5 risi për seksin në tetor

Intervista - - SEKS -

Borziloku ose peshku janë të mirë për libidon, biseksualiteti femëror në rritje në Britani, estrogjenet luajnë rol në dëshirë, etj. Këtu më poshtë keni pesë risi për seksin të tetorit.

është 1. Estrogjenet, hormonet e dëshirës

Tashmë ju e dini se ovulimi është momenti kur jeni më pjellore. Ajo që nuk dini mbase është se mund të jetë gjithashtu momenti kur keni një pik të dëshirës. Studiuesit e universitetit të Santa Barbaras në Kaliforni kanë arritur në këtë përfundim pasi kanë vrojtuar me skrupolozitet ciklin menstual te 43 grave. Duke u marrë me hormonet kryesore të prodhuara nga vezoret, estrogjenet dhe progesteroni, ata bënë dy zbulime : Estradioli, hormoni kryesor aktiv i tre estrogjeneve tek gruaja shton oreksin seksual, ndërsa progesteroni e ul. Meqë niveli i dy hormoneve lëviz gjatë ciklit menstrual, estrogjenet janë më me shumicë në 14 ditët e para të ciklit, duke shkaktuar kështu edhe një dëshirë më të madhe seksuale.

2. Dhuntitë e orgazmës klitoridiane

Të arrish orgazmën të bën mirë për shëndetin, por të arrish orgazmën klitoridiane, është akoma më mirë ! Në një studim të publikuar në Gazetën e Mjekësisë Seksuale, thuhet se gratë që arrijnë orgazmën klitoridiane kanë një libido më të fuqishme se të tjerët. Nga 88 gratë e marra në pyetje, të moshës 18-53 vjeç, shumica kanë deklaruar se përziejnë stimulimin klitoridian dhe vaginal për të arritur orgazmën. Megjithatë, ato që stimulojnë vetëm klitorisin thonë se kanë një dëshirë më të madhe. Ky zbulim mbështet studime të tjera të kohëve të fundit dhe kundërshton teoritë e Frojdit. Ky i fundit, në ë shekullit të 20-të, mendonte se orgazmat klitoridiane tregojnë një papjekuri psikologjike, gati një sëmundje dhe që femrat kanë nevojë për penetrim për të ndjerë kënaqësi… 3. Orgazma e parë nga truri Për qëllime shkencore, shkencëtarët amerikanë u kanë kërkuar tetë grave të bënin skanerin, ndërkohë që po masturboheshin (të mbuluara me çarçaf). Qëllimi i këtij ekzaminimi të çuditshëm ishte marrja e imazheve nga truri i tyre, për të parë se cilat zona prekeshin në momentin e orgazmës. Rezultoi se orgazma femërore prek më shumë se 30 zona të ndryshme të trurit, si ajo e emocioneve, e prekjes, e kënaqësisë, e kujtesës dhe e gëzimit. Studiuesit dolën gjithashtu me përfundimin se eksitimi seksual e mpinte sistemin nervor të gruas, deri në atë pikë sa ta bënte atë të pandjeshme ndaj dhimbjes dhe se zonat e trurit që janë të lidhura me shpërblimin, që vihen në punë kur ne hamë ose pimë, aktivizoheshin mesatarisht dy minuta para këtij piku kënaqësie.

4. Biseksualiteti është në rritje

Në Britaninë e Madhe, numri i grave biseksuale është pothuajse ë tre vjet. Ky është konstatimi që ka rezultuar nga femëror një sondazh mbi identitetet seksuale, kryer nga Zyra Kombëtare e Statistikave britanike. Sipas këtij studimi, gratë pohojnë se janë më shumë biseksuale sesa lesbike, ndërkohë që burrat janë më shumë gei sesa biseksualë (1.6% kundrejt 0.5%). Një arësye që mendohet se shpjegon këto shifra është se gratë e brezit të ri kanë një seksualitet më të shpenguar se brezi i mëparshëm. Një hipotezë tjetër, më pesimiste, thotë se gratë preferojnë të thonë që janë biseksuale, sepse kanë frikë mos diskriminohen po të thonë se janë vetëm lesbike.

5. Borzilok dhe peshk për të shtuar epshin

Keni menduar ndonjëherë të fusni në sallatë disa gjethe borzilok për të shtuar dëshirën?

Nutricionistja, Kasandra Barns, ka shpjeguar në gazetën britanike, Metro, se kjo bimë aromatike mund të ndihmonte në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shtimin e dëshirës dhe pjellorisë. Edhe aroma e borzilokut kishte dhunti afrodiziake. Nëse ju pëlqen peshku, aq më mirë për ju.

Ai është i pasur me Omega 3 dhe ka shumë dhunti : Redukton ë trup, përmirëson humorin, ndihmon në ekuilibrimin e hormoneve seksuale dhe, mbi të gjitha, shton nivelin e dopaminës në tru, përgjegjëse për eksitimin.

Atëherë konsumoni sa më shumë salmon, sardele dhe harenga !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.