Pyetje për arkitektin

Intervista - - POSTA -

-I dashur arkitekt Seldi. Kam ndjekur me interes këshillat tuaja për rregullimin e shtëpisë, që më kanë pëlqyer shumë. Desha t’ju pyes, pse nuk jepni disa këshilla edhe për rregullimin e dhomës së gjumit? Si duhet të jetë ajo? Falemnderit. Aleksandra

Seldi Shehu, arkitekt: -E dashur Aleksandra. Nuk kemi dhënë deri tani këshilla për dhomën e gjumit sepse nuk kemi patur pyetje për këtë. Tani që na pyete ti, po të përgjigjem.

Sot, do të mundohem të jap disa këshilla për të arritur një dizajn sa më bashkohor për këtë dhomë.

Do ju këshilloja që gjithmonë përpara së të nisni nga puna duhet të gjeni inspirimin e duhur. Kër - vistat e ndrysme. Pasi të kërkoni dhe keni gjetur materialet mjaftueshme veçoni dy-tre shembuj të cilët iu përshtaten më së shumti gustove tuaj. Pastaj përpiloni një listë se çka ju pëlqen te këto foto që keni gjetur. Përpiquni të shmangeni nga fjalët e përgjithshme si: e thjeshtë, e bukur, e paster, e qetë etj dhe vendosni në listë detaje dhe aksesorë që ju pëlqejnë vërtetë, ngjyrat e mureve, hapësirat që ju nevojiten. Të tilla mund të jenë, për shembull, një mermer, pasqyrë e rrumbullakët me kornizë, stol ne fund te krevatit, stil industrial, mobilje ngjyrë druri natyral etj. Renditni njëri pas tjetrit në kollonë dhe më pas mendoni nëse mund ose jo t’i realizoni ato. Kështu, për shembull, nëse ju pëlqen drita kjo mund të “përkthehet” në drita në formë spotesh, llambadarë me copë ose me letër. Pra, duhet gjetur esenca e asaj çfarë ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë. Kam pas raste kur - shinës në shtëpinë e tij por sipërfaqa nuk e mundesonte këtë. Në këtë rast, në mungesë të pishinës, i risolla elementin e ujit me akuariume, me sipërfaqe xhami në të cilen rrjedh currila e ujit, sipër etj. Pra, e rëndeësishme është të të pëlqejë një gjë, të dish se çfarë të pëlqen, pastaj kalon te realizimi i saj...

E rëndësishme është që të mos - lestare se në këtë mënyrë ju ndoshta nuk do nisni asnjëherë me projektin. Bëni disa kapërcime, duke zgjedhur bojën e murit që në - trën murale që ju duhet. Të gjitha këto ju bëjnë më të motivuar për të vazhduar më tej me projektin, duke përcaktuar çfarë do hiqni, çfarë do mbani dhe çfarë do të blini. Shumica prej nesh nuk i ka - - mi. Mundohuni të shihni me kujdes çdo mobilje e çdo aksesor në dhomë me qetësi, ndoshta do t’iu duhet edhe të bëni edhe disa foto dhe të vendosni nëse i përshaten skemës së re ose imazhit të ri që ju doni të arrini. Disa gjëra mund të përdoren siç janë, ndërsa të tjera mund të marrin funksione të ndryshme. Një dollap i vogël i vjetër me disa ndërhyrje të vogla mund të shndërrohet në një komo antike. Gjithshtu ju mund të lyeni pjesë të ndryshme të mobiljeve, si për shembull, kapakët për t’i dhënë atyre një pamje tjetër. Pasi keni përcaktuar çfarë do mbani, ju duhet të përcaktoni dhe çfarë keni nevojë për të blerë.

Së pari, nxirrni përmasat dhe madhësisë së mobiljeve. Përcaktoni gjatësinë dhe gjerësinë e dhomës, distancat ndërmjet dritareve, - ni përcaktoni në plan dimensionet e mobiljeve që të përshaten më së miri. - sinë e krevatit të dhomës së gjumit, sepse ai është gjëja më e rëndësishme. Krevati është gjëja e parë që duhet përcaktuar. Dhe së pari madhësia e tij : E doni të madh, mesatar, apo të vogël… Zgjidheni atë edhe sipas mundësisë së hapësirës që keni. Kini parasysh se një krevat i madh ju lë më pak mundësi dhe hapësirë për garderobën dhe gjërat e tjera që doni të vendosni në dhonë. Filloni hidhni skicat në të kërkoni marrëdhënie midis mobiljeve dhe hapësirave të lira, kini kujdes hapësirën fuksionale dhe akset e lëvizjes. Mos harroni gjithmonë të masni lartësinë e dhomës për të përcaktuar dimensionet në lartësi të dollapit duke lënë tolerancat e - ni atëherë do ju duhen disa rafte në krah të kokës së krevatit ose sipër saj. Përcaktoni, së pari, dimensionet e duhura të komedinës. E rëndësishme është të përcaktoni komedinën, pasi të keni përcaktuar krevatin, pasi lartësia e krevatit nuk është e përshatshme për çdo komedinë. Dhe, mos harroni, për percaktuar lartësinë, merrni në konsideratë lartësinë e dyshekut. Lartësia e duhur e komedines është pak më poshtë se dysheku pasi është më funksionale dhe e lehtë për të vendosur dhe për të marrë sende. Por gjithsesi mund të merrni një komedinë me lartësi më të madhe të dizenjove të ndryshme në varësi të asaj që ju pelqëni.

