Lajme shkurt Përdorimi i tabletave me testosteron është i rrezikshëm

Intervista - - SHENDET -

Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit (FDA) paralajmëron për rrezikun e marrjes së suplementeve (tabletave) me testosteron. Shumë burra i marrin ato, por kjo gjë mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe psikologjike.

Testosteroni në formë tabletash dhe steroidet anabolike-androgjenike (AAS) mund të shkaktojnë infarkte, ndryshime të personalitetit dhe mungesë pjellorie dhe me to mund të abuzohet shumë lehtë. Përfaqëues të kësaj administrate thanë se do të rishikonin recetat që jepen për të trajtuar disa burra me nivel të ulët testosteroni. Me miliona burra amerikanë aktualisht marrin tableta me testosteron, ose testosteron në formë xheli, ose injeksioni, me shpresën se do të përmrësojnë shëndetin ose libidon e tyre. Steroidet anabolike janë variacione sintetike të testosteronit dhe jepen për të trajtuar probleme të tilla, si puberteti i vonshëm dhe sëmundjet që shkaktojnë humbje muskulare, si kanceri apo sida.

Por “me testosteronin dhe steroidet e tjera abuzohet nga të rriturit dhe adoleshëntët, përfshi këtu atletët dhe badibildërat”, sipas FDA-së. “Abuzimi me testosteron, zakonisht në doza më të larta se ato që jepen në recetë dhe zakonisht shoqëruar me steroide të tjerë, i bashkangjitet rreziqeve serioze për zemrën, trurin, mëlçinë, shëndetin mendor dhe sistemin endokrin”. Sipas deklaratës së FDA-së “ndër problemet përfshihet infarkti, goditja në tru, depresioni, të qenit agresiv, armiqsor, helmimi i mëlçisë dhe mungesa e pjellorisë tek burrat. Njerëzit që kanë abuzuar me doza të mëdha testosteroni kanë shfaqur edhe simptoma të mungesës së tij, si depresioni, lodhja, irritueshmëria, mungesa e oreksit, e libidos dhe pagjumësia”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.