Pse po shtohentë sëmurët mendorë në Shqipëri?

Intervista - - SOCIALE -

Duke lexuar shtypin e ndjekur televizionet, përditë e më shumë ndeshesh me faktin që të sëmurë me çregullime mendore kryejnë krime, sidomos brenda familjes. Po kështu, dëgjojmë shpesh të thuhet se janë shtuar shume rastet e njerëzve me çrregullime mendore. A është e vërtetë kjo?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, gazetarja jonë gjatë javës së kaluar u interesua në ministrinë e Shëndetësisë, personeli i të cilës u tregua shumë i gatshëm të na shërbente me të gjitha shifrat që kërkuam. Shifrat ishin alarmante.

Kështu, për shembull, vetëm në Tiranë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë vizituar 11522 qytetarë më probleme të shëndetit mendor, nga të cilët 3515 ishin raste të reja. Rritja është e ndjeshme duke parë se gjatë vitit të kaluar ishin vizituar 19765 pacientë, nga të cilët vetëm 4849 raste të reja.

Interesante ishin dhe shifrat e kryeqytetit për fëmijët dhe adoleshentët. Gjatë vitit 2015 ishin kryer 3964 vizita gjithsej, nga të cilat 819 me pacientë që vinin për herë të parë. Ndërsa gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, pranë qendrave të shëndetit mendor në Tiranë ishin praqitur për t’u vizituar 1990 pacientë, fëmijë e adoleshentë nga të cilët 229 për herë të parë.

E njëjta gjëndje është edhe në gjithë Shqipërinë. Numri i të sëmurëve me çrregullime mendore po rritet vazhdimisht…! Kështu për shembull, vetëm gjashtëmujorin e parë të këtij viti pranë qendrave të shëndetit mendor në mbarë vendin kanë shkuar për herë të parë 4553 pacientë, ndërsa në 2015 për gjithë vitin kjo shifër ishte 7556.

Po pse ndodh kështu? Pse janë shtuar njerëzit më çrregullime mendore në Shqipëri? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve takuam Dr. Sadik H. Lala, psikiatër, drejtues i qendrës së shëndetit mendor “Venis”, në Tiranë!

Kristiana Rizo:- Siç e tregojnë këto statistika, numri i shqiptarëve me sëmundje mendore po shtohet dita-ditës. E vini ju re këtë në punën tuaj?

Dr.Sadik H. Lala, psikiatër, klinika mjekësore ‘’Venis’’ , Tiranë:- E vërtetë, është një tendencë në rritje, e dukshme. Kohët të njerëzve që kërkojnë ndihmë profesionale në raport me vitet e kaluara. Është një fenomen që ndodh në përgjithësi dhe konstatohet nga të gjithë kolegët dhe koleget e fushës.

- Cilat sëmundje janë më të shpeshta?

- Sa për sqarim , në fushën e shëndetit mendor “sëmundjet” quhen çrregullime. Kjo për arsyen se ndryshe nga shumë sëmundje të njohura mjekësore që kanë një shkaktar të njohur, çrregullimet kanë një mori faktorësh që mund të konsiderohen si shkaktarë të mundshëm. Ankesat kryesore të individëve që paraqiten te mjeku psikiatër janë çregullimet e ankthit, çrregullimet depresive të formave dhe të rëndesave të ndryshme, çrregullimet e ndryshme të humorit dhe më së fundit psikozat e të gjitha llojeve. - Pse ndodh kjo rritje? - Janë shumë faktorë që ndiko- jnë në shkaqet e çrregullimeve. Lloje të ndryshme çrregullimesh i kanë këto faktorë ndihmues apo shpërthyes në raporte të ndryshme. Në mënyrë të përmbledhur janë faktorët biologjikë që kanë të bëjnë me hereditetin (trashëgiminë), defekte (mangësi ose tepri të disa substancave të trurit që quhen neurotransmetues etj).

Por, një shkak tjetër është karakterologjia apo tipologjia e ndryshme e individëve dhe mënyrave të ndryshme të reagimit ndaj ngacmuesve stresantë të jetes së përdishme që quhet dendur nga profesionistët si faktori psikologjik.

Grupi i tretë i faktorëve janë faktorët ngacmues socialë, ndërmjet të cilëve të një rëndesie të veçantë janë paragjykimi, stigma (turpi), papunësia dhe mungesa e mbështetjes sociale.