Me rëndësi është edhe komoja për vendosjen e rrobave. Përdorni një komo që ju përshatet, por jo në të njëjtin stil. Ju duke e ëuditshme? Komoja është si një aksesor që duhet gjithnjë të vihet në pah. Gjeni një të gjatë dhe të ulët. Komoja bashkë me pasqyrën, televizorin krijojnë një atmosferë të vecantë. Nëse jeni person që i lëvizni shpesh mobiljet në shtëpi merrni nje komo me këmbë të larta dhe elegante, në të kundërt përdorni komo që vjen rrafsh me dyshemenë.

Ndriçimi është një element shumë i rëndësishëm në dhomë. Do ju duhet minimumi tri burime drite që të ndiheni rehatshëm. Një do jetë një ndriçim kryesor i varur, ndoshta në mesin e dhomës, një ndriçim tjetër do të jetë funksional, si, për shembull, kur doni të lexoni dhe një ndriçim tjetër do të jetë dekorativ i cili i jep ndjesi të veçantë dhe karakter gjithë hapësirës. Mund të përdorni edhe drita me ngjyra të ndryshme. Kujdes kur përdorni ndriçim të përqëndruar : mos e vini përballë pasi do ju krijojë shqetësime.

Shumë rëndësi në dhomën e gjumit ka edhe qilimi. Pëgjthësisht ka dy mënyra për të zgjedhur dhe përdorur qilimin. E para, mund të zgjidhni një qilim të madh mundësisht sa e gjithë dhoma dhe kjo bëhet në rast se ke dysheme të ftohtë me pllaka, ose në rast se e ke me shtrim me parket, atëherë mund të përdorni edhe një qilim në një kënd të vecantë të dhomës ku ju rrini ose që ju pëlqen të uleni. Kohët e fundit po përdoren shpesh 2 qilima në dhomë në kontrast me njeri - tjetrin. Një qilim mund të jetë i madh dhe një më i vogël në një kënd dhe mundësisht shumë imponues dhe i veçantë. Mund të jetë i diferencuar në ngjyrë dhe në dizajn.

Pas kësaj përcaktoni perdet. Perdet e rënda do ju japin qetësinë, privatësinë, pra, atë që ju duhet për dhomën e gjumit. Mund të përdorni perde të stileve e formave të ndryshme. Kini parasysh nëse do vendosni ndonjë kalorifer poshtë dritares ose ndonjë mobilje tjetër për të përcaktuar gjatësinë e perdes, ndërsa për të percaktuar llojin e perdes duhet të kini parasysh llojin e xhamit që do përdorni, do përdorni ose jo grila etj.

mbulesën e krevatit. Më mirë të shpenzoni në një mbulesë të mirë, se sa në një tjetër të lirë dhe që « humbet » shpejt. Kujdesuni për jastekët dhe mundohuni t’i merrni sa më të mirë. Gjithashtu rëndësi dyshekut që të lejojë ajrosjen e tij.

Së fundi, nëse keni vend të lirë në dhomë, mirë është të mendoni edhe për një ulëse. Për të përcaktuar dimensionet e saj do të shihni se sa vend ju ngelet i lirë. Zakonisht ulësja vendoset në fund të krevatit ndoshta shoqëruar me një tavolinë të vogël e trajtuar si një kënd studimi.

Së fundmi, mendoni edhe për të vendosur ndonjë pikturë në muret e dhomës. Ato mund të jenë ose të dimensioneve të mëdha, ose disa piktura të vogla që mund t’i vini në çdo kënd për të mbushur muret. Këto krijojnë një atmosferë më personale e më inspiruese. Ku ka më mirë se të zgjohesh përballë një pikture gjatë çdo dite të jetës suaj?

Dhe në fund fare, shikoni përreth dhomës dhe mendoni se çfarë i mungon. Mund t’i mungojë një pasqyrë, piktura të vogla, qirinj aromatizues, lule të freskëta, ndoshta një frigorifer i vogël për pije të freskëta ose një ekspres i vogël për të bërë kafen e mëngjesit e shumë të tjera si këto që e plotesojnë më së miri dhomën… Seldi Shehu, arkitekt, www.seldishehu.al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E-mail: info@seldishehu.al «Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera»

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.