Njohjet më të këqija që mund të qëllojnë

Intervista - - SEKS -

Je gati të takosh djalin e ëndrrave të tua, siç të ka thjesht një djalë që e gjete në Facebook). Nëse je duke pyetur veten se sa keq mund të shkojnë gjërat, më mirë të jesh e përgatitur për njohjet më të këqija që mund të të bien!

1. Takim me një kurrnac

Jetojmë në kohë të vështira dhe probabiliteti që të të bjerë një djalë kurrnac janë më të mëdha se kurrë. Burri koprac ndahet në dy kategori, që është njëra më e keqe se tjetra. Kemi çifutin që nuk të çon në një restorant, por që do të nxjerrë me barkun bosh, vetëm me ndojë gotë pije. Pasi keni folur gjerë e gjatë për shumë tema dhe ti mendon se ke përpara një tip shumë interesant, vjen momenti për të paguar llogarinë. Në atë moment ai do të kërkojë 500 lekë për verën që pive, duke të shpjeguar se sa shumë beson në barazinë mes sekseve. Nëse nuk të qeras në takimin e parë, mos shpreso se me kalimin e kohës do të bëhet bujar dhe kuvardha.

Nga ana tjetër kemi superkopracin. Më e mundur është që të kërkojë të takoheni direkt e tek kafeneja, që të mos harxhojë benzinë dhe të vijë të të marrë në shtëpi. Pasi keni ngrënë e pirë, do të thotë se ka harruar portofolin në shtëpi dhe sigurisht që do të ofrohesh të paguash ti këtë herë. Nëse dilni përsëri dhe ai i ka paratë me vete, do të përdorë të njëjtin jus- nuk do të ketë me vete para të thata dhe bankomati është shumë larg. Një kurrnacëri e tillë pranohet vetëm nga studentët dhe ushtarët, të tjerëve nuk u lejohet. Le ta dinin që më parë se përshtypja e parë është ajo që ka më shumë rëndësi.

2. “Peshkatari” që ka dalë për të peshkuar

Ky djalë do të bëjë (dhe sigurisht do të thotë), çfarë të mundet për të të shtënë në dorë. Do të bëjë furçe dhe do të japë plot për të pirë, në mënyrë që të të fusë sa më shpejt në krevat. Mos u nxito të deklarosh se je e lidhur me të në Facebook pas takimit të parë, sepse do të dalin edhe 10 “fatlume” të tjera që zotërojnë të njëjtin titull me ty. Do ta dallosh në fushën e seksit dhe adhurimi për Tinderin. Çfarëdo përralle të të tregojë, të lutemi mos bëj seks me të që herën e parë. E vetmja gjë që do të arrish, është të forcosh egoizmin e tij dhe ti thjesht do të presësh afër telefonit për të lënë një takim të dytë. Mund të kalojnë edhe vite derisa të ndodhë diçka e tillë (nëse ndodh), ndërkohë peshkatari do të vazhdojë të kërkojë peshq të tjerë për të mbushur rrjetën e tij. Mos u çudit nëse merr vesh që, të njëjtën mbrëmje që u njohët bashkë, t’i ketë ardhur rrotull edhe shoqes tënde të ngushë. 3. Eksperti Nuk ka subjekt ku ai të mos shprehë opinionin e tij. Shumëllojshmëria e njohurive që ai ka mbulon një Madona dhe përfundon tek kriza ekonomike dhe aksionet e bursës. Sidomos në takimin e parë, nuk ka bashkëbisedues më të bezdisshëm se eksperti, që mendon se i di të gjitha. Ti do të mësosh gjëra të tjera për tjetrin, por edhe t’i tregosh gjërat e tua, por ai nuk do të lërë as të hapësh gojën! Edhe sikur të lidhesh me një tip të tillë, ti nuk do ta thuash kurrë mendimin tënd në këtë lidhje. Gjëja më pozitive e një takimi të tillë është se ai që të kalojë koha! 4. Ai që rrotullon sytë Këtu merr fund çdo gjë. Një burrë që rrotullon sytë lart e poshtë që në takimin e parë dhe nuk mund ta mbajë vështrimin e tij të përqëndruar vetëm tek ti, mos prit të jetë besnik dhe të keni bashkë një lidhje jetëgjatë. teje), edhe me kamerierën, vajzën që është ulur në tavolinën afër, bile edhe me macen femër që do të kalojë në rrugën përballë! 5. Përtaci Ti, për të shkuar në festën e tij, do të bësh kilometra të tëra, bile edhe me mjetet e transportit publik (sigurisht që ky tip nuk do të vijë të të marrë në shtëpi) dhe ai do të lërë takim tek kafeneja që ka poshtë shtëpisë. Ka shumë gjasa të vijë i palarë dhe me rroba të pahekuro- sura (vetëm nëse ia hekuros mamaja), ndërkohë që ti je veshur e stolisur sikur do hollivdian. Nëse nuk e merr mundimin të të çojë në një vend elegant për të të joshur herën e parë që do të dilni, nuk ka shpresë se do ta bëjë më vonë. 6. Autoritari Ne ankohemi për burrat që nuk e marrin kurrë nismën, por edhe të gjendesh në takim me një burrë autoritar, nuk është më mirë. Ky djalë do të të çojë atje ku do ai, do të porosisë në restorant edhe për ty dhe për veten ushqimin dhe pijen që i pëlqen atij. Me qëllim që të mos gjendesh tek dera e kishës me një burrë të tillë pa e kuptuar fare, gjej një herët. Mos i thuaj shumë jo, sepse kurrë nuk i dihet deri ku arrin autoritari. 7. Tifozi i çmendur nuk i ndjek ndeshjet e futbollit dhe ai, me guxim, vazh e lojës me të cilën luante skuadra e tij në ndjeshjen e fundit. Sigurisht, nuk do t’i lërë kurrë takimet kur ka ndjeshje skuadra e tij, vetëm nëse ti pranon dhe e lini takimin në stadium. Nëse vazhdon të dalësh me këtë fanatik, do të përfundosh me fustan nuseje në shkallët e stadiumit dhe në darkë, në komentet e ndjeshjes. 8. e mëparshme që në takimin e parë me tjerën është i dyshimtë dhe ka shumë gjasa që të jetë ende i ngji një përmendje të thjeshtë që ka lidhje me të kaluarën. Ai do ta përmendë emrin e saj në çdo temë bisede që do të bëni. Ti:- Të pëlqen Roma? kemi qenë me Xhenin!

Para se të dëgjosh gjithë bëmat e Xhenit, largohu nga takimi me marifet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.