Goditja e mëngjeseve

Intervista - - POEZI -

Sa herë kthehem udhëtimesh Shpirtin duarsh bëj të marr. Shkoj në grumbuj meditimesh Lënë nga unë në një sirtar ! Lapsa, libra e të tjera Por që kurrë s’i mori era Asnjë zjarrë s’i bëri hi ! Bëj të them dy fjalë të thëna Ndoshta shpirtin e bëjnë erë. Por më kot, se vetëm hëna Ndoshta hëna e mërzitur E ka thënë në ndonjë yll. Ndjehem krejt i çoroditur Dhe sirtarin dot s’e mbyll ! Eshtë një botë e mbushur mall Kur mëngjeset më godasin E kuptoj që nuk kam vdekur Jam pa ty, por jam i gjallë !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.