Vagabondi: Vetëm vagabond, nuk jam!

Intervista - - MUZIKË -

Arsen Shahini ose siç njihet në tregun muzikor me emrin e artit Vagabondi, është një nga reperat e parë shqiptarë që kanë bërë bujë në tregun muzikor me hite të ndryshme si ”Goca si ty”, “Nënat shqiptare”, “Pavarësia e Kosovës” dhe së fundmi vjen me “Jena Nalt” një këngë ritmike goxha të suksesshmë, në bashkëpunim me këngëtaren e talentuar dhe simpatike, Anila Lilaj. Ai shquhet për origjinalitetin e vet dhe popullaritetin që ka. Ai ka zgjedhur të qëndrojë larg mediave, por nuk mund ti thoshte “jo” gazetës Intervista.

Fabjola Kuburi:- Vaga “Jena Nalt” është shpërthimi yt i fundit. Si erdhi, e zgjodhe ti Anilën apo Anila ty për këtë bashkëpunim?

Vagabondi:- Kemi gje- tur ndërthurrjen mes stileve muzikore, prandaj edhe kënga ka dalë aq e bukur. Më pas edhe klipi u realizua në nivele shumë të arrira kështu që nuk kishte sit ë dilte ndryshe, përveçse i suksesshëm si bashkëpunim.

- Ndërkohë “Goca si ty” është kënga që pati jehonë të veçantë në krijimtarinë tënde. Si e kujton ti atë kohë?

- Kjo është pyetje një milion dollarëshë dhe kërkon një intervistë të veçantë, megjithatë unë nuk do ta shmang, por do ti bie shkurt. Një ditë më mori nëna ime e dashur në telefon dhe më pyeti se a isha unë duke bërë ndonjë këngë (të një zhanri që ajo nuk e kuptonte)

sepse kishte dëgjuar vërdallë që ky që këndon “Goca Si ty” ishte djali i saj. Unë i thashë po, por që nuk e dija që kënga ime kishte marrë dhenë në Shqipëri për faktin se une nuk kisha bërë ndonjë shpërndarje zyrtare dhe gjithë kohës kujtoja që këtë këngë e kisha vetëm unë dhe disa shokë të mij. Megjithatë, Zoti e bekoftë “Goca si ty” sepse ishte inspirim për shumë e shumë hip hop-ista të rinj dhe është çudi që e dëgjoj sot e kësaj dite nëpër makina.

- Pse nuk bën një “Goca si ty 2” ?

- Sepse, gjithçka që kisha për të thënë përsa i përket kësaj teme i kam thënë te “goca Si Ty “1”.

të këndonte, çfarë bëntë Vagabondi ?

- Ishte nënës!(Qesh)

- Se nuk të kemi pyetur ndonjëherë, jo për faj tonin, por sepse ti nuk para shfaqesh nëpër intervista. Pse Vagabondi, kush është Vagabondi në të vërtetë?

- Unë, sot e kësaj dite, ende nuk e kam kuptuar pse shokët e babait tim më thërrisnin “vagabond” kur unë gjatë asaj periudhe që mora pseudonimin isha nxënës shembullor i shkollës “16 Shtatori” Durrës dhe kisha një raport tejet pozitiv për kohën me të gjithë ata qe më rrethonin, thjesht isha një fëmijë çapkën, i padjallëzuar dhe kisha një vizion që i kalonte sistemi i asaj kohe.

- Çfarë është e rëndësishme për ty në muzikën që bën?

- Që mesazhi që unë kam, të mbërrijë në destinacionin që është shenjestruar. Gjithashtu më e rëndësishmja në këtë jetë që është shumë e shkurtër, të jemi vetvetja (origjinal)

- Nga cili prej zhanerave te muzikes je alergjik. - Zhurma. - Çfarë është lumturia absolute për ty ?

- Kjo është pyetje që do donte një intervistë të veçantë sepse janë të shumta gjërat që më bëjnë të lumtur, por lumturia absolute në bark të është perjetimi i momentit në mënyrën absolutisht më të bukur.

- Çfarë roli ka një femër në krahun tënd, në jetën tënde? - Oksigjen. - Ti ke jetuar shumë kohë jashtë Shqipërisë e je detyruar në njëfarë mënyre të përshtatesh me të jetuarit vetëm. Ka ndonjë nga punët e shtëpisë, që nuk di të bësh?

- Realisht, më ka mësuar fakti i të qenurit vetëm në Amerikë, që në moshë të re që unë të bëj mirë, pak nga të gjitha, duhen bërë punët e shtëpisë.

- Një tingull që të kujton fëmijërinë?

- Sirenat e anijeve dhe thirrmat e pulëbardhave, sepse jam rritur tek lagjja numër 1, në Durrës (Vollga) ku deti dhe pulëbardhat ishin pjesë e lagjes.

