Disa arësye për të mos e braktisur të dashurin

Intervista - - SEKS -

Ju keni marrë një vendim, të ndaheni. Lidhja juaj nuk ju pëlqen më, shumë rutinë, shumë e mërzitshme, shumë e parashikueshme, me një fjalë ju bërë një barrë. Por, meqë ju mungon pak guximi (duhet pranuar), nuk keni energji as të ikni, as të kaloni gjithë dimrin vetëm, duke deprimuar. Ja disa arësye të mira për të mos e lënë partnerin pa e menduar mirë.

është 1. Seksi është i mirë Të niseni në kërkim të një partneri të ri është e vështirë, sidomos të njërit që mund t’ju kënaqë në shtrat. Nga statistikat del se ju keni më shumë gjasa të lidheni me një kandidat të paaftë për t’ju sjellë kënaqësinë, sesa e kundërta. Nga ana tjetër, niveli i intimitetit, njohjes dhe besimit që keni arritur me partnerin nuk ka të çmuar. Pasi ta mendoni mirë e mirë, do të dilni me përfundimin se nuk keni rënë edhe aq keq.

2. Një abonim Digitalb me gjysmë çmimi

Ku ka më mirë se një maratonë e gjatë ër të ndriçuar një fundjavë të zymtë vjeshte, apo dimri me shi dhe me erë? Nëse nuk ju pëlqen të shihni vetëm Lojën e Froneve (Game of Thrones), atëherë mund ta shihni me partnerin gjithë mbrëmjen, të futur nën jorgan, ku gjithë komentet janë të lejuara! 3. Beqaria kushton shtrenjtë Të dalësh shumë mbrëmje në javë, të shkosh nëpër pabe dhe bare në kërkim të një lidhjeje të re kërkon një farë buxheti. Pse të harxhoheni kaq, kur keni një burrë në krah ? Një kontroll i shpejtë i llogarisë suaj bankare do t’ju bindë të rrini në shtëpi me pando- ë darkoni aty. 4. Çifti ju bën më të mirë Studime të shumta tregojnë se jeta në çift ndikon në nivelin tuaj të lumturisë dhe bile është garanci e një jetëgjatësie më të madhe. Të jeni në çift ju bën më të mirë, ju shton vlerat dhe ju ofron nj sup ku mund të mbështeteni në momentet e vështira. 5. Përkëdheljet janë të mira Seksualiteti nuk është më aq i mirë, ju nuk ndani me njëri-tjetrin shumë gjëra, ndjeheni e zhgënjyer, por ju ka mbetur butësia, përkëdheljet, pë në krahët e njëri-tjetrit, e gjithë kjo ngrohtësi për të cilën ka nevojë aq shumë njeriu kur jashtë bën ftohtë.

6. Jo surpriza të këqija në zgjim

Edhe pas një mbrëmje ku keni pirë shumë dhe jeni dehur, do të zgjoheni në mëngjes dhe të keni pranë në shtrat një fytyrë të njohur. Partneri juaj nuk do të gjykojë ët tuaja rrëmujë, as erën e keqe të gojës nga pija e një dite më parë. Do të evitoni edhe atë momentin e bezdisshëm kur zgjoheni dhe nuk ju kujtohet emri i atij që ë jush…

7. Rutina ju bën të ndjeni siguri

Në fund të fundit, jeta juaj e përditshme nuk është edhe kaq e mërzitshme. Sigurisht, lidhja ju duket nganjëherë monotone dhe pa pasion, por ju lejon gjithashtu të relaksoheni dhe të përqëndroheni në projekte të tjera. Ky kuadër i rehatshëm ju bën të ndjeni siguri dhe zakonet e vogla mund t’ju ofrojnë në fund të fundit një formë kënaqësie që nuk duhet nënvlerësuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.