22 tetor 2016 Si mund të sabotojë oreksi rënien në peshë?

Intervista - - SHËNDET -

Një studim i ri ka hedhur dritë mbi çështjen që për një kohë të gjatë i ka ngatërruar dietologët dhe kërkuesit për obezitetin: Pse kaq shumë njerëz shtojnë përsëri në peshë pasi ata janë munduar aq shumë për ta hequr atë? Përgjigjja, sipas studimit të ri, është oreksi. Njerëzit që kanë pasur sukses në rënien në peshë bëhen shumë të uritur, më shumë se sa mendohej më parë. Mesa duket trupi ynë na nxit të konsumojmë 100 kalori më shumë për çdo 1 kg peshë të humbur, kanë zbuluar studimet.

“Kjo është hera e parë që janë përdorur shifrat për të shpjeguar këtë fenomen. Ne nuk e dinim më parë sesa i madh ishte ky numër, studiuesi dhe doktori Kevin Hall, që ka vrojtuar se si trupi i përgjigjet rënies në peshë në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda. është ky shtim i oreksit, edhe më shumë se rënia e metabolizmit që njerëzit pësojnë pas rënies në thotë ai. Efekti i shtimit të oreksit është tre herë më i fortë se ngadalësimi i metabolizmit. Ky është - tojnë prapë kilet e humbura.

Ekspertët e pavarur që rishikuan studimin, i cili do të publikohet në nëntor në revistën Obeziteti dhe do të prezantohet në 2 nëntor në konferencën e Javë së Obezitetit, në SHBA, thanë se ai mund të ndryshojë mënyrën se si doktorët i trajtojnë pacientët që kanë rënë në peshë. “Ky është një studim i rëndësishëm”, thotë doktor Ken Fuxhioka, drejtor i qendrës së studimeve të një klinike kaliforniane. “Ai na jep informacione të dobishme që do të na ndihmojnë të zhvillojmë strategji të reja për të parandaluar shtimin në peshë”, thotë ai. ‘Ne kemi vazhdimisht pacientë që ankohen për një problem të tillë dhe që po përpiqemi t’i japim një zgjidhje. Nga studimi del e qartë se kemi të bëjmë me oreksin e personit dhe sasinë e ushqimit që ai konsumon”.

Metabolizmi dhe konsumimi i ushqimeve

Sipas disa vlerësimeve, 80% e njerëzve që humbasin me sukses të paktën 10% të peshës së tyre trupore do ta rimarrin atë gradualisht dhe do të përfundojnë po aq të shëndoshë, ose edhe më shumë - sit e obezitetit kanë punuar për dekada për të kuptuar pse është kaq e vështirë të mbash rënien në peshë. Teoria që mbizotëron (e provuar në një mënyrë dramatike në një studim me pjesëmarrësit nga te- lerealiteti “Humbësi më i madh”) është se aftësia e trupit për të djegur kalori kur ai është në çlodhje, ose metabolizmi i çlodhjes, ngadalësohet, duke lehtësuar shtimin në peshë. Pjesa tjetër e ekuacionit, konsumimi i ushqimit pas rënies në peshë, ka qenë shumë më i vështirë për t’u studiuar. Kjo ndodh ngaqë njerëzit e kanë të vështirë të llogarisin se sa shumë hanë. Një studim i famshëm tregoi se njerëzit që përpiqeshin të binin në peshë mendonin se hanin vetëm gjysmën e atyre që hanin në të vërtetë. Kjo ndodh sepse shumica e ilaçeve për rënien në peshë veprojnë duke ulur oreksin, gjë që ndërhyn me rezultatet e studimit.

