Si ta bësh xheloz sipas shenjës?

Intervista - - HOROSKOPI -

Kjo ndjesi magjike nganjëherë bën mrekullira... Ai është pak indiferent kundrejt teje kohët e fundit dhe ti do t’i tregosh se nuk të ka në xhep? Dhe cila është metoda më klasike për këtë? Sigurisht, ta bësh xheloz! Po do ta kafshojë apo jo grepin? Kjo gjë varet nga shumë faktorë, por edhe nga shenja e tij e horoskopit. Çfarë na thotë pra astrologjia për mundësitë e suksesit të një sipërmarrjeje të tillë? Lexoni më poshtë.

Dashi Dashi është i mirë, i ëmbël dhe i ka të gjithë cilësitë, por nuk është nga ata që ndjehet superior, nëse gjykon se dikush i kërcënon gjërat e tij (në të cilat përfshihesh edhe ti). Kështu pra, nëse vendos ta bësh xheloz, ti do të luash me zjarrin, të vetëm tëndin, por edhe të personin të tretë që do të përdorësh në lojën tënde. Mbase plani mund të ketë sukses, të kënaqë nevojën e Dashit për të zotëruar dhe të ngjallë interesin e tij, por ç‘të duhet kjo, nëse do të sjellë lule...në spital? Demi Të zgjosh xhelozinë e Demit është po aq e lehtë sa të rrëmbesh një arush lodër nga duart e një bebeje. Kjo gjë do të shkaktojë reagim të menjëhershëm dhe të zhurmshëm nga ana e tij, vetëm se fyerja që i shkaktohet ndjesisë së posesivitetit të një Demi sjell me vete edhe disa rreziqe, të cilët vështirë të kapërcehen. Për shembull, ai do të humbasë përgjithmonë besimin tek ti dhe nuk ia mbush dot mendjen se i gjithë skenari ishte i kurdisur dhe u bë “që të bëhesh xheloz, mor budalla” (kujt i thua ti budalla?). Kështu pra, është mirë të gjesh mënyra të tjera për të zgjuar interesin e tij, si të bëhesh më e bukur dhe sensuale (është thjesht një sugjerim...) Binjakët Si të gjithë njerëzit, edhe Binjakët nuk është krejtësisht i imunizuar nga sëmundja e xhelozisë. Të paktën njëri nga personalitetet e tij të shumta do të dridhet nga kërcënimi dhe frika se mos të humbet. Por këtu mënyra si ta bësh xheloz nuk është të bëhesh shumë seksi, për hatër të një pretendenti hipotetik, por ta “tradhëtosh” në nivelin shpirtëror, duke i shprehur admirimin tënd për humorin, njohuritë dhe kulturën e lartë të X-it. Në këtë rast, X-i duhet të jetë dikush që ai nuk e njeh personalisht, kështu që mund ta lavdërosh dhe ngresh sa të duash (ka qenë dikur edhe kandidat për çmimin Nobel, që ta dish...) Gaforrja Nëse vendos të bësh xheloz nëj Gaforre, një karrem të cilin do ta “kafshojë” lehtë, përgatitu ta mbash këtë barrë në gjithë pjesën e jetës së përbashkët që ju ka mbetur. Nëse ai krijon përshtypjen se vërtet gati të humbi, do të bëhet shumë i pasigurtë në vetvete dhe si pasojë do të dyshojë për çdo gjë, bile dhe kur nuk u përgjigjesh telefonatave të tij (Nuk e dëgjove celularin? Po i jepje makinës dhe kishte zhurmë? Kujt ia thua këto...). Nëse e bind se gjithçka ishte e parapërgatitur, si në komeditë e vjetra, do të lëndohet që e nënvlerësove deri në atë pikë dhe i kurdise diçka trë tillë. Për më tepër do të pësojë një krizë vetëbesimi për naivitetin e tij që e besoi diçka të tillë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.