22 tetor 2016 Pse janë shtuar vdekjet nga kanceri?

Intervista - - AKTUALITET -

Atëherë, një tregues më kuptimplotë për këtë është numri i rasteve të reja në vit të diagnostikuar me sëmundje neoplazike (kancer).

Si është ky numër ? Ka rritje?

Patjetër që kemi më shumë raste të reja. Shifrën e saktë nuk mund t‘a themi sepse ne Shqipëri nuk disponojmë ende një regjister kombëtar të kancerit, por statistikat e fundvitit të shërbimit tonë e vërtetojnë këtë.

Sa është kjo shifër, sipas këtyre statistikave dhe si është krahasuar më vitin e kaluar ?

Mjeku statisticien i shërbimit tonë të rasteve të reja për kancerin e gjirit për periudhën 1995 deri 2014. Me pas kemi një rritje me 5% çdo vit. Kanceri i gjirit trajtohet pothuaj ekskluzivisht tek ne, ndaj dhe shifra për këtë pathologji është më e saktë.

Po krahasuar me vendet e tjera të Evropës ?

Ne kemi ende incidencë më të ulët se komshinjtë tanë perendimorë, por po i afrohemi atyre me ritme të shpejta. Duhet theksuar që rritja e numrit të pacientëve që trajtohen në Sherbimin Onkologjik vjen edhe për arsye te tjera. Cilat janë këto ? Para 15 viteve, shumë lloje të neoplazive (kancerit) diagnostikoheshin në stade shumë të avancuara, ndaj nuk trajtoheshin më tej. Pjestari, ose pjestarët e familjes të cilët informoheshin për diagnozen e vërtetë, e mbanin këtë të fshehtë nga pacienti apo asnjëhere si kancer. Sot, për shkak të aksesit të zgjeruar në informacion, njerëzit janë më të ndërgjegjësuar dhe tentojnë të zbulojnë sa më herët kancerin, duke hapur kështu dritën jeshile për sukses në trajtim. Gjithashtu, më parë, në Onkologji trajtoheshin vetëm disa neoplazi me pak linja trajtimi (Një linje trajtimi është një skemë kimioterapie e cila aplikohet në disa cikle për disa muaj. Kur kjo dë ën e dytë, pra, me barna të tjera.) Sot ne trajtojmë pothuaj çdo lloj kanceri dhe në më shumë se dy linja, pasi onkologjia ka bërë shumë progres përsa i përket barnave dhe modaliteteve të trajtimit. Dikur trajtohej vetëm me kimioterapi. Ne sot i trajtojmë të sëmurët me terapi biologjike, terapi të targetuar, imunoterapi etj.

- Pra, tani nuk është si më parë që kur e merrje vesh se dikush ka kancer, quhej “i marrë fund”. Tani dëgjojmë për njerëz me kancer që, ose shërohen, ose e zgjasin jetën e tyre me vite, ndërkohë që më parë vdekja e të sëmurëve me kancer vinte shpejt. Eshtë e vërtetë kjo? Ka më shumë mundësi t’i shpëtosh vdekjes nga kanceri tani?

- Më lart përmendëm «mortalitetin e sëmundjes». Ky është një parametër shumë i rëndësi- shëm për ne, sepse tregon disa gjëra: Së pari, tregon se sa agresive është sëmundja, pra, sa pacientë të sëmurë nga X kancer mbijetojne pas 5 viteve? Të gjitha përpjekjet bëhen pikërisht për të ulur mortalitetin, pra, për të zgjatur mbijetesën dhe për t’a konsideruar sëmundjen kancerogjene si kronike dhe jo akute, në një rang me sëmundje të tjera të pashërueshme gjatë jetës, si ato kardiovaskulare, diabeti, artritet etj. Patjetër që sukseset ndihen në çdo lloj kanceri, pasi pacientët me këtë sëmundje tani jetojnë më gjatë. Duke jetuar me gjatë me sëmundjen, kuptohet që paraqiten më gjatë tek mjeku dhe konsumojnë disa linja trajtimi. Kjo gjë ka ndikim të drejtpërdrejtë direkt në numrin e pacientëve që ne trajtojmë çdo ditë. Ndaj ka ndryshuar edhe imazhi i kancerit si sëmundje fatale. Në fazat e para ai është shumë probabilisht i kurueshëm, sepse ne tashmë disponojmë, jo vetëm më shumë opsione trajtimi me barna, por edhe modalitete të ndryshme si radioterapia, brakiterapia, kirurgjia onkologjike ka shtuar me teknika të reja etj etj. Të gjitha këto ndërthuren me njera tjetrën për të dhënë maksimal të trajtimit.

- Jam dakord me këtyë që thoni ju dhe e kam konstatuar, por kam vënë re, gjithashtu, se është shtuar edhe numri i atyre që vdesin nga kjo sëmundje në moshë të re? Qëndron ky konstatim?

ë mos jetë më pathologji e moshave të thyera si më parë, por të shfaqet edhe në mosha më të reja. Ky është një fakt i dhimbshem, sepse, përveç problematikës që paraqet agresiviteti i semundjes në mosha të reja, kemi edhe shumë probleme sociale të lidhura me fëmijet e pacientëve, të afermit, bashkëshortët… - Pse ndodh kështu? - Arsyeja pse ndodh kjo është shumë komplekse. Tashmë biseda futet në një linjë tjetër të rëndësishme ku na duhet të qartësojmë faktorët që çojnë në lindjen e kancerit, gjithmonë përdorim fjalën “faktor risku”. Kjo sepse ende nuk dihet asnjë faktor që çon detyrimisht në lindjen e kancerit. Megjithate diçka është tashmë e vërtetuar që kanceri është një sëmundje gjenetike, që do të thotë se ai shkaktohet si pasojë e ndryshimeve në gjenet që kontrollojnë funksionin e qelizave tona, sidomos procesin e rritjes dhe ndarjes. Kanceri i çdo personi ka një kombinim të veçantë të ndryshimeve gjenetike. Ndërkohë që kanceri vazhdon të rritet, ndryshime të tjera do të ndodhin. Edhe brenda të njëjtit tumor, qelizat e ndryshme mund të kenë ndryshime të ndryshme gjenetike. Tek çdo njeri ndodhin dëmtime të ADN-së për arsye të ndryshme, por ato riparohen në shumicen e rasteve nga “gardianet” e geneve. Nëse “gardianet” humbin vigjilencën për shkak të dëmtimeve nga faktorët e riskut, atëherë lind pothuajse kudo në organizmin e njeriut, i cili është i përbërë prej triliona qelizave. Normalisht, qelizat e njeriut rriten dhe ndahen, duke formuar qeliza të reja, sepse

(Vazhdon në faqen 24)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.