Më thuaj shenjën, të të them çfarë bashkëshorti do të jetë

Intervista - - HOROSKOPI -

Peshorja Një Peshore është i destinuar të kërkojë vazhdimisht ekuilibrin, pra një partner që do të kalojë gjithë jetën me të. është i besuar si mik, zbavitës si partner dhe bujar si dashnor, mjafton të mos ndikohet nga faktorët e jashtëm dhe të ketë përkrah vetes një grua me besim në vetvete, që ta frymëzojë dhe të mos marrë arratinë kur lidhja të përballet me probleme. Akrepi Bashkëshorti Akrep është posesiv dhe xheloz, për shkak të prirjes së tij të natyrshme për të pasur çdo gjë nën kontroll. Megjithëkëtë është një burrë i dedikuar, mjafton ta trajtosh me sinqeritet dhe të ndjejë vazhdimisht dashuri dhe siguri nga partnerja. Nëse nuk merr atë që do, mund të bëhet grindavec dhe nevrik, por dashuron me shumë pasion dhe e vetmja gjë që nuk fal është gënjeshtra dhe hipokrizia. Shigjetari Shumë romantik, aventurier dhe shpesh i dashuruar në maksimum me partneren e tij. Shigjetari i qëndron besnik partneres që do të dijë të dëgjojë zemrën e tij dhe do ta dojë me gjithë gabimet e tij. Spontan dhe i pavarur, pasionant si partner, kërkon të njëjtën gjë tek partnerja e tij dhe zhgënjehet nëse nuk e gjen. Për këtë, mbase ka nevojë për shumë përpjekje derisa të lidhet përfundimisht. Bricjapi I ngrohtë dhe i ndjeshëm, por i fshehur në një zhguall, të cilin i takon partneres ta depërtojë. Bricjapi nuk e ëndërron, as pasionohet pas martesës, nëse nuk është rregulluar më parë ekonomikisht. Nisur nga ky këndvështrim, kur lidhet, e bën seriozisht dhe është i gatshëm t’i ofrojë partneres së tij siguri dhe ngrohtësi, mjafton të ndjejë edhe ai një dashuri joegoiste nga ana e saj. Ujori I paqëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe që nuk angazhohet kollaj. Ujori pra nuk “ngjitet” lehtë me gratë që nuk janë të gatshme ta pranojnë ashtu siç është dhe të ndjekin ritmet e tij. Me pak fjalë, martesa nuk përbën një lidhje të veçantë për të, por partnerja që ndjehet rehat përkrah ndryshme, mund të rrijë pranë tij përgjithmonë dhe t’ia kalojë mirë. Peshqit Idealist dhe ëndërrimtar, një bashkëshort Peshqit beson sinqerisht në dashurinë mes dy njerëzve dhe nuk mund të mos e shohë martesën e tij si diçka që duhet ta ruajë me çdo mënyrë dhe veçanërisht, duke i ofruar edhe qumësht dallëndysheje partneres së tij. Megjithatë, ky besim i tij është shumë i brishtë kur përballet me kushtet reale të jetës dhe mund të kthehet lehtë në një bumerang, duke e vështirësuar shumë lidhjen e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.