Dini të kujdeseni për veshët?

Intervista - - TEST -

1. Dëgjimi i muzikës së lartë mund të dëmtojë veshët brenda: a. Dy vjetëve b. Dy javëve c. 30 minutave 2. Ju duhet t’i pastroni veshët me: a. Shkop veshësh b. Peshqir c. Të dyja

3. Një metodë e mirë për të shkrirë dyllin, është të fusësh një qiri në vesh dhe të ndezësh anën tjetër të tij: a. E vërtetë b. Gënjeshtërt

4. Nëse nuk doni të keni “veshin e notarit” (infeksionin e veshit që u ndodh shpesh notarëve), duhet:

a. Të thani mirë veshët pasi keni bërë not b. Të mos pastroni në thellësi të veshit c. Të dyja bashkë

5. Për fëmijët e rritur, doktorët zakonisht këshillojnë këtë trajtim për infeksionet e lehta të veshit: a. Pika në vesh c. Presin për të parë se ç‘do të ndodhë

6. Kjo mund t’ju ndihmojë për të evituar dhimbjen e veshit në aeroplan:

a. Gëlltitja, përtypja e çamçakëzit ose gogësima

b. Të pish shumë ujë para se të hipësh në të

c. Të kërcesh lart e poshtë

7. Nëse keni çpuar veshët (për të vënë vëthë), mund të përdorni këtë metodë për të evituar infektimin e tyre: a. Uthull të bardhë b. Peroksid hidrogjeni c. T’i fërkoni me alkool

8. Tinitusi- tingëllimi i veshëve, mund të mos largohet kurrë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Shumë mundës (wrestlers) dhe boksierë vënë mbrojtëse në vesh: a. E vërtetë b. Gënjeshtërt

10. Dylli i veshëve është i mirë për veshët: a. E vërtetë b. Gënjeshtërt

11. Nëse ju shihni shumë dyllë në veshë, duhet ta pastroni: a. E vërtetë b. Gënjeshtërt 12. Cila pjesë e veshit prodhon dyllin: a. Veshi i brendshëm b. Daullja c. Veshi i jashtëm

13. Ju mund të bëni diçka çdo ditë për të ndihmuar largimin e dyllit të vjetër nga kanali i veshit: a. Të përtypeni b. Të pulisni sytë c. Të shtriheni në shtrat

