Bora Zemani: Ndryshe, por bukur!

Intervista - - SPEKTAKËL -

- Sigurisht për t’u zbavitur. Është format që të lejon të jesh shumë i qetë. Ndryshe nga formate të tjera ku mund të stresohesh me eliminimin e javës, Prandaj e shijojmë në maksimum dhe argëtohemi të gjithë.

- Një moderatore e suksesshme, tani edhe një kërcimtare e zonja. Ke ndonjë talent tjetër që nuk e dimë ?

- Po të them faleminderit njëherë për komplimentat. (Buzëqesh) Talente të tjera të pazbuluara, nuk e di, ndoshta mund ti rikthehem sërish aktrimit ose këngës. Nuk kam asnjë plan konkret por mbeten pasione të mijat, gjithsesi.

- Ke pasur marrëdhënie të mira me kërcimin, më parë?

- Jo shumë të mirë, në fakt. Nëpër festa nuk më pëlqen të kërcej. - Pak fjalë, për Albanin…! - Albani, është bërë një nga njerëzit e mi më të afërt, kohët e fundit. Ne nuk njiheshim më parë, por që në takimin e parë u afruam menjëherë me njëri-tjetrin.

- Po të mos kishte qenë Albani, kush mund të ishte?

- Tani, nuk mund t’a mendoj veten me asnjë tjetër përveç Albanit. Mendoj se produksioni ka bërë zgjedhjen e duhur për mua. Përveçse mendoj që shkojme si çift në ekran, ne kemi marrdhënie shumë të mira edhe jashtë “Dance ëith me” dhe kjo është shumë e rëndësishme kur punon çdo ditë me një person.

- Realisht, çfarë pret nga ky spektakël?

- Do shoh në fund çfare do shijojhij j këtë eksperiencë.k i ë - Ndjen rivalitet? - Nuk ndjej për faktin se aty Se po të ishte ndryshe…sigurisht që do të ndihej. Këtë vit janë disa çifte që kërcejnë shumë, shumë mirë.

- Ekrani, besoj të kanë ndihmuar, sa u përket emocioneve…

- Më ka ndihmuar deri diku, por përsëri janë shumë ndryshe emocionet e studios me ato të skenës dhe publikut. Aq më tepër që aty nuk jam në profesionin tim, ku ndihem e sigurt. Megjithatë, është shumë bukur. Ndryshe por bukur.

- Po me partnerin në jetë, Vin Velin, sa të shpeshta i keni pasur vallëzimet?

- Jo shumë sepse siç thashë pak më lartë, nuk më pëlqen të kërcej në festa, ashtu edhe atij nuk i pëlqen. Kështu që gjithmonë preferojmë të rrimë diku duke pire një gotë e duke diskutuar.

- Sa të ka mbashtetur bashkëshorti në këtë eksperiencë?

- Mbështetja e tij ka qenë maksimale, në gjithë projektet e mija, jo vetem këtu.

- A është Vini ndopak xheloz apo xhelozia mes jush nuk ka vend?

- Në çdo çift, sigurisht që ka xhelozi, e rëndësishme është mos të jetë në doza të larta dhe të ndikojë për keq. Kështu që nuk e di nëse mund të thuhet por jemi xhelozë aq sa duhet.(Buzëqesh)

- Kërcimi kërkon pasion, por edhe të jep pasion. Besoj se mund të të shkundë pak nga

rutina e përditshme. Ta ka bërë ditën më të bukur?

- Sigurisht që po. Megjithëse në këtë periudhë jam shumë e ngarkuar, kërcimi më duket se më jep energjinë e duhur për të bërë e edhe shumë më shumë.

- Cila nga disiplinat e kërcim mit të ka shijuar më shumë?

- Në fakt, të gjitha kërcimet që k kam bërë deri tani më kanë pëlqyer shumë. Edhe kur nuk kanë qenë n në natyrën time. Kontemporanët më pëlqejnë por mezi po pres të kërcej një vals.

- Kë shikon ti si balerinin më - toren?

- Thashë edhe pak më parë këtë vit janë disa çifte që kërcejnë shumë mirë. Arrijnë të bëjnë u dukur si balerinë profesionistë. Nuk do jetë e thjeshtë për këdo konkurrenca është realisht e fortë.

- Robert Aliaj tashmë njihet p për komentet e tij trasgresive. Ke rënë pre e ndonjë komenti të tij?

- Unë e vlerësoj Robertin dhe shpesh jam dakort me të. Ndoshta, - jpërdrejtë është e papëlqyer për njerëzit duke qenë se fatkeqësisht jemi mësuar që në ekran, t’i bëjmë vetëm komplimente njeri-tjetrit dhe ndoshta per këtë arsye Roberti duket i çuditshëm.

- Po një koment për anëtarët e tjerë të jurisë?

- Albi Nako është edhe koreo të lidhur me të duke qenë se jemi gjithë javën në kontakt. Por, në spektakël është pikërisht ai që më gëzon ose më mërzit realisht me komentet e tij. Besoj shumë në fjalen e tij sepse është vërtet profesionist dhe pesha më e rëndësishme.

- Si ndihet Bora në “Fan Zone” në sezonin e dytë?

-“Fan Zone” është shtëpia ime emisioni që e dua aq shumë. Nuk do mërzitesha të isha edhe shumë sezone të tjera në atë format.

- Si është lidhja jote me sportin? Të pëlqen vërtet apo je e detyruar ta ndjekësh prej punës?

- E kam ndjekur edhe më parë futbollin por tani akoma më shumë sigurisht prej punës. Kjo, jo sepse jam e detyruar por sepse jam përfshire më shumë dhe më pëlqen më shumë se më parë. Sigurisht më të veçanta janë ditet kur luan kombëtarja kur dhe “Fan Zone” është në trasmetim live nga qytetet ku luhet ndeshja dhe sigurisht atmosfera është e jashtëzakonshme nga tifozët që mbushin rrugët me ngjyrat kuq e zi.

- Si e menaxhon kohën për emisonin tënd dhe pjesëmarrjen në “Dance ëith me”, duke qenë se je edhe nënë e një djali të vogël dhe kujdesi ndaj tij kërkon përkushtim maksimal?

- Në fakt është periudhë shumë e ngarkuar për mua, por kur gjërat bëhen me dëshirë gjendet edhe koha. Prioritet gjithmonë mbetet Arbori, pa energjinë dhe dashurinë e të cilit nuk do mund të bëja asnjë punë tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.