Çfarë dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Intervista - - TEST -

- pilomavirusi ose herpesi gjenital, prekin më shumë se një milion njerëz ditë në botë. Ato mund të shkaktohet nga viruse, bakterie, apo parazitë, por shkaqet shpesh janë të panjohura dhe kështu lindin mite dhe legjenda. Për të parë sa njohuri keni në këtë fushë, bëni kuicin tonë.

çdo

1. Nuk mund të infektohesh nga SST pa penetrim vaginal: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Gratë dhe burrat kanë simptoma të ndryshme ndaj SST : a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Metoda e tërheqjes gjatë seksit lejon evitimin e infektimit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Mund të marrësh një infeksion nga veshjet, ose çarçafët: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Mund të marrësh një SST duke u ulur tek ndenjësja e tualetit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Urinimi pas një raporti seksual mund të pengojë infektimin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Unë jam monogame dhe besnike, pra nuk do të kem kurrë SST: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Mund të infektohesh nga furça e dhëmbëve ose brisku i rrojes i një personi tjetër:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Nuk kam simptoma, pra nuk kam infeksion : a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Problemet urinare nuk kanë lidhje me SST: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Pasi shërohesh nga një SST, ke shpëtuar prej saj për gjithë jetën: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

12. Mund ta marrësh virusin HIV edhe nga pickimi i një mushkonje: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Paptesti nuk zëvendëson analizat për SST: a. E vërtetë b. Gënjeshtër Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Ne kemi tendencë të besojmë se çdo praktikë që përjashton penetrimin vaginal na mbron edhe nga SST. Megjithatë, probabiliteti për t’u infektuar nga SST është i njëjtë edhe në rastin e felacionit, kunilingusit dhe sodomisë. Kështu, anusi, që është më ë dëmtohet lehtë dhe të çahet. Dalja e gjakut shton edhe rreziqet. 2. Përgjigjja e saktë është a-ja. Gratë e prekura nga SST ekspozohen ndaj pasojave më të rënda dhe të zgjatura se sa burrat. Për shembull, papilomavirusi përfaqëson një nga infeksionet më të përha- pura. Ndërsa tek gratë ai mund të shkaktojë kancer të mitrës dhe qafës së saj, tek burrat nuk përbën ndonjë problem të madh. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja. Edhe një prekje e thjeshtë mund të shkaktojë një infeksion. Bakteriet ose viruset nganjëherë ndodhen në pështymë, gjak, mukozat vaginale, ose thjesht në qelizat e lëkurës. Pra mund të infektohesh pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me lëngun lubrikues të vaginës, ose spermën. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Parazitët, si morrat e pubisit, ose zgjebja futen nëpë ë gjejnë një vend të përshtatshëm në trupin e njeriut. Pra ato mund të gjenden tek peshqirët, çarçafët ose të brendshmet dhe këto të fundit të bëhen burime infeksioni. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja. Ky mit është i vështirë të rrëzohet. Sido që të jetë, dijeni se nuk ekspozoheni ndaj asnjë SST duke u ulur në ndenjësen e tualeteve publike. Viruset ose bakteriet kanë nevojë për trupin e njeriut që të mbijetojnë dhe vdesin shumë shpejt pasi shkëputen prej tij. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. ë tre veprimet që mund të ndërmerrni për të evituar SST. Urimi dhe fshirja pas një raporti seksual lejon të largosh një numër të madh bakteriesh, që janë përgjegjëse të klamidias, gonorresë dhe mykozave vaginale. Përkundrazi, larja me ujë mund t’i fusë bakteriet në vaginë. Mos e nënvlerësoni aftësinë vetëpastruese të kësaj të fundit! 7. Përgjigjja e saktë është b-ja. Mbase ju jeni monogame dhe besnike, por mund të mos jetë partneri! Pa u bërë ëtia në çift ngelet një nga shkaqet më të zakonshme të SST. Nga ana tjetër, partneri juaj mund të ketë pasur një infeksion nga lidhjet e mëparshme dhe të mos e dijë. Në këtë rast bëhet fjalë për një mbajtës të shëndetshëm infeksioni, me një fjalë të një personi të “infektuar”, por që nuk paraqet asnjë simptomë të dukshme. Mënyra e vetme për të evituar problemet eventuale, është të bëni të dy analizat rregullisht. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Megjithëse ky lloj infeksioni është i rrallë, përsëri me anë të këtyre mund të marrësh një - rusi, herpesi dhe teorikisht edhe sidën, duke marrë borxh furçën e dhëmbëve ose briskun e rrojes të dikujt tjetër. Një larje dhëmbësh pak e fuqishme, një prerje gjatë rruarjes dhe, ju kujtohet ajo që thamë më part për gjakun… 9. Përgjigjja e saktë është b-ja. Mungesa e simptomave është gënjeshtare, sepse shumë prej infeksioneve “të fshehura” nuk shfaqen në mënyrë të dukshme. Fakti që nuk keni skuqje, puçrra, apo kruarje nuk do të thotë se nuk jeni mbajtës/e infeksionesh. Për ta zbuluar, bëni një analizë gjaku. 10. Përgjigjja e saktë është a-ja. Djegiet ose dhimbjet urinare janë rrallë shenjë e një infeksioni. Në shumicën e rasteve, cistitet, ose infeksionet urinare që shfaqen pas aktit seksual shkaktohen nga një aktivitet seksual i fuqishëm gjatë një periudhe të ë irritim kalimtar. Një doktor do t’ju ndihmojë të gjeni shkakun. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja. Për fat të keq, fakti që jeni prekur një herë nga një SST, nuk do të thotë se nuk do të sëmureni më prej saj. Në fakt, ju mund të jeni mbajtëse e disa sëmundjeve njëkohësisht. Disa infeksione virusale, si herpesi, apo HIV ju shoqërojnë gjithë jetën, por nëse vazhdoni të keni raporte të pambrojtura, mund të kapni forma të tjera këtyre virueseve. Për shembull, tek vajzat e reja, një klamidia e “dytë” mund të shkaktojnë probleme me pjellorinë e tyre. Me një fjalë, përdorni prezervativin ! 12. Përgjigjja e saktë është b-ja HIV nuk transmetohet nga mushkonjat. Studimet e kryera nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA nuk kanë treguar raste të transmetimit të HIV nga mushkonjat ose insekte të tjera, edhe në zonat ku ka shumë raste të sidës dhe shumë mushkonja. 13. Përgjigjja e saktë është a-ja Paptesti nuk është një analizë për të gjitha SST. Disa gra mendojnë se po testohen për SST kur bëjnë Paptest, por kjo nuk është e vërtetë. Pyesni doktorin për këto lloj analizash dhe shihni nëse ai do t’ju këshillojë ndonjë prej tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.