- Çfarë mund të të bënte më të suksesshëm nga sa je tani ?

mbivlerësimi i asaj që është shabllon është mediokër, jam i sigurtë që praktikisht do të kisha më shumë sukses. Nëse njeriu mëson nga gabimet, atëherë lermëni të gaboj... (Jim Morrison,The Doors)

për herë të parë dhe çfarë ke blerë me to?

- tuar duke punuar në portin e Durrësit, nën regjimin komunist. Rrogën ma merrte Zoni, babi. Do kisha qejf në atë kohë ti shpenzoja për ponc portokalli ose bozë me akullore.

- tuarit para apo në ruajtjen e tyre?

- Jam i sigurt që do merrja notën 10 me yll, në shpenzimin e tyre.

- Sa kohë kalon me paratë e tua?

- Aq kohë sa kalojnë ato me mua.

- Vaga, sa të ka kushtuar klipi i fundit?

- Them se kjo hyn te py ashtu do e lë.(Buzëqesh)

- Ti nuk je nga ata që vuajnë për vëmendje, por gjithsesi a ka pasur ndonjë titull të pavërtetë në gazeta apo çfarë nuk do doje të lexoje për veten në gazetë?

- Gjithçka që do të kishte të bënte me keqperdorimin e të vërtetës. Është e drejtë që e vërteta dhemb në disa raste por e shtrembëruar dhemb shumë më tepër.

- Në një epokë dixhitalizimi, lexon ende gazeta në mëngjes?

- E the edhe vetë, tani që çdo gjë është dixhitalizuar, më vijnë artikujt në telefon dhe jam abonuar te shumica e gazetave shqiptare që i konsideroj prestigjoze. Vazhdoj të jem besnik i disa prej gjigandëve botërorë të medias të cilët kam një çerek shekulli që i ndjek si, Neë York Times, Daily neës, Ëashington post e të tjera. Por aktualisht aplikacioni per iPhone i CNN eshte nje nder me te preferuarit per sa i perket te informuarit mbi te rejat me te fundit.

- Pse nuk shfaqesh në emisione, nuk besoj se moderatorët nuk të kanë ftuar apo jo?

- Më kanë ftuar aq shumë madje mund të them që jane shumë të pakët ata/ ato që nuk më kanë thirrur por megjithate nuk duhet të ndihen fajtore sepse unë vetë akoma nuk kam dhënë një intervistë televizive të ndrojtur) nga natyra.

- Nëse do të duhej të zgjidhje si të preferuarin tënd mes tre emrave të mëdhenjë të artit shqiptar, Vace Zelës, Kadri Roshit dhe Mirush Kabashit, cilin do të zgjidhje dhe pse?

- Vaçe Zela dhe Kadri Roshi janë dy ikona të artit, që lindën për të mos vdekur kurrë, falendëroj Zotin që në rrugëtimin e jetës time kam patur fatin të shijoj dhe përjetoj emocionin që kanë transmetuar, por do të zgjidhja Mirush Kabashin, meqë jemi durrsakë të dy kemi dashuri pa limit për Durrësin, për detin dhe jetën në tërësi. Unë e konsideroj

Mirushin artist të nivelit planetar. Zoti i bekofte, të gjithë artistët shqiptarë.

- Çfarë shije ka dashuria?

- Nuk do ta konsideroja dashurinë shije por do ta konsideroja ndjenjë të jashtëzakonshme, jetëdhënëse dhe të domosdoshme.

- Më mirë të humbësh kohë apo para?

- Duke pasur kohën respektivisht kam dhe mundësinë që të bëj para. Koha nuk ka çmim.

- Thonë që ka krizë. I ka prekur kriza të ardhurat e tua?

- Pak apo shumë, kriza I prek të gjithë.

- Si i kë marrdhëniet me gjuhët e huaja?

- Fakti që gjysmën e jetës e kam kaluar në SHBA, më ka bërë të zotëroj mirë anglishten dhe në të njëjtën kohë të jetë gjuha ime e dytë. I dashuruar pas anglishtes.

- Cila mund të quhet, koha më e bukur e jetës tënde?

- Koha kur mbizoteron paqja, harmonia dhe dashuria e sinqertë.

- Na trego diçka që nuk e ke treguar asnjëherë, jo sekret, thjesht e ke mbajtur të fshehtë deri tani, vetëm për “Intervista”?

- Të gjithë njerëzit që më njohin nga afër janë të një mendimi, që unë në të vërtetë ,vetëm vagabond nuk jam.

- Për çfarë do e shfrytëzoje pyetjen e fundit të kësaj interviste?

- Do ta shfrytëzoja pyetjen e fundit për t’i uruar të - vista, gjithe te mirat e kësaj bote. Zoti i bekoftë artistët dhe paçin jetën dhe krijimtarinë e gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.