Lindita Nikolla:Pse më janë tharë mua?!

Intervista - - HUMOR -

Shoqen Lindita Nikolla, e takova në zyrën e saj. Ishte kërrusur mbi tavolinë, e përhumbur. I fola disa herë, por nuk m’u përgjigj. Më detyroi të dilja nga vetja dhe të bërtisja; -Shoqja Nikolla, përëndetjeeee! -Uuuuaaa, Kaso, sa më trembe! Këtu qenke ti!? Po pse futesh pa trokitur në zyrë xhanëm. Më gjete me kostum të zhubravitur.

-Mos u shqetësoni, shoqja Nikolla. Kostumi si përherë ju rri klas fare. E mërzitur ishit? Përse? Apo për regjistrimet në universitete?

- Më ka gjetur një bela e madhe, Kaso. Vajza…

- Ç’i ka ndodhur vajzës?! Aman, mos ka shkuar në spitalet tona dhe ka marrë ndonjë infeksion…

- Jo, jo se ka nënë ajo. S’e çoj në spitalet këtu unë, se s’më janë tharë duart. Punoj akoma.

- Po çfarë problem ka vajza, atëherë, shoqja Nikolla?

- Ka rënë në depression. Nuk di me kë ekip të bëhet tifoze.

- Nuk ju kuptoj shoqja Nikolla…

- Vajza ime, Kaso, universitetin e bëri në Barcelonë. Atje u bë tifoze me klubin e futbollit të Barcelonës. - Paska shije në futboll vajza... - Eeee, po nuk mbaron këtu. Vajzën pastaj e çova të bënte masterin në ë bënte tifozllëk për klubin e futbollit të “San Zhermenit”. E merrte një arabe e pasur dhe shkonin në stadium, shikonin ndeshjet së bashku.

-Arabja e pasur ja paguante biletën?

-Pse, më janë tharë duart mua, Kaso, t’i paguante biletën arabja e pasur.

-Hall i madh ju ka zënë shoqja Ministre.

-E mo Kaso! Kot nuk thonë: “Ç’ta bën fëmija, nuk ta bën perëndia”.

-Po si do t’ja bëni tani? Dmth, nëse ndeshet Barcelona me Paris San Zhermenin, me kë do bëjë tifozllëk vajza?

-Po, pikërisht Kaso, këtu qëndron problemi. S’di me kë ekip të bëhet. E ka zënë stresi, vetëm nga kjo dilemë. Ku nuk e kam çuar. Të psikologët më të mirë, e kam çuar. E çova edhe te Henri Çili.

-Po te Çili, përse? Apo të japë mësim?

-Për ta këshilluar Henri pra, meqë ai këshillon. Ai këshilloi edhe shqiptarët që Rama duhet të ë edhe një mandat tjetër. Henri e këshilloi sipas mënyrës çiliane. « Ti moj çupë, i tha duhet të bësh tifozllëk me atë që është në krye. Nëse Barcelona është në krye, bëhu me të. Nëse është San Zhermeni, varja Barcelonës.

-Këshillë e vlefshme, shoqja Ministre. Kushedi sa lekë ka kërkuar Çili për këtë këshillë.

-Jo, jo s’më kërkoi para në dorë. I thashë: Rrofsh o Çili, për këshillat. Më kërko sa lekë të duash. U tregua tamam xhetëllmen. “Jo, më tha. Jam rregulluar paraprakisht me Maznikun dhe Ndrecën”. -Si janë rregulluar? -Ata bënë ligjin e tillë që nxënësit që mbaruan shkollën e mesme, të frikësoheshin se mos qëndronin pa shkollë të lartë, e nga paniku të shkonin të regjistroheshin te universiteti i Çilit. -Domethënë ligjin e bënë ata të dy dhe jo ju shoqja Ministre?

-Ku kam kohë unë të merrem me bërje ligjesh o Kaso. Mua më bën koka zhurmë nga hallet e tjera. -Ç’halle shoqja Ministre? -Plot halle, Kaso. Sa zgjidh një hall, del halli tjetër. Dje për shembull, desh më iku mendja fare. Më erdhi fundi…

- Ju erdhi fundi? Mos do ju heq Rama nga posti i Ministres që e thoni këtë gjë, shoqja Nikolla?

-O Kasoooo! O shtatanik që s’më lë të mbaroj fjalinë. Desha të thosha; Mos e merrni seriozisht, ju lutemi! Më erdhi fundi i zhubrosur. Bëra një kostum të ri me porosi, që thua ti. Ajo stilistja, ma solli kostumin dhe nuk e kishte hekurosur mirë fundin. Kupton tani?

-Tani kuptova. U largqoftë, mendova se ju erdhi fundi si ministre. Thashë, se do hanit edhe ju pë edhe Kryeministri për të.

- Kryeministri më njeh mirë që unë nuk e ha përsheshin, Kaso. Edhe kur punët i bëj përshesh, unë vetë nuk e ha atë. E hanë të tjerët. Kaso, më duhet të largohem se kam një takim më një televizion tani.

-Do u jepni intervistë edhe atyre?

-Jo, Kaso! Do vizitoj një shkollë. Duhen marrë masat. Duhet diskutuar me ta, ku të qëndrojë kamera numër 1. Po kamera numër 2, ç’të bëjë, etj, etj. Pastaj duhet përzgjedhur pozicioni që duhet mbajtur shkumësi. Eeee, sa gjera duhen bërë Kaso. Ka punë, promovimi. Po nuk ditëm ta shesim aktivitetin, pra mallin, nuk jemi drejtues, pra, shitës të mirë.

- Meqë më kujtuat mallin. Opozita thotë që po shqepën nxënësit në shkolla, me “mall”. Me hashash. A keni ndonjë koment, për këtë shoqja Nikolla?

- Kaso, jam vonë më duhet të shkoj në takim. Për hashashin bisedojmë pasi të korret. Se më bërë lëmsh. Bisedojmë pasi të kthehem. Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.