Xheisara: Jetoj për veten...

Intervista - - MUZIKË -

Jo rrallë, ka ndodhur që pjesëmarrëset e kompeticioneve muzikore nga ku zbulohen talente si “The voice” apo “X Factor”, të ecin shumë në karrierën e tyre. Një prej tyre, është edhe këngëtarja simpatike Xheisara, një vajzë me emër, talent dhe bukuri të veçantë. Xheisara, ka publikuar një këngë të shoqëruar me klip, të titulluar “Rri sa ma larg” ku shfaq jo vetëm talentin por edhe një imazh modern dhe të kompletuar. Suksese, Xheisara!

- Xheisara përshëndetje! Lexuesit do të ishin kuriozë të dinin se çfarë

- Kanë ndodhur disa gjëra, por po ndaj vetëm njërën me publikun dhe fansat e mi. Ajo erdhi në momentin e duhur, në kohen e duhur dhe ka të bëjë pikërisht me atë që unë dua më shumë, muzikën. Kënga “Rri sa më larg” ishte pikërisht njëra nga ato. Dy të tjerat është ende shpejt për ti rrëfyer…!

- Kënga “Rri sa ma larg”, më e fundit që ke publikuar, është një këngë që relativisht është pëlqyer. Ti vetë ç’mendim ke?

- Kënga është një “dance hall” shumë i fortë dhe me dhe nuk presin gjatë duke u menduar dy herë.

- Janë shtuar kërkesat për koncerte tani pas kësaj kënge?

- Kam patur disa koncerte nëpër Shqipëri dhe këtë mund ta shikoni edhe nga fotot në facebook-un tim. Më vjen mirë që kënga është dëgjuar dhe publiku e ka kënduar bashkë me mua kudo që kam qënë gjatë kësaj vere.

- Ti ke qenë pjesë e X factor, çfarë dhe sa ka ndryshuar tek ty që atëherë e deri tani?

- Po, e vërtetë. Kam qenë shumë e vogël kur isha pjesë e atij kompeticioni, për mua ka qenë shumë e rëndësishme pjesëmarrja. Isha pjesë e një grupi atëherë dhe sigurisht kam ndryshuar shumë. Në stil jam po ajo vajza rebele, ndërsa në zë mendoj që jam rritur akoma më shumë. Tani, kam të tjera shije muzikore, dëgjoj muzikë tjetër kjo vjen për faktin se çdo ditë piqesh profesionalisht.

- Po marrja pjesë në “The voice”, çfarë avantazhesh solli tek ty?

- Një eksperiencë ndry

- Një ndër këngët që sapo kanë dalë në treg e që të pëlqen edhe ty?

- Side By Side, Ariana Grande feat Nicky Minaj.

- Mendon se pasi ta kesh ezauruar këtë stil dhe këtë lloj muzike që lëvron, do të vijë një ditë që do të duhet apo do të duash të ndryshosh stil?

- Është ende herët, sepse unë nuk kam thënë ende asgjë nga ajo që kam brënda si potencial vokal dhe në stil. Besoj e keni kuptuar që unë perveçse këndoj bëj edhe rep. Prandaj akoma nuk keni parë asgjë.

- Lidhur me look-un, paraqitjen që merr vlerën e merituar në një punë si e juaja, interesohesh për tendencat e fundit në lidhje me modën qoftë veshje, gjithcka?

- Interesohem shumë. Në këngën e parë thjesht regjia ka zbërthyer fabulën e këngës dhe aty kam aktruar. Nuk është se jam unë ajo në jetën e përditshme. Në jetën e përditshme jam shumë thjeshtë dhe sport. Në këngë dhe ekran, vendosin të tjerët për mua. Luaj me ngjyrat e stop. Do të qëndroj bjonde.

- E bukur dhe e suksesshme, ti do të ishe ndoshta femra perfekte për t’u bërë edhe një yll serialesh të adhuruar nga publiku. Nëse krejt rastësisht të vjen një ofertë e tillë, si do ta prisje?

- Unë nuk është se pres oferta për t’u bëre yll. Siç e thashë po punoj çdo ditë. Yjet nuk zbresin nga qielli, yjet bëhen me punë. Kam respekt për të gjithë ata që punojnë dhe arrijnë të bëhen dikushi me dinjitet.

- Sa të fuqishme janë aftësitë e tua aktoriale?

- Mendoj që jam mirë. Koha do ta tregojë.

- Njeriu që është më i kënaqur me ty dhe me gjithë sa ti ke arritur deri tani?

- Mendoj që është familja ime që e dua shumë dhe më mbështet pa fund në rrugën që kam ndjekur.

- Çfarë të thotë shpesh ai/ajo?

- Nuk më intereson fare. Jetoj për vete, jo për të tjerët.

- Me cilat tipare të vetes, do të dashuroheshe me veten?

- Me të qënit vetëvetja…

- Çfarë bën në

- Mendoj më shumë për ditën që kam punë.

- Vetëm apo shoqëruar? Vetëm. - Nëpër takime, zakonisht të lënë të presësh apo i lë të të presin?

- Mua më presin gjithmonë.

- Më shumë pendohesh që fole apo që nuk fole?

- Flas pak, por mendoj që them ato që duhen.

- Kënga që do të dëgjoje me zë të lartë, gjatë një udhëtimi, vetëm, me adrenalinën në maksiumum? - Price Tag, Jessie J. - Për çfarë ke shpenzuar më shumë kohët e fundit? - Për veshjet e mija. - Çfarë do të konsideroje humbje parash, një blerje pa vlerë?

- Shumë gjëra që blej, janë humbje parash. Mbase ndonjëherë blejmë ato që edhe nuk na hynë në punë. Femrat sidomos, e kanë këtë problem.(Buzëqesh)

- Udhëtimi i fundit më i bukur që ke bërë këtë periudhë?

- Në plazh me miqtë. e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.