Pyetje që ende presin përgjigje

Intervista - - POSTA -

-Përshëndetje! Unë jam një vajzë nga Tirana dhe prej kohësh më shqetëson diçka. Kam një shoqe që e konsideroj prej 7-vitesh më të ngushtën. Kemi hyrje dalje familjare. Disa herë kam fjetur në shtëpinë e saj siç edhe ajo ka fjetur në timen. Problemi qëndron në faktin se mua më pëlqen shumë vëllai i saj por mesa di unë ai është i lidhur. Nuk di çfarë të bëj, t’ia them apo jo? Jam në dilemë me veten. Po ia thashë nuk dua që shoqëria jonë të prishet? Më ndihmoni ju lutem.

- Ska asgjë të keqe në këtë mes, fol hapur me shoqen dhe mos bëj gjë mbas shpinës së saj se do ketë keqkuptime midis jush. Romeo

-Ty mund të pëlqejnë shumë gjëra, edhe mua më pëlqen Dua Lipa por se di a më pëlqen ajo mua ndaj nëse ai s’të pëlqen është e kotë. Sokoli

- Nuk është aspak e drejtë që të prishësh shoqërin për një pëlqim kalimtar që nesër ti vetë do qeshësh. Jonida

- Familja është e shenjtë, nuk mund të ndash ti vllain e shoqes se të pëlqen ty. Mendoje njëherë sikur ta bënin ty si do ndiheshe? Lindita

- Shoqëria është shoqëri, familja është familje. Nëse mendon ti thuash se vëllai i saj të pëlqen bëhu gati dhe për fundin e shoqërisë. Fatbardha

- Lëre djalin të qetë të vazhdoj lidhjen e tij dhe gjej dikë tjetër. Randis

-Nuk ka djem të tjerë për tu lidhur? Shif gjej dikë tjetër mos u ngatërro në këtë muhabet se vetëm probleme do i hapësh vetes. Drilona

- Do të pëlqente ty që të të ndanin nga i dashuri që e çon këtë nëpër mënd? Majlinda

- Nuk duhet ta çosh as nëpër mënd e jo më të pyesësh. Lisjeni

- Keni a nuk keni sedër ju? Si mund ta mendosh ti thuash shoqes për vëllain aq më tepër kur e di që ai është i lidhur. Dionis

- Vërtet e mendon këtë ti apo tallesh? Gjej një djalë tjetër jo atë që ka dikë në jetën e vet. Ergysi

- Të të prezantojë unë vëllain tim vetëm lërë vëllain e shoqes rehat. (hahaha) Arlindi

- Nuk duhet ngatërruar shoqëria me dashurinë asnjëherë. Joli

- Unë s’do e diskutoja fare do e kapja vëllain pa e menduar (përqafe) Jani

-Dëshironi të jeni çfarë mënyre? Adi

-Shumica e njerëzve duan të bëhen të famshëm shpejt por që të arrish të bëhesh i famshëm duhet punë dhe përkushtim. Pse jo, edhe unë dëshiroj të jem e famshme. Ana

-Fama do të kesh dhe lekë se ndryshe nuk bëhesh dot me famë. Besmiri

-Nëse në një të ardhme arrij ato që dua do kisha dëshirë të isha e famshme. Mënyra veç do luftoja me forcat e mia. Glidona

-Kur vjen puna për famë s’besoj të thotë njëri jo? (hahhaha) Vetëm unë mungoj te të famshmit shqiptarë ne fakt. Rea

-Para se të bëni një thirrje telefonike, a ndaloni ndonjëhëre të mendoni se çfarë do të thoni? Përse? Gisi

-Jo, nuk ndaloj për faktin se kur marrë dikë në telefon e kam menduar mirë se çfarë duhet ti them, kiështu që çdo gjë është e qartë. Flavia

-Supozohet që kur e merr dikë në telefon duhet edhe ta dish për çfarë e merr kështu që ske pse mendohesh. Enisa

- Po ndaloj se emocionohem shpejt dhe kam frikën se mos them ndonjë gjë që s’duhet. Erjona

- Jo nuk ndaloj, dua që çdo gjë të dali spontane. Gerti

-Çka do të përfshinte një ditë e “përkryer” për ju? Flavia

- Një ditë pushimi krah familjes sime. Fjorda

- Të ikja me pushime në Spanjë e të arratisesha për të mos u kthyer më. Linda

- Një ditë e përkryer për mua do ishte që dikush të kuptonte lodhjen time dhe të më sillte një ditë ushqimin në krevat. Sara

-Të merrja lajmin ku mund të bëj një muaj pushime. Anxhela

-Nëse do kishit mundësinë të jetonit deri në moshën 90 vjeçare apo të mbani trupin ose

mendjen e një 30 vjeçari për 60 vitet e fundit të jetës suaj, cilën do ta dëshironit? Gridi

