Të qeshim

Intervista - - ZBAVITJE -

Policet bionde Një polic ishte duke trajnuar tre bionde, që donin të bëheshin dedektive. Për të testuar aftësitë e tyre për të njohur një të dyshuar, ai i tregon biondes së parë një fotografi për 5 sekonda, pastaj e fsheh. “Ky është i dyshuari, si do të njohësh atë?”. Biondja e parë përgjigjet: “Kjo është e lehtë, do ta kapim shpejt sepse ka vetëm një sy”. Policia ia kthen: “Kjo është ngaqë fotoja tregon profilin”. I zhgënjyer nga përgjigjja qesharake e biondjes së parë, ai ia tregon 5 sekonda biondes së dytë. “Ky është i dyshuari, si do ta njohësh tani?”. Biondja e dytë qesh, hedh flokët prapa dhe thotë: “Thjesht fare, do ta njoh sepse ai ka vetëm një vesh!”. Polici, i zemëruar i përgjigjet: “Si është puna me ju të dyja? Sigurisht që ai ka vetëm një sy dhe një vesh, sepse është foto profili! Nuk gjetët ndonjë përgjigje tjetër më të mirë?”. I zemëruar, ai i kthehet biondes së tretë dhe i thotë: “Ky është i dyshuari, si do ta njohësh?” dhe pastaj shton shpejt “...mendohu para se të japësh një përgjigje idiote”. Biondja sheh foton me ngulm: “Hmmm, i dushuari ka lente kontakti”. Polici është i habitur dhe pa fjalë, sepse nuk e di as vetë nëse i dyshuari ka lente kontakti, apo jo. “Kjo është një përgjigje e mirë, prit këtu dy minuta sa të shoh dosjen e tij!”. Ai ikën nga dhoma, shkon në zyrë, kontrollon dosjen e të dyshuarit në kompjuter dhe kthjehet përsëri me një buzëqeshje në buzë. “Nuk arrij ta bësoj, është e vërtetë! I dyshuari në fakt ka lente kontakti, bravo! Si arrite ta dalloje këtë?”. “E lehtë”, ia kthen biondja. “Ai nuk mund të mbajë syze, sepse ka vetëm një sy dhe një vesh!”. Emrat indianë Një djalë i një fisi të indianëve tëAmerikës pyet një ditë të ëmën: “Mami, pse vëllai im i madh quhet Stuhi e Fuqishme?”. Ajo i përgjigjet: “Sepse ai është ngjizur gjatë një stuhie të fuqishme”. Pastaj ai pyet: “Pse motra ime quhet Lule Misri?” . ajo i përgjigjet “Epo, unë dhe yt atë ishim në një fushë me misër kur e ngjizëm”. “Po motra tjetër që quhet Vajza e Hënës?”. Nëna i thotë: “Ne ishim duke parë hënën kur ajo u ngjiz”. Mamaja bën një pauzë të vogël dhe pastaj pyet të birin: “Pa më thuaj, Llastik i Shpuar, pse je kaq kureshtar sot?”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.