Ai më përdhunoi

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje gazeta “Intervista”. Unë jam një vajzë adoleshente pesëmbëdhjetë vjeçare. E di dhe vetë që nuk kam moshë që të jem pjesë e historive nga jeta, por ja që fati im i zi, më bëri dhe mua pjesëtare të gazetës tuaj. Unë nuk po ua tregoj as emrin dhe as vendin nga jam, sepse i vetmi njeri që e di historinë time është shoqja ime e ngushtë, e cila më është bërë më e dashur se motra. Në nëntëvjeçare, prindërit më çonin ne shkolle bashkë me fëmijët e tjerë me një furgon. Kisha katër vjet që ne udhëtonim më të njëjtin furgon dhe të njëjtin shofer dhe familja jonë kishte krijuar besimin te ai njeri, sepse ai ishte dhe një shkollor dhe unë isha në klasën e nëntë. Isha në moshën më të bukur, ku çdo gjë më dukej perfektë. Në atë ë sapo isha njohur dhe me një djalë. Ai kishte ardhur nga Greqia, sepse kishte punuar atje për pesë vite. Ai ishte një komshiu jonë, por unë asnjëherë. Një ditë ai më priste në portën e jashtme të shkollës për të biseduar me mua. Arritëm të ë pak sepse as shoferi nuk na lejonte të rrinim përjashta, sa mbaronim mësimin ne duhet të hynim në furgon dhe të niseshim për në shtëpi. Djali për të vinte çdo ditë në shkollën time dhe rrinte përpara derës, ndonjëherë sa përshëndeteshim, dhe ndonjëherë vetëm sa e shkonim njëri - tjetrin me sy. E dija që ai më pëlqente mua, po i vinte zor që të ma thoshte sepse prindërit e tij dhe prindërit e mi njiheshin me njëri – tjetrin, dhe ai ngurronte sepse unë kisha moshë të vogël për t’u lidhur me një djalë. Kishin kaluar dy muaj dhe ai çdo ditë bënte të njëjtën gjë, pra, më priste para shkollës ë më vinte shumë keq për të. Një ditë e lashë mësimin dhe prita që ai të vinte. Unë rrija brenda murit të shkollës dhe ai rrinte jashtë. Unë e pashë që ai rrinte i mbështetur pas një peme dhe më priste mua, të njëjtën gjë bënte gjithmonë. Unë i thirra, ai nuk e priste ketë gjë dhe i habitur u afrua drejt meje. Ai më pyeti “pse ke dalë kaq shpejt?”. E gënjeva duke i thënë se më dhembte koka, (nuk e di pse me vinte mirë që ta bëja pak merak) dhe ai menjëherë zgjati dorën nga hekurat dhe më preku butësisht në ballë. Shqetësimi i tij më shkoj si thikë në zemër, sa shumë doja që të mos mbaronte ai moment. -Më duket se ke pak temperaturë, -tha ai. I gjithë ai moment m’u prish kur hodha sytë nga furgoni dhe aty pashë shoferin, i cili më ë dorë fërkonte mjekrën sikur donte të më thoshte “hë se ta tregoj unë para gjë që mendova ishte se do ju tregonte prindërve të mi. Eh sikur të ishte kjo..... E shqetësuar ia hoqa dorën djalit dhe u largova si e trembur. -Mos u frikëso, nuk të bëj asnjë gjë, vetëm shqetësohem për ty, - tha ai i mërzitur që u largova në atë mënyrë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në oborr dolën shokët e klasës dhe u drejtuan për të hipur në makinë. Mes tyre eca dhe unë, shoqja ime e ngushtë më pyeti, se pse kisha dalë më parë . Asaj nuk mund t’i fshihja asgjë dhe ia tregova arsyen. Gjatë gjithë kohës e kisha parë shoferin se si ai më ë shikonte herë pas here nga pasqyra. Nuk ë kisha një lloj ndjesie të frikshme në shpirt, më dukej se atë ditë do të me ndodhte diçka e keqe, por të vetmen gjë që mendoja ishte se ai do ju tregonte prindërve të mi, për atë skenë që ai pa. Furgoni ecte, dhe shokë ë zbrisnin të gjithë një e nga një, edhe shoqja ime zbriti para meje. Nga mënyra se si u shpërndanë nxënësit nëpër shtëpitë e tyre më bëri shumë përshtypje, sepse unë e kuptova që ai nuk ndoqi rrugën në të cilën ecte gjithmonë. Gjëra të ç ë më vinin nëpë ë kisha frikë nga ai njeri. Zbritën të gjithë, dhe unë mbeta e fundit...

(Vazhdon javen e ardhshme)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.