14. Cila është mënyra më e mirë për të hequr dyllin e veshit të grumbulluar në kushtet e shtëpisë:

a. Një aparat thithës b. Lëshimi i ujit me presion c. Peroksidi i hidrogjenit

15. Dylli i veshit mund të jetë i fortë nëse keni: a. Artrit b. Ekzemë c. Gurë në veshka Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është c-ja. Muzika e lartë quhet ajo e nivelit 105110 decibel, si ajo e një koncerti rroku, ose e volumit maksimal të një aparature muzikore tipike dore. Megjithatë, veshët mund të dëmtohen edhe me 85 decibel, e shkaktu - zoni ata për orë të tëra. Kështu pra, mbajeni volumin e muzikës të ulët dhe përpiquni të mos dëgjoni për një kohë shumë të gjatë. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja Nuk duhet futur asgjë në kanalin e veshit. Lani vetëm pjesën e jashtme të veshit me ujë e sapun. Mos u shqetësoni nëse keni shumë dyllë, sepse atë e prodhon trupi si mbrojtje natyrale, nuk është shenjë se ka problem. Nëse ju keni dhimbje, apo kruar 3. Përgjigjja e saktë ështyë b-ja Kjo teknikë konsiston në vënien e një qiriri bosh në vesh dhe ndezjen e anës tjetër të tij (jo atë që futet në vesh). Supozohet që nxehtësia të tërheqë jashtë dyllin e veshit, por nuk duhet ta përdorni, pasi është provuar se nuk sjell asgjë të mirë, bile është e rrezikshme. Ajo mund ta shtyjë më thellë dyllin, ose të shkaktojë djegie të veshit, daulles, fytyrës, ose lëkurës së kokës. Nëse ju mendoni se keni problem me dyllin e veshit, duhet të shkoni tek doktori. 4. Përgjigjja e saktë është c-ja. Lagështira krijon një mjedis ideal për bakteriet. Ju mund t’i fusni ato brenda (dhe të shkaktoni një infeksion), nëse ju gërvishni lëkurën e hollë që vesh kanalin e veshit me thonj, ose shkop veshësh. Zakonisht kjo nuk është diçka serioze. Trajtimi i hershëm me pika në vesh mund të ndihmojë për të evituar përkeqësimin e gjendjes. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja Infeksionet në vesh janë shkaku më i shpeshtë i vizitave të fëmijëve tek doktori. Të rriturit nuk sëmuren shpesh prej tyre, sepse këndi i tubit që lidh veshin e mesëm me anën e pasme të fytit ndryshon pas adoleshencës, duke e ulur mundësinë e infeksioneve. Simptomat zakonisht përmirësohen pas nja dy ditësh dhe shumica e infeksioneve largohen vetë. Por, nëse fëmija juaj është nën 2 vjeç dhe ka dhimbje të fortë, ose temperaturë të lartë, doktori ka gjasë t’i japë antibiotikë për të ngordhur bakteriet që shkaktojnë infeksionin. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. Dhimbja e veshit ndodh në aeroplan kur ai ngjit ose ul lartësinë me shpejtësi. Megjithatë, kjo nuk ndodh vetëm në aeroplan, mund të ndodhë edhe në një mal, ose në ashensor. Presioni në veshin e mesit çekuilibrohet nga presioni i ajrit jashtë. Ju mund t’i dëgjoni zhurmat si të mbytura, të keni dhimbje të lehta dhe të ndjeni një presion në vesh. Gogësima, ose gëlltitja mund të ndihmojë hapjen e tubave që lidhin veshët me hundën, gjë që mund të lehtësojë presionin. Zakonisht largohet vetë, por nëse ndjeni marrje mendsh, ose keni dhimbje më shumë se nja dy orë, duhet të shkoni tek doktori. 7. Përgjigjja e saktë është c-ja Lyeni pak pambuk me alkool dhe vëreni në të dyja anët e veshit të çpuar, dy herë në ditë, për të parandaluar infeksionin. Disa këshilla të tjera për t‘u kujdesur për veshët e sapoçpuar: Lani duart para se t’i prekni veshët, rrotullojini vëthët nja dy herë në ditë dhe mbani të njëjtën vëthë në vesh pa i hequr për të paktën 6 javë, bile edhe natën. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. Nëse tinitusi shkaktohet nga mjekimi, dylli i shumtë, ose problemet me presionin e gjakut, doktori mund ta trajtojë. Por ai mund të jetë edhe shenjë e një dëmtimi të përhershëm të veshëve nga zhurma (ajo e vazhdueshme, si ajo e një makine gare), ose e papritur (nga një shpërthim). Për të parandaluar dëmtimin e dëgjimit, vini tapa veshësh kur e dini se do të shkoni në një vend me zhurma të larta. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja. Goditjet e përsëritura në vesh mund të shkaktojë prerje dhe dëmtime. Kjo mund të dëmtojë strukturën e jashtme të veshit dhe ai mund të duket me gunga. Prej kësaj rrezikohet çdo atlet që bën sporte kontakti, si ata që luajnë regbi, ose praktikojnë xhudon. Kjo nuk ndikon vetëm në pamjen e jasthme, sepse shton mundësinë për infeksione në vesh dhe humbjen e dëgjimit. 10. Përgjigjja e saktë është a-ja. Puna kryesore që ka kjo lëndë e verdhë, ngjitëse brenda veshëve tuaj është t’i mbajë ata të shëndetshëm. Dylli pendon pluhurin, pisllëkun, insektet dhe gjëra të tjera të futen në kanalin e veshit. Ai gjithashtu mbron veshët nga infeksioni. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja. Pamja e dyllit mund t’ju duket e shpifur, por në të vërtetë kjo nuk ka lidhje me pastërtinë e personit. Rezistojini dëshirës për ta hequr qafe nëse nuk është kafe, ose e zezë, ose e bardhë dhe si me leskra. Këto mund të jenë shenja infeksioni, ose probleme të tjera, për të cilat duhet të shkoni tek doktori. 12. Përgjigjja e saktë është c-ja Veshi i jashtëm ka një kanal prej 3 cm të gjatë. Lëkura e tij ka disa gjendra speciale që prodhojnë dyllin. 13. Përgjigjja e saktë është a-ja Ashtu si disa furra pjekjeje, kanali juaj i veshëve është me vetëpastrim. Sa herë që ju përtypeni, ose lëvizni nofullat, ndihmoni për largimin e dyllit të vjetër nga kanali i veshit drejt daljes. Dylli më pas thahet dhe bie vetë. 14. Përgjigjja e saktë është c-ja Nëse ndjeni që prodhoni shumë dyllë veshi, përdorni peroksid hidrogjeni, pika në vesh, vajra minerale, ose solucion me kripë në vesh. Kjo do të ndihmojë në tretjen e ose zbutjen e dyllit. Përzieni në sasi të barabartë peroksid hidrogjeni dhe ujë dhe futni 5 pika në vesh natën. Shtrihuni anash dhe lëreni solucionin të zbusë dyllin. Nëse kjo nuk funksionon duhet të shkoni tek doktori. Ai ka disa instrumente speciale për heqjen e dyllit. 15. Përgjigjja e saktë është b-ja Ekzema shkakton tharjen dhe leskërimin e lëkurës dhe kjo mund ta forcojë edhe dyllin e veshit. Dylli që ka kohë që rri në vesh, ose që grumbullon shumë pisllëk, gjithashtu mund të jetë i fortë dhe i thatë. Nëse është i tillë, ka shumë gjasa të shkaktojë një bllokim të veshit. Nëse ju keni problem me dyllin e veshit, duhet të shkoni tek doktori për kontroll çdo 6-12 muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.