Rudina Delia: Kush ka forcë e mundet…

Intervista - - MUZIKË -

Rudina Delia, atraktive, elegante dhe paksa çapkëne në skenë, ndërsa mjaft e thjeshtë në jetën e përditshme. Është një nga këngëtaret që sa herë që realizon një këngë të re, vjen origjinale dhe spikat me tendencat e reja, jo vetëm në muzikë por edhe në performancë e forma këndojë që kur ishte e vogël dhe në ndërtimin e karrierës si artiste, e ka ndihmuar vullneti dhe pasioni për muzikën. Me zërin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë dhe jo vetëm, kudo ku shfaqet. Është një ndër të paktat artiste që theksin e vë com edhe pse ajo është një bukuroshe e lindur... “Jemi njësoj” është klipi i saj më i fundit dhe ajo priti që kënga të kishte gjtihçka që duhej për të qenë e plotësuar tërësisht.

Fabjola Kuburi: - Rudinë, na ke munguar! Çfarë ka bërë Rudi Na trego pak për klipin e ri… si erdhi në rezultatin përfundimtar, dhe pse prite kaq gjatë për ta sjellë për publikun?

Rudina Delia:- Ju kam munguar në video, mesa duket, se më keni pasur gjithnjë çdo fundjavë “live”. Ç’e doni ekranin? (qesh) Ç’është e vërteta, unë e kam parim që daljet e mija të jenë gjithnjë të kujdesura, në çdo aspekt. Ashtu si duhet, tek e fundit!f Le të marr kohën që i takon! Kënga “Jemi njësoj”, në bashkëpuK nim me “Tullproductions”, muzikën n timet dhe tekst të Klodian Kojashit, patip një hark kohor më shumë se të mjaftueshëm! Por, duke qenë se nuk m preferova nxitimin, prita që kënga të p kishte gjithçka që duhej, për të qenë k e plotësuar tërësisht! E mendoj se ia vlejti,v apo jo?

- Në përgjithësi, këngët ngjajnë me njëra-tjetrën. Klipet, po ashtu! m Çfarë beson se ke bërë ndryshe Ç në këtë këngë? Diçka që s’e kanë n bbërë të tjerët…? b

- Këngët nuk kanë për detyrë të ngjajnë me njëra-tjetrën, përkundraz n zi! Duhet të jenë unike, sikur dhe artisti është me formimin dhe jetën e nuk ekziston më një larmi kreative nga krijues të ndryshëm në muzikë, ndjekja e një modeli të vetëm, ndjekur në ritme, tekste dhe look, ndodh fenomeni i ngjashmërisë, që bota jashtë e refuzon për industrinë muzikore! Por ne, nuk kemi një treg dhe menaxhime të rangut botëror. Mbase rregullat e botës duam t’ua vendosim artistëve, por s’ua japim kurrë dot të merituarën apo lirinë e të zgjedhurit, pasi Shqipëria kaq ka e mban. Kështu që, merret me muzikë kush ka forcën e mu je vetja. Nuk ka shpikje, as receta!

- Ndërkohë që ti sjell klipe në treg, ke qenë pjesëmarrëse në festivale. Çfarë bën kur nuk merresh me to?

- Kur nuk merrem me muzikë 24 orë? Shijoj jetën në të përditshmen e saj.

- Kur ke qenë gati, ose e ke ndjerë veten gati të bëhesh personazh publik?

- Kam qenë gjithmonë gati me muzikën. Të qenurit publik nuk është cilësi. Ajo vjen vetë si rrjedho dhe ku.

- Kush nga femrat shqiptare që kanë bërë emër të pëlqen?

- Femra shqiptare të bukura që kanë bërë emër ka shumë, sa nuk veçoj dot! Te artistet, po që ndryshon puna!

- Me kë mendon se ke ngjashmëri në stilin e të interpretuarit apo nuk do të kesh ngjashmëri me askënd?

- Mendoj se s’kam ngjashmëri, e këtë ma kanë thënë në kohë njerëz që merren me art. Mbase dhe për këtë, e ruaj me fanatizëm punën e të ngjashmes.

- Nëse do ishe në një skenë me një këngëtar/e të skenave botërore, çfarë do kishte ndodhur në skenë?

- Nëse do isha në skenë me një këngëtar/e të skenave botërore duke kënduar, do të thotë që do më ketë mbërritur fati në derë, e ti faleminderit që ma ndjell! (qesh)

- Një bashkëpunim me kë këngëtar do ishte me vlerë? e çdo gjë do merrte vlerë.

- Çfarë të josh më tepër nga bota e spektaklit?

- Vëmendja që të duhet për t’u përçuar e për t’u dashur masivisht nga publiku.

- Do doje të ndryshoje diçka në pamjen tënde?

- gjatë e të palyer dhe për pak. Aty jam tunduar, me raste.

- Po në karakterin tënd, çfarë nuk të pëlqen?

- Edhe nëse ka diçka që mund ta mendoj si minus, ka plusin e vetë nga pas! Ndaj, jam mirë kështu si jam. Në kohë, karakteret gdhenden vetvetiu, gjithnjë e më mire!

- Në thelb, ti bën muzikë për veten, apo për të tjerët?

- Në thelb, edhe nëna e lind foshnjen për vete, apo për të tjerët? Ashtu është dhe për krijuesit në art. Nuk kanë detyrë përcaktim të bëjnë gjëra jashtë vetes.

- Ç’mendon për skandalet që shoqërojnë këngëtaret në përgjithësi?

- Çdokush është i lirë të bëjë ç’të dojë me jetën e veten e tij! S’më takon mua të mendoj për ta.

- Për çfarë mendon më shumë një këngëtare si Rudina? - Të jetoj e lumtur! - Sa herë e shikon veten në pasqyrë?

-Nuk i kam numëruar. Mjaftueshëm, besoj.

- Ëndërron vetëm në gjumë, apo dhe me sy hapur? -Varet! (Qesh) - Kujt ia tregon gjërat e tua?

nz -Nuk jam natyrë që hapem. Gjërat e mija mbeten të mijat. I ruaj! Por, te njerëzit që më krijojnë besueshmëri, e mbi të gjitha respekt, gjendem rehatshëm.

- Thjesht duke të të parë në klipet e tua, më jep përshtypjen e një vajze të guximshme dhe të fortë. Çfarë tjetër të karakterizon?

- Faleminderit! Nëse do t’i rreshtoja, s’do më pëlqente vetja fare. Lëri pa i thënë! (qesh)

- Çfarë tjetër duhet të dimë për ty? - Asgjë më shumë nga sa thashë. - Pas disa vitesh në skenë, personazhet e njohur zakonisht vendosin të hapin biznesin e tyre. Cili do ishte biznesi yt?

- S’e kam menduar, por besoj se do ishte diçka që përfshin të bukurën.

- Thonë që jeta e këngëtareve është shumë qejf! E tillë është dhe jeta jote?

- S’e di kush e thotë që këngëtaret bëjnë veç qejf, pa lodhje pune. Por për vete, pa frikë them që jetën time e kam me qejf. Ndaj, qejf është, me të gjitha bashkë

- Të ardhmes, çfarë do kërkoje?

- Që e ardhmja të vazhdojë me mundësi, fat e buzëqeshje! t’i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.