KUSH E BËN DALLIMIN? Florian Agalliu i «Tu si que vales» tregon sekretet e spektaklit

Intervista - - TELEVIZION -

Një spektakël ku zbulohen talente nga të gjtiha fushat, një spekakël plot ngjyra dhe që sjell argëtim për publikun. Prezantohet nga dy emra të njohur të artit shqiptar, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga. E enjta ka sjellë në “Vizion Plus” “Tu si Que Vales” ose “Ti vlen”, spektakël në të cilin Floriani spikati aftësitë e tij të prezantimit që në puntatën e parë.

Gerald Qerimi:- Flori përshëndetje! Si ndihesh në pozicionin e prezantuesit të edicionit të dytë të “Tu Si Que Vales”?

Florian Agalliu:- Të them që ndjehem mirë, është pak në fakt. Është një ndjesi që e provoj për herë të parë për një spektakël të tillë të përmasave. Diçka që e kisha pritur prej kohësh dhe u bë fakt vetëm në Vizion Plus. Ndjej kënaqësi dhe njëherësh detyrim për ta bërë mirë këtë projekt që më është besuar.

-Si u bëre pjesë e këtij formati si moderator?

-Siç ndodh zakonisht me çdo projekt ku ti merr propozimin dhe nuk e mendon për asnjë moment të thuash jo. Një spektakël që nuk të ndodh shpesh ta drejtosh. Jam i lumtur që Holta njëkohësisht dhe producente e këtij super spektakli mendoi se mund të isha pjesë. E falënderoj shumë.

-Në media është diskutuar që ti nuk do jesh vetëm, por në krahë do kesh një partnere seksi. A mund të na zbulosh cila është ajo?

-Tashmë u zbulua ditën e enjte. Çiljeta një vajzë fantastike, plot humor dhe batuta spontane, jam i bindur që do ti jap ritëm dhe atmosferë shumë.

- Si shkoi nata e parë e spektaklit sipas Florit? A dhe maksimumin e asaj që doje dhe mund të bëje?

- Nata e parë shkoi më mire nga çfarë e prisja duke përfshirë këtu dhe emocionet personale të premierës. Kam marrë shumë urime, publiku e ka pëlqyer dhe përveç kësaj edhe monitorimet e shikueshmërisë tregojnë të njëjtën gjë: ‘Ne ‘ si que vales.

-Në qoftëse në një moment do ishe edhe ti konkurrent në” Tu si que Vales”, cili do ishte numri që do ta hipnotizoje jurinë?

- Në qoftëse “capoeira” që përformova me Nandon nuk ishte dhe aq hipnotizuese, atëherë nuk do ti kthehem prapë kërcimit.

- Çfarë risish priten të sillen ketë vit në” Tu si que Vales”?

- Mendoj se risitë janë të - ar nga prezantuesit, nga hyrja në juri e profesor Kastriotit që e plotëson edhe me shumë mendimin profesional në kate - enteve. Diferencën e kanë bërë dhe do ta bëjnë gjithmonë konkurrentët me performancat e tyre. Ky është formati i talenteve dhe do sigurohemi që ti nxjerrim sa më shumë në pah vlerat e tyre.

- Çfarë pret Flori nga ky spektakël?

- Që të presësh nga diçka apo dikush tregosh sa vlen. Rezymen e të gjithë kësaj do të duhet ta bëjmë në fund. Nëse publikut do ti pëlqej ajo që unë di të bëj atëherë mund të themi që pritshmëritë do ti kem të larta.

-Më mirë prezantues në ”Tu si que Vales “apo në “Blind Taste”?

-Nuk mund të krahesohen me njëra tjetrën por sido qoftë të dyja kanë veçantitë e tyre. Blind Taste është një format që unë jam rritur profesionalisht dhe në Tu si que vales po i vë në funksionar me të mijat dhe kur mbi të gjitha mbajnë Linzës ku gjej dhe rastin ta uroj për punën e palodhshme të tij. Të dyja i kanë shërbyer dhe do ti shërbejnë njëra tjetrës duke qenë se “Blind Taste” do të vazhdoj të jetë në ekrane dhe për disa sezone të tjera.

-U mbyll një sezon i suksesshëm i “Blind Teste “që u transmetua dhe në Vizion Plus. Sa i kënaqur je?

-Nga Blind Taste asnjëherë nuk jam i kënaqur duke qenë se ka aq shumë për të eksploruar dhe krijuar, por jam i lumtur që pas çdo sezoni rritemi profesionalisht dhe publiku vazhdon ta pëlqej çdo herë e më shumë. Një prodhim ku platform digitale Tring ka vendosur mos ta mbaroj me kaq por të vazhdojë dhe disa sezone të tjera. Shumë shpejt do të dal në transmetim sezoni i tretë. Keni për tu kënaqur!!!

- Morre gjithçka që dhe nga ky sezon i “Blind Taste”?

-Sezoni i dytë i kaloi pritshmërit, mendoj se personazhet e thjeshtë i kaluan ata Vip. U treguan me të çlirët, më shumë garues dhe me shumë më shumë humor se komedianët më të mirë. Një sezon plot humor dhe konkurencë!

-Flori a të mungon skena e teatrit se kemi parë qe këto kohët e fundit i je përkushtuar më shumë televizionit?

- Skena e teatrit nuk më mungon shumë. Vazhdoj të jem aktiv edhe në teatër. Kemi ende në repertory shfaqjen “Made in Albania” me regji të Altin Bashës. Një prodhim privat i kompanis BASH-ART ku vazhdojmë ta shfaqim tashmë jashtë Shqipërisë. Së fundmi në festivalin e Tetovës u vlerësuam me dy çmime : shfaqja më e mirë dhe dramaturgjia më e mirë e Profesor Stefan Capalikut. Prodhimet e tjera priten të vihen në skenë nga kjo trup private dhe kjo më bën akoma më shumë optimist për rolin tim në teatër.

-Të ardhurat më të mira janë si aktor në teatër, apo si moderator në televizion?

- Për këtë punë më mirë mos vetëm në Shqipëri por kudo qoftë vetëm me teatër.

-Në qoftëse do të kishe një shume parash në dorë, çfare do bëjë me to?

- Unë kam çdo gjë që më duhet!

-Bashkëshortja jote realizon emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel. Sa kritike është ajo për punën që ti bën?

- Ne punojmë në kompani të ndryshme dhe konkurrentë në të njëjtën kohë por me beso që s’kemi kohë për kritika ku ritakohemi.

- Po vajza ju si prindër, ju kritikon apo për të jeni perfektë?

- Vajza jonë është akoma 4 vjeç dhe nivelin e kritikës nuk e ka aq të besueshëm por sidoqoftë e marrim ndonjëherë për bazë, por në nivelin e pëlqyeshmërisë është etalon matës për mua. Nëse për Mian është atraktive atëherë do të thotë që vlen. Ajo vajzë ka shije.

-Sa kohë i përkushton Flori familjes?

-Mundohem sa më shumë. I kam të pakta daljet dhe aktivitetet përveç punës. Nëse nuk jam në punë atëherë më gjen ose në shpi ose në shpi.

-Sa herë që del përpara pasqyrës, çfarë i thua Florit?

-I them që duhet të merresh akoma më shumë me sport!

-Planet dhe projektet e Florit mbas “Tu sique Vales”, cilat janë?

-Do të vazhdoj me xhirimet nëmuna” dhe një projekt të ri në teatër nga janari.

-Një deklaratë ose një mesazh për te gjithë lexuesit e kësaj interviste?

-Hani, lutuni dhe dashuroni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.