Dy faktorët e parë ekzistojnë në mënyrë konstante të çdo individ. Ndërsa faktorët socialë janë gjithmonë të ndryshëm. Dhe mbase këta duhet të jenë shkaku i vërtetë i shtimit të njerëzve me çrregullime mendore te ne…

- A mund të ndalemi këtu? Mund të ë gjërë për këto shkaqe?

- Duke shmangur komentet politike, besoj se të gjithë bien dakort se shoqëria shqiptare në tranzicionin e saj të zgjatur e të trishtë, po përjeton gjithnjë e më tepër përkeqësim të gjëndjes në të gjitha fushat, përfshirë këtu dhe shëndetin. Konstatojmë në me të shumtat e intervistimeve klinike gjatë punës tonë, njerëz të përhumbur, të lodhur, të pashpresë të cilët kanë qenë objekt padrejtësish dhe denigrimi në punë në shoqëri dhe në familje. Prandaj mendoj që një ndër shkaqet e shtimit të çrregullimit mendor është faktori social dhe ekonomik.

- Në shtyp është folur kohët e fundit edhe për krime makabër kryer nga personat me çrregullime mendore. Pse arrihet deri këtu? Ç’duhet bërë për persona të tillë? Duhen ndaluar e izoluar ata?

-Njerëzit duhet të dinë një të vërtetë të pamohueshme mbarëbotërore: nuk janë të sëmurët mendore burimi i krimit. Ata janë një numër shumë i vogël, nëse marrim në analizë krimet në përgjithësi. Ka një ndryshim të madh nga pikëpamja ligjore dhe mjekësore kur ndodh një krim. Krimineli del para gjykatës dhe dënohet me burgim , ndërsa një i sëmurë dërgohet duhet t’i nështrohet trajtimit mjekësor në qendra të posaçme për këtë qëllim , që fatkeqesisht në Shqipëri ende nuk ekzistojnë.

Dua të theksoj rolin shumë negativ shpesh herë dhe jo etiko-profesional të medias qoftë nëpermjet pasqyrimit jo etik të dhunës qoftë duke transmetuar informacione të pasakta mbi shëndetin mendor apo hamendësime të pabaza mbi motivet, sa herë ndodh një krim.

Më vjen ndërmend, jo pa vënë buzën në gaz, vitin e kaluar , më 10 tetor në ditën e Shëndetit Mendor, një media e njohur vizive prezantonte në titra në mënyre të vazhduar : ‘’Sot me stres, nesër skizofren”. Dezinformuese, e frikshme, i trishtueshëm ky mesazh mediatik. Të tillë shembuj me plot alarme false, keqinterpretime, pasaktësira hasen plot nëpër mediat tona.

-Thuhet se ka një rritje të çrregullimeve mendore në moshat e reja. Pse?

- Po, ka një tendencë në rritje në moshat e reja, kjo ndoshta edhe për shkak të përdorimit masiv të substancave dhe ndikimi i faktorëve të tjerë familjarë dhe social.

-Ç’duhet bërë për parandalimin e këtyre?

- E para dhe më e rëndesishmja, është edukim mjekësor në rritjen e njohurive mjekësore të popullatës. Gjithashtu, ndryshimi i mentalitetit stigmatizues, akses më i lehtë dhe jo lodhje deri ne rraskapitje pranë shërbimeve shendetëse të çdo niveli, përmirësimi i kushteve - risht punësimi, janë shumë të rëndësishëm.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit, gjithsashtu, të njohin shenjat dhe simptomat e çrregullimit, që vjen vetëm nëpërmjet një sensibilizimi shkolla, nga media, familja dhe kudo. Kjo gjë eleminon stigmën (turpin), rrit diagnostikimin e hershëm të sëmundjest mendore, rrit shansin e ndihmës dhe - luar që nga më të thjeshtat, të kërkosh ndihmë për ankthin, depresionin është njëlloj sikur drejtohesh te çdo specialist tjetër për tensionin arterial, zemrën, për bronkopneumoninë etj. Njerëzit duhet të dinë kush janë specialistët e shëndetit mendor që të dinë ku dhe si të të marrin ndihmën e duhur, duke kontaktuar sipas rastit dhe mundësisë mjekun e familjes psikologun apo psikiatrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.