Pyetje për instruktorin

Intervista - - POSTA -

Instruktor, unë dua të di se si të ushehem, si ti ndaj vaktet dhe sa proteina apo vitamina duhet të marr që të jem në gjende që të bëj palestër. Unë ha edhe shumë ëmbëlsira, më bëjnë keq? Pres përgjigje. Arla.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:- Arla, - jmë palestrën normalisht që trupi jonë harxhon më shumë energji dhe sidomos kur stërvitja vazhdohet pas një kohe të gjatë pushimi njeriu kërkon më shumë ushqim për zëvëndësimin e energjive të humbura. - zik nuk realizon rënie në peshë! Kjo për dy arsye: 1. Aktiviteti - lon ndjeshëm oreksin dhe 2. - lojnë palestrën kanë tendencë të konsumojnë ushqime kalorike sidomos ëmbëlsira për të shpërblyer veten! Në këtë rast cila është zgjidhja? Programimi i saktë i ushqimit. Ky programim konsiston në disa parime themelore:

Në kontrollin total të kalorive

Në shpërndarjen e duhur të vakteve

Në marrjen e duhur të karbohidrateve dhe proteinave dhe në marrjen e vaktit para dhe pas aktiviteit në kombinimin e duhur dhe kohën e duhur. Para aktivitetit: Duhet të hamë 1 orë përpara palestrës në mënyrë që të kemi karburant për aktivitetin. Ushqimi që duhet të konsumojmë duhet të konsistojë në karbohidrate të thjeshta dhe komplekse.Shumë njerëz mendojnë se para palestrës është më mirë të mos ushqehen dhe kështu do të djegin më shume kalori. Kujdes: nëse trupi nuk ka substrate energjike ai do të ulë djegien.

Duhet të mundohemi që të mos biem pre e kequshqyerjes në sasi të mëdha po në shumë vakte të vogla dhe të shëndetshme që të kemi një funksionim perfekt të organizmit tonë ( normalisht duhet të fokusohemi tek zarzavatet, frutat, mishi në sasi në vogël dhe të evitojmë brumërat. Pas aktivitetit: Edhe pas aktivitetit duhet që muskujt që janë lodhur të ushqehen, mundësisht brenda 1 ore, më e mira brenda 10 minutave.

Ushqimi duhet të konsistoë në karbohidrate (buke, fruta, kos, qumësht), proteina (vezë, kos, qumësht, djathë, peshk ton, mish, fasule) + antioksidante (fruta, zarzavate).

Nëse nuk e ushqejmë trupin siç duhet e dini se ç’do të ndodhe? Trupi do dhjamin që ne duam por edhe muskujt, një gjë që nuk e duam aspak. Prandaj, nëse duam rezultat të mirë duhet të kemi parasysh të marrim kaloritë e mjaftueshme për të përballuar nevojat energjitike të ushtrimit, për të rehabilituar muskulin dhe për të ndërtuar masën muskulare. Të marrim karbohidrate, ushqimi kryesor i muskujve si në ushtrim aerobik ashtu dhe në ushtrim force. Të marrim sasinë e duhur të proteinave gjate ditës. Hidratimi dhe kaloritë që duhen marrë gjatë aktivitetit duhet të përshtaten për të parandaluar dehidratimin dhe për të vonuar shenjat e lodhjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.