Pyetje që ende presin përgjigje

Intervista - - POSTA -

- A besoni në Zot? Po besoj në zot. Fatma Ka një zot lart ku shikon çdo gjë dhe ndaj e besoj. Renata Sigurisht që besoj në Zot. Lina Vij nga një familje besimtare dhe të gjithë pjestarët e familjes sime besojnë në Zot. Manjola

Nuk kam lexuar kurrë as Bibël as Kuran por në Zot besoj shumë. Fatjon

Nuk besoj as në veten time aq sa besoj në Zot. Valentina

Sigurisht që besoj në zot, po mos kishte Zot as njeriu nuk do ekzistonte. Bujar

Besoj në Zot dhe jam e bindur që Ai drejton jetët tona. Arjana

Kam besuar në Zot dhe do vazhdoj të besoj përgjithmonë. Joli

Sigurisht që besoj në Zot, pa Zotin nuk ke ku shkon. Jorina

- Sa ndikon feja në një marrdhënie për ju?

Për mua nuk ndikon fare, mjafton që ne të shkojmë mirë dhe të përshtatemi. Nuk ka rëndësi feja. Stiliano

Edhe ka ndikuar feja në disa lidhje se nuk përshtateshin disa tradita e zakone të fesë tjetër. Unë jam myslimane dhe jam e martuar me të njëjtën fe por kam parë sesi janë ndarë për shkak të fesë. Armela

Po mos të jenë fetar ekstremesh ska asnjë problem. Gudi

Aspak, unë besoj veç në Zot e në asnji fe, feja sot është bërë si politikave dhe interesave. Miri

Po të jetosh në Shqipëri ndoshta, unë jam katolike, burri mysliman dhe jetojmë në shtet orthodoks. Festojmë të gjitha festat, Krishtlindje, Bajram, Pashkë, i lutemi një Zoti se vetëm një Zot ekziston. Rëndësi ka të respektosh besimin e tjetrit dhe nuk kam patur kurrë probleme. Enkelejda

S’më intereson aspak feja, vetëm personi. Anita

Po të jenë ekstremisht fetar është shumë problem. Burri zë morra kur se mban higjenën, gruaja vjen erë se ska ajrosje. Klejda

Feja ndikon shumë në marrëdhënien time. Ndaj dhe përpiqem që të zbatoj atë në çdo rrethanë që ndodhem në lidhjen time.

Nuk ka qenë kurrë një element për të më penguar, për mua nuk ndikon apsolutisht fare. Fabjana - Nëse partneri/partnerja juaj do ikte larg për një kohë të gjatë do e prisnit? Do e tradhtonit dhe do e prisnit? Apo do gjenit dikë tjetër?

Rrallë çiftet sot janë bashkë se kurbeti i ka ndarë pothuajse shumicën se s’kan rrugë tjetër. Duhet prit dhe me plot durim e dashu gruaja. Armela Ky kurbet na la beqar. Toni Patjetër që do e pres, nëse e duam një person me zemër duhet të dimë edhe të presim sepse në dashuri të sinqertë ka edhe Ina

Do e pres me mall dhe pa tradhëti. Rajmonda

Nëse partnerja do ikte diku larg do e prisja e nuk do e tradhëtoja sepse do e doja partneren time e nuk do më hynte në sy dikush tjetër. Marloni

Me fjalë thonë të gjitha femrat por me vepra se besoj. Jami

Kur ka ndjenjë dhe dashuri sado larg të shkosh e sado gjatë të qëndrosh është dashuria ajo që të mban besnik ndaj njeriut tënd të zemrës.. Kur takohesh pastaj merr ë dhoma, krevati etj.(ahahahaha ) Kaq kisha unë për të thënë. Romeo

Dashuria e vërtetë nuk tradhton kurrë. Megi

Nëse e duam vërtetë dikë e presim pa nxjerrë Greta

Dikë e tradhton kur nuk e do aq sa i thua. Dorisa

Nëse nuk e do dikë dhe nuk mundesh dot ta presësh me mirë ja thua që në Klejda

ë do e prisja dhe nuk do e tradhëtoja. Adisi

- Ju tërheq shumë dikush dhe merrni vesh që ka qënë i martuar e ka fëmijë do vazhdonit të rrinit apo do gjenit dikë tjetër?

Po pse ata që jan ndar nuk jan njerëz si të gjithë? Për mendimin tim nuk ka asnjë lloj problemi këtu. Si meshkujt si femrat kan të drejtën për të dashuruar dhe për tu dashuruar. Marina

Gënjeshtra, mashtrimi, tradhëtia nuk falet dhe as tolerohet për të dy palët. Romeo

Nëse ajo është e mirë e me shpirt të pastër, ska asnjë problem. Leonardo

S’ka asnjë problem, nuk më prish punë fare. Rajan

Edhe ata që kan fëmijë do e krijojnë jetën nga e para. Irisa

Njeriu në jetë kalon edhe fatkeqësi dhe s’ka asnjë problem nëse ka qenë i martuar apo e martuar. Stelina

Do ndihesha keq për faktin që s’ma ka thën që në ë vonë. Ditmir

Të gjithë kemi historitë tona nuk përbën problem e kaluara por e ardhmja. Joana

Nëse pëlqej dikë vërtet shumë dhe marr vesh që ka qenë e martuar nuk do vazhdoja të rrija por do kërkoja dikë tjetër. - Besoni në ëngjëj? Besoj në veten time. Flavja Nuk besoj se ka ëngjëj në realitet. Gerti Po edhe besoj s’ka ndonjë gjë të madhe. Migena

Jo, nuk besoj në asnjë vënd përveç vetes sime. Rezarta

Ku ka më mirë se të besosh në veten tënde? Myzi

Jo nuk besoj në asnjë vënd përveç Zotit. Kudreti Besoj në ndjenjë jo në ëngjëj. Rona Po shumë besoj në ëngjëj. Gianna Në ëngjëj besoj pasi besoj dhe në Zot. Dhe ëngjëjt janë krijesa të Zotit. Vali

-E preferoni jetën e natës dhe nëse po ku preferoni më shumë të dilni?

