Edi Rama i shkruan Kryeministrit Rama

Intervista - - HUMOR -

I dashur zoti Kryeministër. Me hidhërim të thellë mora vesh që ishit kundër dekorimit të 67 ballistëve të vrarë nga Mehmet Shehu. Ti e mban mend zoti Kryeministër kur ishe thjesht Edi. Nëse jo, ta kujtoj unë Edi. Ke thënë që ballistët luftuan italianët dhe gjermanët, ndërsa partizanët luftuan ndaj tyre. Domethënë luftuan ndaj ballistëve. Besoj se e mban mend që 20 vite më parë, ne si Edi, kemi thënë që ballistët nuk hanin pula. E si të hanin, kur fshatarët nuk kishin pula. Ku t’i gjenin që t’i hanin!

Ne kemi thënë që partizanët bënë luftë civile.

E mban mend besoj që edhe në - zanë ë. Dhe si të kishin, kur i harxhonin kundër ballistëve.

Kemi thënë që Mehmet Shehu ka qënë një kriminel. Pale Enveri. Ai ka qënë më shumë. Tani po më bën lëmsh zoti Kryeministër. Unë, Edi, s’di kë të besoj. Të besoj veten time si Edi, apo Edin si Kryeministër. Po çmendem fare. Jam bërë për spital. Nuk ma mban të shkoj as në spital, se aty janë kushtet skandaloze.

I kam parë vetë. Ai Ministri i Shëndëtësisë Beqja, i bën tenderat si t’i dojë katandisur spitalet një një tmerr të vërtetë. Më keq se spitalet partizane. Le që ç’them edhe unë. Spitalet partizane kanë qënë lulë, se ilaçet i merrnin me aeroplanë nga Forcat Ajrore Britanike. Çoheshin englezët mes artilerisë naziste dhe na hidhnin alamet medikamentesh. Kishin partizanët ilaçe perëndimore, nga më të mirat. Me ato ilaçe, kushedi sa partizane kanë abortuar. Se, siç edhe e kemi thënë, partizanët nuk e kishin

Tani na vijnë ilaçe... Ilaçe ju thënshin, se janë miell. Miell, or miell, po të them. Nga ai miell që në ët e gjorë që në të vërtetë luftonin dhe rrinin pa bukë, qëllonin njeri tjetrin.

A do të bësh byrek për fundjavë, Kryeministër Edi? Mos shko të blesh miell në dyqan, se të del krunde e gjitha. Shko bli nga dy kile ilaçe. Hidhi ujë, fute në furrë dhe do dalë alamet byreku, që ke vite pa e provuar. Nuk më beson. A që më beson më beson, por çoç ke që s’i thua këto gjera hapur edhe ti.

Ore ka gallatë! Ka gallatë, po të them. E mban mend besoj, para 25 vitesh kur unë si Edi, thosha që partizanët kryen krime. Dilte Saliu dhe thoshte: “Jo! Ata çliruan vendin”. “Ore kanë kryer krime”, i thosha unë. “Mos shko në Varrezat e Kombit”, i thosha unë Salës. S’më dëgjonte. Tani kanë ndryshuar rolet. O po më ikën truri fare. Nuk di kush është i vërtetë. Unë Edi, apo Kryeministër Edi.

Kur të takohemi, më sqaro, se po më ikën mendja fare, zoti Kryeministër.

Të lutem, ma bëj këtë nder…

O tyç, qetësohu! Nuk do merrem me ty gjithë kohën unë. Qetësohu, se do më bësh hatanë. Se Kryeministër s’do rri gjithë kohën dhe mendja do më duhet më pas. Politika i ka këto gjona. Pse kujton ti se nuk e di unë ç’është bërë gjatë luftës. Kujto ti se kam harruar unëëëëë. Kujton ti se nuk e di unë ç’bën Ilir Beqja me tenderat në spital. Kujton ti se unë nuk e di, që ilaçet janë për të patinuar murin. Qetësohu, se i di.

Kujton ti që unë kam harruar që nuk e di që Enveri bënte qejf me Nexhmijen në Tiranë, ndërkohë që partizanët e thjeshtë hanin koqen e plumbit. Kujton ti se kam harruar unëëëë !

Kujton ti se kam harruar ç’kam thënë për plehrat kur isha thjesht Edi Rama dhe jo Kryeministër! O nuk harroj unë. Mendjen e kam në vend. Dhe ti e di mirë sa mendje kam. Rri qëtësohu, se do më bësh hatanë. Po të iku mendja, më rrofshin paratë.

Rri i qetë, o tyç! Për ty qytetarin Edi Rama po mendoj tani që jam Kryeministër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.