“Me raste, kam qejf ta ngacmoj”

Intervista - - HUMOR -

um Allushi është një ndër personazhet e prodhuara nga rrjetet sociale dhe formula e suksesit të tij është pasion, talent dhe punë. Xumi, është një ndër emrat më të përfolur në rrjete sociale, i cili me anë të humorit vë në dukje fenomene të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe së fundmi i është bashkuar kastit të vip-ave të,“Dance With Me”. Ai dhe partnerja e tij Fjolla Morina janë duke rezultuar një çift i suksesshëm. Ne “Intervista”, Xumi na tregon për jetën e tij jashtë kamerave dhe suksesin që po përjeton ne “Dance With Me”

Gerald Qerimi: - Xumi Përshëndetje!Cila ka qenë jeta e Xumit para se të bëhej personazh publik?

Xum Allushi:- Përshëndetje! Xumi ka qenë si çdo i ri në kërkim të ndërtimit të një te ardhme, për vete dhe familjen e tij.

- A të kanë ndaluar ndonjë herë në rrugë njerëzit qe ti i imiton dhe te kenë ofenduar apo kërcënuar?

- Jo nuk më ka ndodhur. Ne përgjithësi imitimet e mia nuk janë për qëllime të këqija apo diskriminuese, përkundrazi me kanë komplimentuar.

- Si ka qenë fëmijëria e Xumit? A ke qene gjithmonë ky Xumi apo ke ndryshuar shumë nga Xumi fëmije?

- Gjithmonë kam qenë një fëmije mjaft aktiv dhe i vogël kam qenë shumë fëmijë mistrec, por i balancuar në të njëjtën kohe shumë i dashur.

- Xum Allushi pse përdorni këtë emër kur ju në të vërtet e keni emrin Gëzim Allushi?

- Xum do të thotë “Zoom” nga anglishtja zmadhim, diçka e madhe si pesha ime përshembull (Qesh)

- Si të lindi ideja që talentin që ke ta postoje ne rrjetet sociale dhe të jesh ky që je sot, një ndër aktoret e humorit më të përfolur në media?

- Me të të thënë të drejtën interneti nuk ka pasur një përfaqë këtyre videove, tip mini video që bej unë dhe thash pse jo

- Një ndër videot që mua personalisht me ka pëlqyer shumë, ka qenë imitimi i këngës se Rovena Stefës. A ka reaguar Rovena mbasi ka parë videon?

- Unë dhe Rovena, kemi shumë respekt për njeri tjetrin dhe gjithçka mbetet në kuadrin e humorit. (Qesh)

- Ku frymëzohet Xumi, për të sjell personazhet që imiton?

- Se di, jam shumë njeri i natyrshëm në përgjithësi, shumica e videove të mija rrjedhin vetë natyrshëm.

- Xum, ju jeni bërë pjese i kastit të vip-ave në “Dance With Me 3”. Pse e pranove ftesën për të qenë pjese e këtij spektakli?

- U ndjeva shumë i nderuar dhe i suprizuar, kur mora ftesën për të qenë pjesë e kastit në “Dance With Me”. Mendoj që ky program është një eksperiencë e paharrueshme, për mua gjithashtu dhe një spunto e madhe në vazhdimësinë e karrierës time.

- Si arriti ti bije në sy Grabockës dhe Vejsiut, për të të pasur pjesë të kastit?

- Duke qenë se kam punuar një popullaritet të madh dhe mbi të gjitha jam dhe njeri shumë i dashur me të gjithë.

- Kur morët vesh që do kishe partnere kërcimi Fjolla Morinën , mendimi i parë që të erdhi në mendje?

Fjollën e kam shumë mikeshe te mire dhe e dua fort është njeri me shumë vlera.

- A bëhet xheloze partnerja e Xumit, që ti kërcen me Fjollën një vajze seksi e cila ka tronditur gjithmonë mediat me sensualitetin e saj?

- Nuk ka arsye pse, sepse ne jemi një çift shumë i mirëkuptueshëm dhe i dashur me njeri-tjetrin...