Nuk e preferoj jetën e natës se ka bër Zoti ditën për të dal jo natën. Naser

Me raste edhe më pëlqen por jo shpesh. Marjol

Po ne që punojmë natën na quhet jet nate??? Miri

natën gjumë si qëngj. Gjovalin

E urrej jetën e natës, nuk më pëlqen fare. Valeria

Nuk më pëlqen jeta e natës por qetësia e natës. Martin

Ndonjëherë nëse jam me shoqëri të mirë edhe më pëlqen të dal natën me ndonjë vënd me muzikë por pjesërisht jo, dua të rri në shpi. Leticia

Më pëlqen të dal ndonjë xhiro me makinë. Gerti

Nata është për të fjetur e jo për të dalë, nuk dua të dal me asnjë vënd. Enxhi

Jeta e natës ka lezet ndonjëherë jo shpesh se të bëhet ves pastaj. Landa

Nuk kam kohë të mjaftueshme për ta dalë natën. Monda

- Çfarë vlerësoni më shumë te partneri juaj?

Te partneri im unë vlerësoj më shumë korrektësin. Moza

Përderisa jam me atë, vlerësoj çdo gjë. Mariza

Unë te partneri im vlerësoj qetësin dhe durimin që i çon gjërat deri në fund. Mira

Te partneri im vlerësoj që është i kuptueshëm dhe merremi vesh bashkë. Anisa

Te partenerja ime unë vlerësoj personalitetin që ka. Sandri

Sa herë që vendos të krijoj një lidhje shoh karakterin e një femre kshu që edhe ke vajza që unë kam partnere karakterin e saj vlerësoj. Ganiu

Te partneri im unë vlersoj sjelljen dhe edukatën. Irisi

- Ç’mendim keni për prostitucionit?

Po ta lejojn pse të mos e lejojn, të sho- legalizimin e him njëherë risit që do sjelli. Fatjoni

Ti legalizojnë prostitutat edhe hashashin dhe lum si ne o Shqipëri. Armela

Do shtohet popullsia dhe klasa puntore. (hahaha) Gjovalin Mëe mirë legal sesa illegal. Bujar Prostitucion për të tërë, nuk bëhet fjalë fare se mos po ngel gjë pa legalizuar në Shqipëri.

Do sjelli ndryshime të reja si përshëmbull te gratë e martuara do e keni rrogën e burrit gjysëm për gjysëm. Zamiri

Do shitet më shumë Iphone-6 dhe Iphone-7 në treg. Romeo Do rritet ekonomia. Remzi Të gjitha i kemi në rregull dhe vetëm prostitucionin kemi mangut. Lorela

Do përmbushen kushtet e hyrjes në Europë. Erion

Nuk mund të legalizoni prostitucionin nëse doni që të kemi edhe pak jetë e o të shkatërrohemi më keq si vënd. Klarisa

Në Shqipëri vetëm prostitucioni ka ngelur pa u legalizuar se gjithë të tjerat janë në rregull. Miri

Po ta legalizojm e të shohim ndryshimet e reja në qeverinë tonë. Erald

Pse kemi vonuar kaq shumë për ta legalizuar se kuptoj? Albina

Pa prostitucion nuk ka jetë ndaj ta legalizojnë sa më shpejt. Redi

Edhe prostitucioni i duhet popullit tonë dhe të marri fund fare pastaj. Klodiani

Jo, nuk na duhet aq shumë se nuk është e nevojshme për Shqipërinë. Vladimir

Ta legalizojnë sa më shpejt se atë po presim natë e ditë. Antoneta

Mendoj se nuk duhet legalizuar pasi do të çonte Shqipërinë në probleme sociale. Arben

Shumicën e kohës lexoj libra dhe të fundit kan qenë: “Femrat e Bukoëskit” dhe “Zonjë e Thyer” Vasilika

Nuk më pëlqen të lexoj, preferoj të Dionis

Libri i fundit që unë kam lexuar ka qenë ën rrjetë nga Iris Murdoch”. Pranvera

Libri “Drita midis oqeaneve” është i fundit që kam lexuar dhe është jashtëzakonisht një libër shumë i bukur.

Kam lexuar me detyrim për shkollën “I huaji të Albert Kamy” JaLibri që kam lexuar është libri më fantastik i “Njëqind vjet vetmi nga Gabriel Garsia Markez” Fatmira

Tani që ka dal tregu online e kemi harruar botën e librit. Silva

Nuk kam shumë kohë të lexoj se jam një pjesë të madhe të ditës e zënë por librin e fundit që mbaj mënd të kem lexuar ka qenë “Sekretet e dashurisë” Vjola

Kam harruar kur ka qenë dita e fundit që kam lexuar në fakt (hahaha) Gëzimi

Kam lexuar “Meriyll” që në 9-vjeçare dhe jo më libër tjetër. Lorenci

Natë për natë libra lexoj unë në fakt por vetëm se si mbaj mënd titujt. Klausi

Mendoj se duhet të ishte më mirë pyetja a lexoni ndonjëherë libra? Arditi

Më pëlqejn librat e vjetër grek dhe i fundit që kam lexuar është “Euripidi” Vjollca

Libri i fundit që kam lexuar dhe më i bukur për mua ka qenë “Obelisku i zi i Erih Maria Remark” Jola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.