS -

1. Nuk kaloni kohë me miqtë tuaj

Mbase kaloni shumë mirë me partnerin tuaj, jeni mësuar me praninë e tij dhe shoqëria e tij mund t’ju çlodhë pas një dite të vështirë pune, por nëse rrini gjithë kohën ngjitur pas tij dhe në shtëpi, me kalimin e kohës, kjo mund ta dëmtojnë lidhjen tuaj. Të qenit i/e martuar nuk përjashton mundësinë e të paturit një jetë personale dhe për këtë arësye është mirë të mos mbështeteni vetëm tek lidhja martesore. është e rëndësishme të keni edhe jetë shoqërore, jashtë vatrës familjare, me njerëz që mund t’ju sjellin në kontakt me botën e jashtme dhe me miq tek të cilët keni besim dhe mund të bisedoni në mënyrë konstruktive. Kjo gjë është e rëndësishme për rinovimin e gjendjes suaj shpirtërore, gjë do t’i shërbejë edhe jetës suaj bashkëshortore.

2. Lini pas dore rëndësinë e kontaktit të përditshëm

Në një çift, gjëja e parë që pakësohet është aktiviteti seksual, kryesisht për shkak të rutinës, si edhe shtimit të punëve dhe përgjegjësive, praktike dhe psikologjike, me të cilat mbingarkohen dy bashkëshortët në momentin që gjërat bëhet “serioze” dhe lidhja zyrtarizohet. Megjithatë, lidhja bashkëshortore nuk ka vetëm qëllim përmbushjen e detyrimeve familjare të çiftit, por edhe sigurimin e një atmosfere të mbushur plot me dashuri, ëmbëlsi dhe erotizëm. Seksi nuk është mënyra e vetme për të komunikuar seksualisht me partnerin dhe t’i tregoni njëri-tjetrit interesin tuaj erotik. Mund të gjeni përditë mundësi për një përkëdhelje të butë, një prekje drithëruese dhe një lëvizje që t’ju rikujtojë karakterin erotik të lidhjes suaj.

3. Nuk ndani punët e shtëpisë

Në kohët e vjetra mbase këto diskutime nuk bëheshin, por në kohën e sotme, kur të dy bashkëshortët punojnë, menaxhimi i punëve të shtëpisë zë një vend të rëndësishëm. Nëse njëri prej të dyve tregohet, zakonisht, më i gatshëm dhe më i prirur për punët e shtëpisë, kjo nuk do të thotë se tjetri duhet të rrijë fare duarkryq. Zgjidhja e këtij rebusi përbën një kurth për

lidhjen, sepse ai që merr përsipër barrën e tyre shkon me saktësi matematike drejt lodhjes, si pasojë, drejt pakënaqësisë dhe zënkave për gjëra të vogla që me kalimin e kohës, trashen. Kujdesuni pra, t’i ndani së bashku punët e shtëpisë, që, sido që të jetë, janë një barrë për të gjithë çiftet dhe një mundim i pashmangshëm.

4. Shoqëroheni me çifte të tjerë që nuk ju përshtaten

Eshtë një zakon që çiftet të shoqërohen ndërmjet tyre, diçka që bëhet më sistematikisht pas martese, për arësye praktike. Megjithatë, ky zakon e udhëheq nganjëherë një çift drejt shoqërive që nuk janë të përshtatshme për të, sepse përbëjnë një ndikim negativ në mënyrën se si funksionojnë. Nuk është mirë pra të pranoni sjellje që nuk ju përshtaten dhe ndikojnë në mënyrë të tërthortë edhe lidhjen tuaj, qoftë sepse nuk ia kaloni mirë, qoftë sepse ju “fusin në kokë idera të gabuara”. Zgjidhni pra të shoqëroheni me njerëz që ju përshtaten të dyve dhe, kryesisht, me të cilët ia kaloni mirë.

5. Nuk diskutoni për lidhjen tuaj

Një arësye më shumë që lidhjet përfundojnë në një udhë pa krye është mënyra me të cilën përballen me problemet e jetës së përditshme dhe, mbi të gjitha, sa i diskutojnë ato. Kështu gjërat trashen dhe më vonë bëhet e vështirë të diskutosh për to, pa pasur përplasje dhe grindje. Që të mos ndodhë kjo, një çift duhet t’i vërë re ndryshimet to, çdo bashkëshort n g a pikëvështrimi i tij, por me qëllimin e përbashkët që të qëndroni të bashkuar dhe të dashuruar. Mos i evitoni “subjektet e nxehta”, diskutoni për gjërat që ju rëndojnë në - kni çdo vatër të vogël zjarri, para se të kthehet në zjarr të madh.