- Do zgjidhja të jetoja deri në moshën 90-vjeçare sepse dua të shikoj mbesat, nipërit dhe stërnipërit. S’ka gjë më të bukur se kaq. Pleqëria ashtu si rinia ka bukurinë e saj. Anja

- E kam kaluar njëherë rininë dhe tani dua të jetoj edhe si gjyshe e të gëzoj mbesat e nipërit e mi. Lefteria

- Nuk mundem dot të bëj një zgjedhje sepse i dëshiroj të dyja edhe rininë edhe pleqërinë. Drita

- Unë do dëshiroja të jetoja 100 vjeç, se kur festohët ditëlindja nuk thonë u bëfsh 90 vjeç por u bëfsh 100 vjeç. Xhorxhi

- Do doja mendjen e një 30-vjeçari se sa më shumë të rroj aq më keq heq njeriu, më mirë jeto 60 vjet si djalë i ri. Egi

- Nëse një top kristali do ju kishte treguar të vërtetën për veten dhe jetën tuaj, të ardhmen ose ndonjë gjë tjetër, çfarë do dëshironit të dinit? Mandi

- Do kisha shumë dëshirë të dija për të ardhmen time. Laerti

- Nëse kjo do ishte e mundur unë do dëshiroja të dija se si dukem unë në të vërtetë në sy të njerzve? Anisa

- Në fakt sdo doja asgjë. Unë kam besim në Zot dhe atje shkruhen të gjitha që ndodhin. Kristalin e përpunon njeriu, kështu që s’dua asgjë nga kristali Xhoni - Do doja të dija të ardhmen. Ola - Asgjë nuk do doja të dija, se sdo kishte kuptim jeta në vazhdim. Petro

- Nga e merr energjinë dhe si funksionon ky kristal?! Çfarë lidhjeje ka me idenë e hapësirës të asaj që do ndodhi. Martin

- Do kisha dëshirë të dija si do ishte jeta ime në të ardhmen. Gerta

- Do doja të më tregonte si kam qënë, si jam dhe si do jem në të ardhmen? Lindita

- Çdo gjë dua ta përjetoj, po e mësova i ikën lezeti. Fatjoni

- Do kisha qejf të mësoja si ka qën gruaja ime mëpar? Hahah Astriti

- Do ngelen fallxhoret pa punë hahahahaha. Andi

- Dua thjesht të më thotë çfarë e ardhme më pret. Marjo

- Nuk dua të mësoj asgjë, dua të përjetoj. Loni

- Jeta duhet jetuar, s’ka kuptim ta mësosh. Andriti

-Emëroni tri gjëra të përbashkëta që keni me partnerin tuaj? Adi

- Të përbashkëta kanë njerëzit vetëm në Albani

- Sa më të përbashkëta të kesh aq më shumë do zihesh, e kam zgjedhur partneren ndryshe nga vetja. Flori

- Jemi të dy kokëfortë, të dy të çmendur por të dy të dashuruar. Lajda

- Unë nuk kam të dashur, jam rahat. Kristi

- të gjeja të përbashkëtat. Keli -Për çfarë jemi më shumë mirënjohës në jetën tuaj? Sindi

- Jam mirënjohës që jam mirë nga shëndeti se të tjerat rregullohen. Toni

- Për çdo ditë të re që zbardh jam mirënjohës. Leonardo

- Që kam një familje të mrekullueshme kjo është mirënjohja më e madhe për mua. Ledjana

- Kam prindërit më të mirë në botë dhe për këtë jam mirënjohëse. Kristi

-Nëse do kishit ndryshuar diçka për mënyrën se si jeni rritur, çfarë do të ishte ajo? Griselda

- Deri tani nuk dua të ndryshoj asgjë më vonë nuk e di. Miranda

- Çdo hap që ne bëjm në jetën tonë është i rëndësishëm kështu që ska arsye të ndryshosh diçka. Ibrahim - Asgjë, dua të jem kështu si jam. Anja - Hundën, doja ta kisha pak më të vogël dhe më të bukur apo kjo është e lindur ?! hahaahahah Gridi

-Nëse do ishit zgjuar nesër në mën cila do të ishte ajo? Lajda

-Do doja të zgjohesha me aftësinë që mos isha kaq krenare sa jam dhe kur kam bërë një gabim të kërkoj falje. Kristi

-Të kisha më shumë durim dhe mos isha tip impulsiv. Gerti - Ti mendoja gjërash shtruar. Fabjana - Do kisha dëshirë të isha tip i qetë dhe më i komunikueshëm. Arditi

Nëse një top kristali do ju kishte treguar të vërtetën për veten dhe jetën tuaj, të ardhmen ose ndonjë gjë tjetër, çfarë do dëshironit të dinit? Mandi