- Marrëdhënia jote me jurinë një herë duket e mirë, një herë sikur ka tensione. Cila është marrëdhënia jote me jurinë dhe kryesisht me Robert Aliajn?

Po ndonjëherë kërcej mirë ndonjëherë jo dhe aq. Roberti është i zgjuar dhe me intelekt dhe kam shume respekt dhe për të, po kam qejf ta ngacmoj me raste.

- Mërzitet Xumi kur nuk i japin pikë?

- Pikët janë gjëja e fundit që mund te mërzitem apo shqetësohem.

- Si ka qenë marrëdhënia e Xumit me kërcimin para se të bëhej pjese e DWM?

- Unë dhe kërcimi kemi qenë të divorcuar (Qesh)

- Cili ka qenë kërcimi që i ke thënë vetes do jap maksimumin tim këtë javë?

- Në të gjithë kërcimet kësh- tu them , do jap maksimumin... (Qesh)

- Po kërcimi që ke thënë boll më , nuk e bëjë dhe pikë?

- Të them te drejtën nuk ka pasur deri me tani, te shohim në javët në vazhdim

- Xum, a nuk te vjen pak inat që nuk je pjesë e televizionit ose e ndonjë spektakli humori?

- Inat nuk kam dhe nuk do të kem. Unë kam pasur shumë mundësi te isha pjese e televizionit apo e ndonjë spektakli, por kam mendime dhe prirje pak me ndryshe .

- Ka armiq Xumi në “Dance With Me”?

- Uuuu plot armiq. Po sigurisht që kam armiq, ata janë ushtrimet e vështira. - Po miq...? - Miq sa të duash, plot dhe jam

- Cili është çmimi qe Xumi te bënte një kërcim erotik në spekakël?

- Besoj se nuk mund ta bëj për çmim po thjesht për argëtimin e të gjithëve atyre që na ndjekin, e sidomos Roberti do vdiste se e ka pikë të dobët (Qesh)

- Po çmimi që të pozoje nudo?

- Nudo??! Jena shendosh çik këto kohët e fundit me të thënë të drejtën dhe s’mundemi (Qesh)

- Qarkullojnë thashetheme që çmimi i parë i është premtuar çiftit Greta Koçi dhe Nard Ndoka. Po ty të është premtuar ndonjë çmim?

- Thashetheme qarkullojnë dhe për mua që kam lënë ushqimin po Jo, nuk më është premtuar sepse nga ky spektakël është kënaqësia

- Cilat janë këshillat që të jep G Grabocka para spektaklit?

- Vera është shumë e kuj jdesshme për çdo gjë dhe na këshillon shume herë pas here në lidhje me gjithçka .

- Batutat në spektakël janë spontane apo ke përgatitur një skenar në mendje?

- Çdo batutë është spontane, nuk shkoj atje me bukë me vete (Qesh)

- Nëse do ishe beqar, cila do i ishte vajza që do propozoje në ““Dance With Me”? - Po pse pikërisht aty ? (Qesh) Me”M çfarë çmendurie do bëje?

- Çmenduri se besoj se mund t të bej, por mendoj që do përvesh mëngët dhe do i hy karrierës sime me kokë.

- Më jep tre arsye qe çifti DËM?

- Sepse çifti jonë punon shumë, j jemi të bukur, hajmë fort...(Qesh)

- Nëqoftëse nuk Fiton ti sipas

- Siç thotë edhe Nard Ndoka:” më i miri”(Qesh)

- di?

- Jo, une thashe siç thotë Nard miri (Qesh)

nw “Dance With Me” me koleget?

- Jo asnjëherë se besoj, se nuk më kanë kapur mat akoma duke ju vjedhur ushqimet (Qesh) - 50 Hijet e Xumit janë? - Nuk kam, nuk më pëlqen errësira fare.

- Planet dhe projektet e Xumit mbas DWM, cilat janë?

- Planet ngelen personale akoma (Qesh), po do ketë shumë gjëra të bukura.

- Një deklaratë ose një mesazh për te gjithë lexuesit e kësaj interviste?

- Faleminderit shumë për kohen tuaj, ju uroj më të mirën të gjithëve nga zemra dhe faleminderit për mbështetjen tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.