Anila Lilaj: Do doja të shkruhej “I love my family”

Intervista - - MUZIKË -

Këngëtaret që lënë mbresa janë të pakta, sidomos në këtë kaos muzikor,por ka edhe të tilla si Anila Lilaj, që edhe pse jeton në anën tjetër të botës, në Australi, di si të qëndrojë mes publikut të saj, më këngë që mbeten. “Jena nalt” është kënga më e re që ka sjellë ajo në bashkëpunim me Vagabondin, një duet që është gërshetuar bukur dhe rezultati ka qenë, një këngë e bukur dhe e pëlqyer.

Fabjola Kuburi: - Anila, përshëndetje! Këtë herë na vjen me një klip të ri, na trego pak më shumë?

Anila Lilaj:- Përshëndetje, uroj të jeni mirë të gjithë, lexues dhe publiku im. Kënga e re “Jena Nalt” është një tërësi bashkëpunimesh të rëndësishme ku duhen përmendur teksti, muzika dhe aranxhimet nga Big Basta, bashkëpunimi me Vagabondin, ndërsa klipi është realizuar nga Max Production. Bashkëpunimi im me Vagabondin rezultoi i frytshëm sepse pati impaktin e duhur që në ditët e para që u lançua.

- Bashkëpunimet janë në trend tani dhe zakonisht që të bëhen hite, janë gjithmonë një këngë- tar dh dhe një jë këngëtare,kë ë pse jo jd dy këngëtare?

- Ndoshta ngaqë është kthyer edhe në trend suksesi mashkull-femër, por besoj që edhe bashkëpunimet mes dy femrave janë po aq të suksesshme sa edhe ato mes një mashkulli dhe një femre.

- Çfarë vlerëson më shumë në jetë?

- Familjen dhe muzikën, lumturinë që më dhurojnë këto të dyja, nuk ma dhuron asgjë tjëtër.

- Sa e vështirë është, të jesh një këngëtare e talentuar, në këtë lëmsh të patalentuarish që vërtiten, në muzikën shqiptare?

- Të them të vërtetën është bërë një katrahurë në muzikën shqiptare dhe është shumë e vështirë që të ecësh në këtë zallamahi ku këngëtarët po mbijnë si kërpudhat pas shiut, por gjithsesi mendoj se publiku shqiptar di se çfarë është muzikë dhe çfarë komercialitet kështu që di ta bëjë edhe dallimin dhe të vlerësojë muzikën dhe këngëtarët që bëjnë art.

- Të jesh personazh publik, ka më shumë pozitive sesa negative?

- Ka anë negative por janë më shumë pozitive. Ke privilegje që të bëjne të ndihesh mirë por nga ana tjetër duke qenë e njohur duhet të n në përditshmëri dhe jo vetëm.

i imazhi yt si këngëtare? A ia ke arr ritur ta kesh këtë?

Anila që këndon me shpirt dhe me dashuri, ashtu siç jam në të vërtetë publiku.

- Mendon se një fytyrë e bukur f fsheh edhe një shpirt të bukur?

- Në rastet më të shpeshta po, por ka pasur raste që një fytyrë e bukur ka pasur një shpirt jo aq të bukur, kështu që duhet marrë si relative kjo gjë.

- E ke të rëndësisshme t të jesh “in” me tendencat e fundit?

- Më thuaj, kush nuk e ka?! Një femër që është edhe person publik duhet të jetë gjithmonë “in” me tendencat e fundit sepse përkujdesja është gjë shumë e rëndësishme.

- Sa natyrë ekspresive e konsideron veten?

- Me raste jam, por mundohem e edhe të jem e koncentruar.

- Çfarë do të doje të ishte e shkruar në T-shirt tënd? - “I love my family” - A të pëlqen puna që bën? - Jam shumë e lumtur me profesionin që kam sepse bëj atë që dua.

- A i devijon shpesh punët e përditshme?

- Tentoj mos ta bëj, sepse jam shumë korrekte në gjithcka që bëj. - A je kursimtare? - Aspak, do të doja të isha por e kam ‘dorën e shpuar’ por në momentin kur bëhesh me familje e sidomos nënë, atëherë mënyra e të shpenzuarit ndryshon dhe del në favorin e familjes të harxhuarit me karar.

- Cila është koha e kujtimeve të tua më të bukura?

- Për fat të mirë kam kujtime shumë të bukura për çdo vit që kalon kështu që s’mund të veçoj një. - Po kujtimet e hidhura? - Ka disa por unë mundohem ti anashkaloj e mos ti kujtoj fare dhe sa herë i mendoj të qenurit e lumtur më ndihmon ti quaj vetëm mësime.

- Të qenit i pëlqyer e bën më të bukur ekzistencën e një artisti?

- Absolutisht që po! Ne të gjithë bëjmë “artin” tonë, por pa aprovimin e një audience mund të mbyllemi e ta bëjmë këtë gjë në shtëpi dhe vetëm.

- Cila është ngjyra që mbizotëron tek Anila? - Të gjitha ngjyrat e ngrohta. - A i lutesh Zotit dhe për çfarë? - Sigurisht që po, është ndoshta e vetmja mënyrë që të ndihem më mirë, sepse realisht shpresat më të mëdha që gjërat të shkojnë mirë, janë në dorë të Tij.

- Cila është mbrëmja jote ideale?

- Nëse nuk jam në punë, divan, televizor, famija ime afër meje, popcorn, ndoshta ndonjë gotë, ja kështu.

- Është lehtë t’i qëndrosh besnike stilit tënd?

- Absolutisht është shumë e vështirë! Ka gjithmonë tendenca të reja që janë shumë atraktive por e mira është vetëm të përshtatesh dhe të vazhdosh rrugën. - Çfarë të frymëzon më shumë? - Muzika e mirë më inspiron shumë, njerëzit e lumtur. E shumë gjëra që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.

- Të bezdisin thashethehemet për jetën tënde sentimentale?

- Më bezdisin shumë, sepse përgjithësisht janë të pavërteta ,mund - resuar, nuk është nevoja të hamendësojnë, por harmonia dhe qetësia që kam në familje bashkë me profesionalitetin tim në atë profesion që kam m’i bëjnë të pavlefshme.

- E shikoj që je “ujë dhe sapun”, nuk të pëlqen makiazhi për përditshmërinë?

- Realisht më pëlqen të kujdesem për veten, por që përditshmëria nuk ma kërkon ngarkesën në make-up. Më pëlqen thjeshtësia.

për muzikën?

- Vetëm kohë dhe vullnet. Ia ka vlejtur 100%.

- Ke realizuar shumë deri tani, a të ka ngelur diçka që ende e ke në synim por që se ke arritur?

- Kam ende synime për të arritur, kam ende shumë rrugë për të bërë. Deri tani jam e kënaqur sepse ato që kam synuar i kam realizuar. Shpresoj që të njëjtën gjë të arrij edhe në të ardhmen. - Bëj plane të zakonshme që mund të ketë një ditë e zakonshme. Relativisht e bukur dhe e ngarkuar.

- Pas gjithë këtyre gjërave të bukura në jetën tënde, cilat janë projektet ku do të fokusohet vëmendja jote?

- Kam në plan të sjell këngë shumë të bukura, një e kam në plan ta sjell shumë shpejt. Dua të shijoj edhe suksesin e klipit të fundit, i cili është pëlqyer shumë dhe për këtë falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan me mua dhe publikun për vlerësimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.