6. Ndjeheni gjithnjë e më shumë si shokë dhome

Pas disa vjetëve bashkëjetesë është e mundur që një lidhje martesore të hyjë në rutinë dhe të dy bashkëshortët të mos kenë shumë gjëra të përbashkëta, me përjashtim të mbiemrit, shtëpisë dhe fëmijëve. Kështu ata ngjajnë gjithnjë e më shumë me bashkëjetues të përjetshëm, sesa me dy njerëz që ndajnë jetën e tyre në të gjitha aspektet. Në mënyrë që lidhja të mos degjenerojë është mirë të bëni së bashku gjëra që ju pëlqejnë, ose që i pëlqejnë njërit prej të dyve, por nuk ka njeri që ta shoqërojë. Mos u mjaftoni vetëm me djelën, bëni propozime të guximshme ndaj njëri-tjetrit dhe mos lini pas dore edhe aspektin erotik, që është një karakteristikë dalluese e një lidhjeje bashkëshortore të shëndetshme dhe jetëgjatë. Sado e vështirë është ta mbani “gjallë” zjarrin gjatë martesës, përpjekjet tuaja me siguri ia vlejnë.

Një ndryshim në mentalitetin e burrave do të përmirësonte jetën e tyre seksuale dhe atë të partneres së tyre. Ja cilat janë 7 gabimet më të zakonshme që bëjnë burrat me gratë dhe si t’i evitojnë ato.

Gabimi i parë: Seksi

Burrat mund të ndizen si një llambë drite, por, për gratë, eksitimi nuk ndodh kaq shpejt, thotë terapisti ynë. Krijoni kushtet e duhura gjatë ditës me prekje. Zbavituni së bashku dhe tregojini partneres se ju e vlerësoni. Siguria dhe ngrohtësia në lidhje janë të rëndësishme për një grua që të jetë e relak i gjatë është më i rëndësishëm sesa ju mund të 30 sekonda stimulon oksitocinën, një hormon që tek gratë krijon një ndjesi lidhjeje dhe besimi”.

Gabimi i dytë. Kujtoni se e dini çfarë do partnerja

«Në ditët e sotme gratë shtiren për orgazmën po aq sa 20-30 vjet më parë”, thotë terapisti. Kështu, ajo mund të mos kënaqet dhe ju as ta kuptoni. Mos kini frikë të bëni pyetje si “Si të duket kjo?”, ose “Do ndonjë gjë të ndryshme? Me fjalë të tjera, kërkoni udhëzime.

Gabimi i tretë. I përm- baheni planit tuaj

Mos mendoni se “meqë funksionoi tre herët e para, do të funksonojë edhe në tre herët e tjera”, thotë terapisti ynë. Ajo që e eksiton partneren mund të varet nga humori i saj, apo nga cikli i saj menstrual. “Mbase thithat e saj janë më të ndjeshme dhe organet gjenitale më pak të prekshme”, shton ai. Kushtojini vëmendje partneres, provoni gjëra të ndryshme dhe vrojtoni se si reagon ajo. Kur gjeni diçka që funksionon, qëndroni aty. Gratë shpesh ankohen se burrat provojnë gjëra të reja, pikërisht kur pëlqejnë diçka.

Gabimi i katërt. Veproni vetëm në planin

Zgjerojeni idenë tuaj të lojërave paraprake. Disa burra “përqëndrohen në stim injorojnë stimulimin mendor”, thotë terapisti. Ndërkohë që burrat eksitohen nga ajo që shohin, “gratë fantazojnë shumë gjatë seksit, si pjesë e proçesit të eksitimit”. Bashkohuni edhe ju, ndani një fantazi, ose një kujdim seksi.

Gabimi i pestë. Prisni që partnerja të arrijë orgazmën vetëm me penetrim.

Për 80% të grave kjo nuk mjafton. Kjo ndodh sepse shumica e pozicioneve seksuale nuk stimulo-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.