Ekipi i doktor Hallit e trajtoi çështjen në një mënyrë të re, duke marrë të dhëna nga një studim i fundit i bërë me një ilaç i ri për diabetikët, Invokana. Ky i fundit redukton sheqerin në gjak duke e bërë trupin të evakuojë një pjesë të tij nëpërmjet urinës. “Heqja qafe e këtyre kalorive gjithashtu shkakton rënie në peshë, por nën efektin e ilaçit”, thotë doktor Skot Kahan, një pjesëmarrës në studim. “Njerëzit nuk i vënë re ndryshimet e mëdha në peshë nga ilaçi, por ato janë të mjaftueshme sa ne mund të studiojmë cilat janë ndryshimet në peshë dhe oreks”, thotë ai. Gjatë studimit iu dha 242 njerëzve me diabet 2, ose një dozë ditore e Invokanës, ose një pilulë placebo. Gjatë vitit, të dy grupet humbën pak në peshë. 89 personat që merrnin placebo ranë afro 900 gramë, ndërsa 153 të tjerët që merrnin Invokana, ranë afro 3 kg. Gjëja që i çuditit shkencëtarët ishte pse grupi që merrte ilaç nuk kishte rënë më shumë në peshë. Analizat laboratorike treguan se ata po humbisnin afro 360 kalori në ditë nëpërmjet urinës së tyre. Me kalimin e kohës, megjithëse ilaçi po hiqte një numër të rëndësishëm kalorish çdo ditë, pesha e tyre mbeti po njëlloj.

Hall përdori një ekuacion, të zhvilluar në laboratorin e tij, për të zbuluar shkakun, që vlerëson numrin e kalorive që një person ka nevojë të konsumojë, për të pasur rënie në peshë me kalimin e kohës. Ai zbuloi se, megjithëse njerëzit në studim nuk e dinin se sa kalori u largonte ilaçi gjatë ditës, trupi i tyre luftonte kundër kësaj rënie në peshë, duke i shtyrë ata të hanin edhe më shumë, për mund të duket kjo në jetën reale. Nëse një person, i cili normalisht konsumon afro 2700 kalori në ditë humbet afro 4 kg, trupi i tij e shtyn të konsumojë afro 400 kalori më shumë se më parë, një total prej 3100 kalorish. Përdorimi i këtij studimi për rënien në peshë në jetën reale është i shu- manshëm, thotë Kahan. “Ajo që shoh në pacientët e mi është se ata janë lodhur për të rënë në peshë dhe pastaj e rimarrin prapë atë. Ata nuk e kuptojnë si mund të kenë gjithë këtë sukses në fusha të tjera të jetës së tyre dhe kanë kaq vështirësi në këtë fushë”, thotë Kahan. “Kjo është një nga copëzat e pazëllit. Kjo ndihmon të kuptojmë se nuk është i gjithë faji ynë. Trupi ynë lufton kundër mbajtjes afatgjatë të asaj peshe. Kjo është shumë e rëndësishme”, shton ai.

pari, studiuesit kanë marrë në studim njerëz me diabetin numër 2. Rezultatet mund të mos përfaqësojnë ndryshimet në oreks tek njerëzit e shëndetshëm, thotë Hall. është gjithashtu e paqartë nëse ndryshimet e oreksit të përllogaritura për njerëzit në studim do të aplikoheshin edhe për sasi të ndryshme të rënies në peshë. Mbase ndryshime të vogla në peshë nuk shkaktojnë diferenca kaq të mëdha në oreks, sa rëniet e rëndësishme. Nëse studime të tjerë të mëpasëm do të mbështesin këto zbulime, Fuzhioka dhe Kahan thonë se ai do t’i ndihmojë doktorët për të gjetur një mënyrë të re për të trajtuar pacientët. Pothuajse të gjitha ilaçet që jepen për rënien në peshë funksionojnë duke pakësuar oreksin e personit. Mbase njerëzit që bien në peshë mund ta mbajnë peshën e humbur me ndihmën e ndonjërit prej këtyre ilaçëve. “Kjo na jep neve një drejtim”, thotë Fuxhioka. “Mbase unë duhet t’u jap pacientëve të mi që kanë rënë në peshë kohët e fundit një ilaç për uljen e oreksit, që ata të mos nxiten të hanë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.