Pyetje për psikologun Kam ankth...

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje. Jam një djalë nga qyteti i Fierit, jam i martuar, kam dhe një fëmijë. Unë para 5 vjetësh kam kaluar një gjëndje ankthi të cilën e kalova me sukses, por këto ditë po i ndjej përsëri këto simptomat e tij. Para disa ditësh isha me pushime dhe rreth orës 03:00 të natës më kapi në gjumë një gjëndje ankthi e pashpjegueshme. Tani ky ankth më përsëritet në situata të ndryshme si përshembull; duke pirë kafe , kur shkoj tek berberi, përpara një udhëtimi, dhe sidomos në mëngjes. Gjithashtu kam si fobi spitalet dhe njerëzit e sëmurë. Kam një ndjesi që dua të largohem nga këto situata, me mendimin se do më kap ankthi. Këto ditë truri e stimulon shumë shpejt këtë ndjesinë e ankthit. Theksoj se jam shumë tip i ndjeshëm dhe me sedër të tepruar nganjëherë. Sa të vështirë do ta kem ta largoj këtë ankth dhe çfarë teknikash duhet të përdor në sit shfaqet? Duhet të përdor ndonjë medikament apo jo? Ju falendëroj!

Dr. Jashar Demiri:

I nderuar qytetar nga Fieri, duket sikur simptomat e ankthit kalojnë vetvetiu, por nuk është ashtu. Dhe ja, siç thua ti, i kalova me sukses para 5 vitesh por më kapin përsëri, madje në mes të natës në mënyrë të pashpjegueshme. Kjo të duket ty sepse e pavetëdijshmja nuk është vetëdijësuar. Në mënyrë të pashpjegueshme pra ju duket ju, përse ato i zbulon psikoterapia e kombinuar e cila gjithashtu sikur të “vaksinon” psikologjikisht për të mos i patur më asnjëherë. Kjo është arsyeja që në Perëndim mjeku i familjes të drejton për te psikologu, pasi e kupton se çfarë është ankthi me simptomat ndaj edhe i përjashton të gjitha ato që ju i quani “sëmundjet” e mundëshme. Terapia e fjalës është forma më e përhapur sot në Botë jo vetëm kundër ankthit, stresit e panikut, por edhe për kurën e depresionit, sidomos në rastet kur pacienti nuk dëshiron të marri ilaçe siç e thotë tek libri i saj doktoresha Italiane Kiara Libero me titull “Depresioni, ankthi, stresi” faqja 29 “është e pranuar tashmë që psikoterapitë e shkurtëra apo siç quhen “counselling” japin rezultate shumë të mira në trajtimin e ankthit e depresionit, të shoqëruara edhe me suksesin e terapive natyrale. Tani ty i nderuar letërshkrues të përsëritet ankthi edhe në të tilla situata si kur pi kafe, te berberi , para një udhëtimi, në mëngjes, si dhe i ke fobi spitalet, njerëzit e sëmurë e të tjerë. Me fjalë të tjera, ti nuk ke ndonjë sëmundje, por ke frikë nga sëmundjet dhe ndaj tek rri diku apo kalon tek spitalet ty të vete mëndja tek ngjarjet apo sëmundjet dhe futesh në rol, pra i përjeton të gjitha sikur të jenë të vërteta. Ti mund të kesh kuptuar se vetë kujtimet e kaluara të janë bërë si “seriale” pasi mund të kesh kaluar përvoja tronditëse në të kaluarën dhe ankthi të kap sapo i afrohesh diçkaje që të kujton ato momente. Kur të duket se bota po përmbyset mbi ty, janë gjurmët që kanë mbetur nga e kaluara, pra që do të thotë se nuk ke “përtypur” ende disa ngjarje të caktuara, se nuk e ke vendosur dot atë në “vëndin e duhur” duke i quajtur ato pjesë “normale” të jetës. Prandaj mëndja niset në të shkuarën duke i “bluar” vazhdimisht disa tronditje të së kaluarës. Prandaj psikoterapia me format e saj bazohet tek disa njohuri kimike shkencore sipas të cilave, ndonjë kujtim tronditës ndonjëherë ngacmohet në kujtesë normale apo të këndshme; imazhet, tingujt, ndjesitë e lidhura me ato momente apo vënde, nuk “ripërpunohen” nga truri por misteri ashtu siç janë përjetuar për herë të parë. Kjo bën që po këto kujtime të kthehen e të paraqiten në formën e tyre të ankthshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë mendime obsesive, makthe, forma depressive, si dhe kurthe paniku. Kush ka pësuar një traumë, e di që rrallë e kujton atë me ndërgjegje të plotë por e ka si të “stamposur” që ka ndodhur dhe i përjeton të gjitha ndjesitë, pa e kuptuar se pse. Si ka mundësi që edhe ata doktorë psikiatër që kanë shkruar libra dhe e kanë shkruar po vetë shumë saktë se psikoterapitë me drejtim konjitiv me atë të sjelljes si dhe hipnoza nga ana e saj janë me të efektshme në kurimin e shqetësimeve që nga luhatjet e humorit e të formave të shumta të ankthit e të kurtheve të panikut, e megjithatë shumica prej tyre nuk i adresojnë klientët për tek psikoterapeuti. Jam dakort, se për trajtimin e shqetësimeve depressive madhore, terapia vetëm me psikoterapin e kurat natyrore nuk mjaftojnë prandaj duhet psikiatri, por vërej se disa psikiatër në dhënien e barnave e kanë dorën të “rëndë” dhe duhet të bindemi se shërimi nuk duhet të presupozojë përgjumjen e trullosjen e pacientit dhe as krijimi i varësis nga barnat kim tij. Prandaj mendoj se e mira e të mirave është terapitë e ëmbla, që nga më e lehta e jo siç kam thënë në një emision veprohet njëlloj sikur për të vrarë një zog. Kur të kap ankthi të kapin edhe frikëra të ndryshmë, të zmadhuara, të panevojshme e këmbngulëse e duket sikur nuk shpëton dot prej rrezikut. Do doja të garantoja se ankthi yt ashtu si çdo lloj ankthi apo fobie është sjellje e “mësuar” në sajë të ngacmuesve do të thotë se çdo gjë që mësohet po ashtu edhe ç’mësohet. Të gjithë kanë nevojë për këshillim, ngushëllim apo çlirim ndaj nëse do ti nënshtroheshim ndërhyrjes profesionale me psikoterapi, ju garantoj se do të vijë një moment ku asnjëherë sdo të keni më simptoma të ankthit. Ne kemi hequr gjërat e tepruara dhe pa bazë shkencore si mendimet negative e të tepruar mbi ndjeshmërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.