Pyetje për instruktorin Si të heq pjesët anësore të belit?

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje, unë jam Elda, një 25 vjeçare nga Tirana dhe kisha një pyetje për ju instruktor. Më janë formuar anash belit, ato që quhen ije ose të “dala” që mua nuk më pëlqejnë fare. Si mund ti heq keto shtesa, në kushte shtëpie?

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:- Përshëndetje Elda, shumë femra kanë problem me pjesët anësore të belit. Këto probleme vijnë më së shumti nga mungesa e akivitetit të muskujve që ndodhen në atë pjesë por edhe nga kequshqyerja. Që të kemi/ - het të bëjmë sa më shumë një dietë të përhershme për organizmin tonë. Aktiviteti Ushtrime streçingu (çdo mëngjes) 2- Të bëjmë sa më shumë ushtrime aerobike (përshembull: vrap, atletik, ushtrime force me pesha të lehta) ushtrime ku pulsi mos të shkojë më shumë se 150 rrahje/min 3- Stërvitja të zhvillohet 3 herë në javë dhe gjithmonë minimumi 2 orë mbasi jemi zgjuar ose minimumi 2 orë mbas një dite të lodhshme pune. 4- Të fokusohemi me ushtrime të shpeshta speci ku ajo ka nevojë për djegien e masave të tepërta dhjamore. Gjithmonë ushtrimet e muskujve të shpinës/fund shpinës dhe muskujve të barkut bëhen në fund të çdo programi stërvitor, sepse trupi duhet të jetë i gatshëm dhe i nxehur për të përballuar ngarkesën e tyre. Gjith nga më të lehtat dhe deri tek më të vështirat. Kurrë nuk duhet të bëjmë ushtrime të rënda dhe voluminoze pa kryer një nxehmje të mirë lehta të muskujve të barkut. Ne s’duhet të bëjmë kurrë stërvitje të paushqyer. Duhet gjithashtu të kryejm rregullisht vizitat mjekësore. I rëndësishëm është shumë dhe gjumi. Një vajzë e moshës 25 vjeçe duhet norma Duhet theksuar që këto janë - lënë prej shumë kohësh ose të pa provuar ndonjëherë dhe që vajzës i duhet bazë stërvitja për të parë rezultat dhe rezultati më i mirë duhet të jetë në kohë me afat të mesëm nëse problemi nuk është i madh, pra mbipeshë e tepruar. Vullnet dhe punë me ushtrimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.