Pika e fundit

Intervista - - POEZI -

Lëshoi dhe shiu të fundit pikë Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua U var kristal nëpër qerpikë Me lotët e mi u ngatërua ! Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë Të digjet shpirti porsi qiriu Vetëm me veten pa fare zhurmë ... Humbur mes turmës në botë pa ngjyrë Me shpirtin djegur, përvëluar Të kërkosh për një fytyrë Mes qindra të tjerave ngatëruar ! Lëshoi dhe shiu të fundit pikë Si gur i ftohtë qëndroi mbi mua Të t’ shpojë mungesa si të jetë thikë Oh Zoti im, sa shumë e dua !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.