Ndikimi i kafes në trup varet nga genet?

Intervista - - SHENDET -

Pse disa njerëz mund të pinë një ë ë top, ndërsa disa të tjerë nuk i zë gjumi fare? Një studim i ri ka dalë me përfundimin se mbase shkaktar për këtë janë genet. “Secili prej nesh mund t’i përgjigjet në mënyrë të ndryshme kafeinës dhe është e mundur këto ndryshime mund të shtrihen edhe përtej kafeinës”, thotë autorja e studimit, Merilin Kornelis. Ajo është një asistente profesoreshë në departamentin e mjekësisë parandaluese në Shkollën e Mjekësisë së Çikagos.

Në një studim të mëparshëm, Kornelis i lidhi variacionet e geneve me arësyet e konsumimit të kafesë. Në studimin e ri ajo kërkoi për lidhjen mes këtyre variacioneve të geneve dhe kimikateve që shfaqen në gjak, pasi njerëzit konsumojnë kafeinë. Ajo gjeti se variacionet e geneve, të lidhur me nivele më të ulëta të kimikateve të kafeinës në gjak, (gjë që tregon një metabolizëm më të shpejtë ndaj kafeinës), janë të njëjtat variante që më parë kishin lidhje me konsumim më të lartë të kafesë.

Ekipi i Kornelisit zbuloi gjithashtu diçka të pazakontë: Një gen që mund të jetë i lidhur si me metabolizmin e kafeinës, ashtu edhe atë të glukozës dhe yndyrnave. “Është ende e paqartë se si këto gene kanë lidhje si me metabolizmin e kafeinës ashtu edhe me dëshirën e madhe për ta pirë atë, por këto meritojnë një studim tjetër, meqë problemi është më i gjerë akoma”, tha Kornelis në një deklaratë për shtyp. Si përfundim, tha ajo “studimi rithekson edhe një herë nocionin se jo çdo njeri i përgjigjet pirjes së kafesë, ose pijeve të tjera që kanë kafeinë në të njëjtën mënyrë”. Zbulimet e studimit janë bazuar në analizën e kimikateve të kafeinës dhe geneve në pothuajse 10 mijë njerëz me prejardhje evropiane. Studimi është publikuar në gazetën Gjenetika Molekulare Njerëzore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.