22 tetor 2016 Poezia juaj... Rikthim..

Intervista - - POSTA -

Rikthehem mbrapa në kujtime Ku me del dhe vetja ime... Ku bukuria është një buzëqeshje Ku dashuria shprehet në heshtje. Ku sytë ndrijnë nga drita e jetës Ku jeta nuk është një zhgënjim Nje ëndërr, plot ankth, Gjithashtu shumë bukuri. Zgjimi prej saj pritet me frikë Një ndarje, e zymtë, e trishtë ! Ndodh të jemi diku aty, Duke kërkuar një far drite. Duke kerkuar humbasim veten Presim t’na «shohin» me këta sy. Sytë, pasqyra e shpirtit Që asnjëherë nuk ndryshojnë... Por jo gjithkush mund ti dëgjojë. AURELA JARUA Ti shkon me mua si vëlla. S’të mbaj lidhur me zinxhirë, Ke shtëpinë tënde të ngrohtë. Ke të drejtat e tua dhe lirinë, Ato s’ti cënoj kurr në botë! Miku im, për ty s’jam një zot, Të rrojmë tok fati i mirë na ra; Në rrugëtim je më i miri shok! Atë që e ha unë edhe ti e ha. Eh, ti leh ca më shumë, Edhe unë leh ca më pak. Si ti i dashur edhe unë, S’jemi lehaqenër partiak! Unë leh, të marr frymë dua, Të ruaj vlera, histori, punën. Ti leh fort t’mè ruash mua; Të dy të lirë vazhdojmë udhën. FLAMUR CEPELE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.