Qen i tërbuar

Intervista - - POSTA -

- Kam parë në ëndërr, sikur një qen i tërbuar më kafshoi dhe më dhembi shumë. Çfarë do të thotë?

- Në qoftë se thjesht shikoni një qen, do t’u ndodhë diçka e hidhërueshme, por kalimtare. Në qoftë se shikoni qen të bardhë, do të pajtoheni me armiqtë tuaj dhe fati juaj do të ndërrojë si është më së miri dhe do të kaloni një jetë të lumtur. Në qoftë se shikoni qen të zi, kërkojnë t’u bëjnë keq armiqtë dhe shokët tuaj dinakë. Në qoftë se shikoni qen shumëngjyrësh, do të keni vuajtje dhe shumë shqetësime. Në qoftë se shikoni qen të tërbuar, mundohuni t’i shmangeni kundërshtarëve tuaj. Në qoftë se shikoni sikur qoftë se shikoni sikur ushqeni qen, do të thotë se ndihmoni njerëz të keqinj dhe të pabesë dhe që nuk duan të mirën tuaj. Në qoftë se dëgjoni qen duke lehur, një armik i juaj mundohet t’u bëjë keq, por që kot mundohet se nuk do t’ia arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur ju ndjek qen dhe ju kafshon, kundërshtarët do ta gjejnë mundësinë për t’u dëmtuar. Në qoftë se shikoni sikur zihen qeni me macen në shtëpinë tuaj, do të grindeni me një pjesëtar të familjes. Në qoftë se shikoni qenin duke qëndruar me macen bashkë, do t’u duan jashtë mase shokët. Në qoftë se shikoni qen duke u zënë me ujk, mundohuni të rregulloni sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ledhatoni qen, do t’i mundni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.