5 problemet më të mëdha të mjedisit në botë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Këto 5 tendenca të sotme përfaqësojnë kërcënimin më të madh global për planetin Tokë, probleme që duhet të zgjidhen nëse bota do të vazhdojë të jetë një habitat i përshtatshëm për njerëzit dhe speciet e tjera.

1. Ndotja e ajrit dhe ndryshimi klimatik

Problemi: Mbingarkimi i atmosferës dhe ujit të oqeaneve me karbon.

Dioksidi i karbonit që ndodhet në atmosferë thith dhe emeton përsëri rrezatimet infra të kuqe, gjë që shkakton ngrohjen e ajrit, tokës dhe ujërave në sipërfaqe të oqeaneve. Kjo gjë është diçka e mirë, sepse pa këtë planeti ynë do të kishte ngrirë. Për fat të keq, ka shumë karbon në ajër. Djegia e mbeturinave, lëndëve djegëse, shpyllëzimet për të hapur toka të punuara dhe aktivitetet industriale e kanë çuar përqëndrimin e CO2 në atmosferë, nga 280 pjesëza për milion (ppm) që ishte 200 vjet më parë, në afro 400 ppm. Kjo është një rritje pa precedent, si në masë, ashtu edhe në shpëjtësi. Rezultat i kësaj është ndryshimi klimaterik.

Mbingarkimi me karbon është vetëm një formë e ndotjes së ajrit, shkaktuar nga djegia e qymyrit, naftës, gazit dhe druve. OBSH kohët e fundit ka vlerësuar se një në nëntë vdekje në vitin 2012, shkaktohej nga substancat kancerigjene dhe helme të tjera në ajrin e ndotur.

Zgjidhja: Duhet zëvendësuar lëndët djegëse fosile, me energji të rinovueshme, duhet bërë pyllëzimi, ndryshuar proçeset industriale dhe reduktuar emetimet e ardhura nga bujqësia. Lajmi i mirë është se energjia e pastër është me bollëk, duhet vetëm ta vëmë në shfrytëzim. Shumë njerëz thonë se është e mundur të përdorim në të ardhmen një energji 100% të rinovueshme me teknologjinë që zotërojmë sot. Lajmi i keq është se, megjithëse infrastruktura e energjisë së rinovueshme- panelet diellore, turbinat me ajër, ruajtja e energjisë dhe sistemet e shpërndarjes së saj- ekzistojnë edhe sot dhe kushtojnë më pak dhe thonë se ne nuk po i aplikojmë aq shpejt sa duhet për të parandaluar Mbetet të kapërcehen pengesat në koston dhe përdorimin e tyre. 2. Shpyllëzimi Problemi: Po shkatërrohen pyjet e pasura me specie të rralla, sidomos në tropikë, ku ato kthehen në ferma gjedhësh, ara për të mbjellë sojë, ose palma, ose kultura të tjera bujqësore. Sot, afro 30% e tokës së planetit tonë është e mbuluar me pyje, që është gjysma e asaj që ka të zhvillohej bujqësia. Afro 7.3 milion hektarë pyll shkatërrohen çdo vit, sidomos në tropikë. Pyjet tropikalë më parë mbulonin afro 15% të sipërfaqes tokësore të planetit tonë, ndërsa tani mbulojnë vetëm 6-7%. Shumica e pjesës së mbetur është degraduar nga djegiet, ose marrja e lëndës drusore. Pyjet natyrore, jo vetëm veprojnë si rezerva biodiversiteti, ato thithin edhe karbonin, duke e mbajtur larg atmosferës dhe oqeaneve.

Zgjidhja: Të ruhet çfarë ka mbetur nga pyjet natyrore dhe të ristaurohen zonat e degraduara duke mbjellë specie pemësh vendase. Kjo kërkon një qeverisje të fortë, por shumë prej vendeve tropikale janë ende në zhvillim, me popullsi në rritje, ku ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, ku për përdorimin e tokës, vendosin korrupsioni, rryshfeti dhe nepotizmi. 3. Zhdukja e specieve të rralla Problemi: Në tokë, kafshët e egra gjuhen deri në zhdukje për mishin, brirët, ose produktet “medicinale”. Në det, anije të mëdha industriale, të pajisura me rrjeta kapin tufa të tëra me peshq. Humbja dhe shkatërrimi i habitateve të tyre janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në zhdukjen pa precedentë, që shkaktohet vetëm nga një specie: Njerëzit. Lista e Kuqe e Bashkimit Ndërkombëetar për Ruajtjen e Natyrës për speciet e kërcënuara dhe në rrezik vazhdon të rritet. Speciet e ndryshme jo vetëm meritojnë të ekzistojnë, por ato gjithashtu përbëjnë produkte dhe “shërbime” thelbësore për mbijetesën e njerëzve. Mendoni pak për bletët dhe proçesin e tyre të polenizimit, të domosdoshëm për rritjen e bimëve.

Zgjidhja: Duhen bërë përpjekje konkrete për të parandaluar humbjen e mëtejshme të biodiversitetit. Një prej këtyre është mbrojtja dhe restaurimi i habitateve dhe lufta kundër vrasjes dhe tregtimit të kafshëve të egra është një tjetër. Kjo gjë duhet bërë në partneritet me vendasit, në mënyrë që ruajtja e jetës së egër të jenë në interesin e tyre social dhe ekonomik. 4. Degradimi i tokës Problemi: Mbjellja e vetëm një kulture, erozioni, kullotja me tepri, ngjeshja e tokës, ekspozimi ndaj ndotësve, etj, lista e mënyrave se si toka dëmtohet është e gjatë. Afro 12 milionë ha tokë bujqësore në vit degradohet seriozisht, sipas vlerësimeve të OKB-së. Zgjidhja: Ekziston një gamë e gjerë teknikash për ruajtjen dhe përmirësimin e tokës, që nga rotacioni i të mbjellave (mbjellja e kulturave të ndryshme), deri tek mbajtja e ujit duke krijuar terraca. Duke pasur parasysh se ushqimi ynë varet nga cilësia e tokës, prandaj ne duhet periudhë afatgjatë. Nëse kjo do të bëhet në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit rreth globit, kjo mbetet një çështje e hapur. 5. Mbipopullimi Problemi: Popullsia njerëzore vazhdon të rritet shpejt në gjithë botën. Njerëzimi hyri në shekullin e 20-të me 1.6 miliardë njerëz, ndërsa tani ne jemi afro 7.5 miliardë. Vlerësohet që kjo shifër te jetë afro 10 miliardë deri në vitin 2050. Rritja e popullsisë globale, së bashku me rritjen e mirëqenies, janë duke shtuar presionin mbi burimet thelbësoreë natyrale, si uji. Shumica e rritjes po ndodh në kontinentin afrikan, si edhe në Azinë jugore dhe lindore.

Zgjidhja: Eksperienca ka treguar se, kur gratë janë në gjendje të kontrollojnë lindjet dhe kanë mun nga shërbimet thelbësore sociale, numri mesatar i lindjeve për një grua bie në mënyrë të dukshme. Rrjeti i sistemit të ndihmës, nëse bëhet ashtu siç duhet, mund t’i nxjerrë gratë nga varfëria ekstreme, edhe në vendet me qeverisje të keqe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.