Ilon Mask do të çojë njerëz të vdesin në Mars për kolonizimin e tij

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Miliarderi dhe manjati i tekno çojë njerëz të vdesin në planetin e kuq, që shoqëria e tij hapësinore të mund ta kolonizojë atë në të ardhmen. Bashkëthemeluesi i PayPal dhe i shoqërisë private hapësinore, SpaceX, pretendon kolonizimin e planetit të kuq dhe dëshiron të lërë njerëz që të jetojnë aty dhjetëvjeçarë të tëra, fjalë të cilat i ka thënë ai vetë në një eveniment ku shpalli planet e tij për planetin më të afërt me Tokën. Për udhëtimin do të përdoret Automjeti i Marsit i shoqërisë, që është një anije kozmike e dizenjuar në mënyrë speciale për të çuar njerëz në planete të tjerë. Ajo mund të çojë 100 njerëz në Mars për vetëm 80 ditë, tha ai. Anija do të shkëputet nga Toka me anën e një shtytësi, që do ta nxjerrë atë nga orbita tokësore. Pastaj ajo do ta bëjë pjesën tjetër të udhëtimit vetë dhe anija vetë do të kthehet në Tokë, që të ripërdoret, deri në 1000 herë, tha zoti Mask.

Kur njerëzit të shkojnë në planet, ata do t’i futen punës për kolonizimin e tij, një projekt që përfshin punën për të rritur kultura në sipërfaqen e egër të Marsit. Ata gjithashtu do të punojnë për të gjetur lëndë djegëse, të cilat zoti Mask shpreson se do të përbëhet nga materialet e gjetura në Mars, që të mos të jetë e nevojshme të merren me vete nga Toka.

Por, njerëzit e parë që do të arrijnë në Mars si pjesë e këtij misioni, ka mundësi të mos e përdorin kurrë atë lëndë djegëse. Ka shumë gjasa që ata të vdesin, tha ai, dhe askush nga pjesëmarrësit në mision nuk duhet të ushqejë iluzione të kota. “Unë mendoj se udhëtimet e para në Mars do të jenë shumë të rrezikshëm”, iu përgjigj zoti Mask një pyetjeje të audiencës. “Rreziku i fatalitetit do të jetë shumë i lartë, nuk ka rrugëdalje tjetër”. Si pasojë, të gjithë kandidatët duhet të jenë “të përgatitur për të vdekur”, nëse duan të marrin pjesë në në mision. Por zoti Mask tha se kushto që shkon atje dhe vdes, duhet ta ngushëllojë veten me njohurinë se ata do ta bëjnë këtë në emër të një plani për të populluar sa më shpejt këtë planet. “Nuk ka shumë rëndësi se kush shkon i pari”, i tha ai audiencës. “Gjëja që ka rëndësi është të krijohet sa më shpejt një qytetërim në Mars që arrin të mbajë veten. Kjo ekspeditë është e ndryshme nga Apollo. Njerëzit që shkojnë nuk duhet të kenë frikë dhe të kenë një sens aventure shumë të zhvilluar. “Do të ishte për ta një avendurë e pabesueshme. Mendoj se kjo do të ishte gjëja më frymëzuese që mund të imagjinohet. Jeta duhet të përbëhet jo vetëm thjesht nga zgjidhja e problemeve të përditshme. Ne duhet të zgjohemi dhe të jemi të eksituar për të ardhmen, të jemi të frymëzuar dhe të duam të mbijetojmë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.