- Do doja të dija si jam unë në të vërtetë në sy të njerëzve. Rajmonda

- Kam shumë qejf të di për të ardhmen time si do e kem. Kela

- Nuk dua të di asgjë, dua të jetoj jetën dhe kaq. Blerimi

-Do martoheshit me një femër që nuk është e virgjër? Kristi

- Me një grua që ka patur fatkeqsi, ka patur burrin pijanec, drogaxhi, e ka rrahur apo turturuar ose i ka vdekur burri unë po, do martohesha. Me një vajzë beqare e të zhvirgjëruar nuk do martohesha kurrën e kurrës. Xhorxho

- Të thuash jo në këto kohë është budallallik se të gjithë martohen me vajza jo të virgjëra. Valeria

-Kur në mes të një çifti ka shumë dashuri, kjo pyetje sikur e humbet kuptimin. Niko

- Çfarë kan ato femra që nuk janë të virgjëra????? Kujdesi

- Të mos jesh e virgjër nuk do të thotë se je e keqe, tani lidhen që në moshën 12 vjeçare dhe gënjehen nga mashtrues të ndryshëm. E ku është faji i femrës këtu? Reni

- Ç’është kjo pyetje pa sens? Nuk varet vlera e një personit nga kjo gjë se po i trajtoni femrat si mjet pune jo si qënie njerzore. Ermen

- Nuk përbën fare problem virgjëria e saj, mjafton që ajo të jetë e sinqertë. Xheni

- Nuk është çdo gjë virgjëria se ajo sa për një natë është por të kesh një femër besnike në krah është çdo gjë ndaj dhe po, do isha martuar. Joni

-Po sigurisht që do isha martuar se ska asnjë problem. Landi

- Nëse mësoni se partneri juaj është me ngjyrë, cili do ishte reagimi juaj ndaj tij/saj?

- Nëse do ishte me ngjyrë do i thoja të bëntë një banjo që ta hiqte (hahahaha) Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka kur ka dashuri në mes. Alba

-Ky problem zgjidhet para se ta kesh partner pastaj nuk diskutohet më. Bujari

- Nuk kam pse të bëj ndonjë reagim pasi kam vendosur të kem një lidhje me të. Tani

- Një marrdhënie duhet të ketë për baza sinqeritetin e jo ngjyrën e lëkurës. Drita

- E rëndësishme është të duhemi dhe dashuria nuk bën dallim feje apo ngjyre. Egina

- Kur e dashuron dikë e dashuron nuk pyet se çfarë ngjyre ka lëkura e tij se ne që jemi të bardhë nuk jemi më të mirë se ata me ngjyrë. Adela

- Nuk e kam menduar ndonjëherë diçka të tillë por sdo më vinte mirë për faktin që Nadja

- Do isha i lumtur se do formoja skuadrën e zemrës sime Juventusin, unë i bardhë ajo e zezë. Renisi

- Thonë se ke 40 ditë mbarësi me njerzit me ngjyrë dhe do isha tejmase e lumtur. (hahahah) Eva

- Nëse merrnit vesh se partneri juaj ju mban diçka të fshehtë si do reagonit? Apo dhe ju i mbani të fshehta?

- Nëse do merrja vesh se partneri im më mban të fshehta do ndahesha direkt prej tij. Jolanda

- Një lidhje duhet të ketë sinqeritet, As nuk mbaj të fshehta as nuk dua të më mbajnë. Dorisi

- Varet nga ajo çfarë mban të fshehtë, nëse do mbante te fshehtë një problem familjar dhe për momentin ka dashur ta mbaj për vete s’do reagoja keq. Lisardi

- Të gjithë kemi të fshehta por baza kryesore ne një lidhje është sinqeriteti ndaj kur e duam dikë s’kemi pse i mbajmë të fshehta. Artani

Cili është gabimi që sdo e falnit kur- rë?

- Xoni

- Thyerjen e gotave të kristalit :p Në përgjithësi I fal të gjitha. Ela

- Mund të fal shumë gjëra por tradhtinë se fal dot kurrë. Miri - Tradhtia nuk falet për mua. Klodi - Çdo gabim ka pjesën e vet por gabimet që s’falen janë tradhëtia dhe mashtrimet. Leo

- Tradhëtin dhe gënjeshtrën s’mundem. Kujdes - Pabesinë dhe mosmirënjohjen. Silva - Mashtrimet dhe tradhtinë si duroj e si fal dot. Linda

- Ndonjë gënjeshtër të lehtë edhe mund ta fal por gënjeshtrat e rënda s’mundem. Rajmonda

- Nëse dikush kërkon falje të sinqert mund ta fal për çdo gjë. Armela

- Korrektësinë e kam primare dhe nëse një njeri nuk më sillet korrekt unë nuk e fal. Genti

Ata i kam edhe inat në jetë. Xhani

- Nuk fal dot personat që mi mbajnë gjërat fshehurazi. Majlinda Tradhëtin nuk mundem dot ta fal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.